Postuar më: 12 Nëntor 2014

Bullgari takimi i 8-te vjetor i Ministrave te Bujqesise te Europes Juglindore per zhvillimin rural rajonal

Ne kuadrin e aktiviteteve te organizuara nga Grupi i Perhershem i Punes (Standing Working Group, SWG) mbahet ne Sofie, Bullgari takimi i 8-te vjetor i Ministrave te Bujqesise te Europes Juglindore per zhvillimin rural rajonal. SWG eshte nje organizate nderkombetare nderqeveritare e cila perbehet nga institucionet qeveritare pergjegjese per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural ne vendet e Europes Juglindore. Ne konference do te diskutohet mbi ndihmen financiare te BE-se per zhvillimin e sektorit ne keto vende si dhe per ceshtjet e tregtise se lire ne rajon.