Postuar më: 23 Nëntor 2017

Ministri i Bujqësise dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë vizitës së tij një ditore në Bruksel

Ministri i Bujqësise dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë vizitës
së tij një ditore në Bruksel, pati një sërë takimesh të rëndësishme me
komisionerë përfaqësues së tematikave që Ministria e Bujqësisë dhe
Zhvillimit Rural mbulon.

Ndër të tjera Peleshi takoi Komisionerin e DG Mare, i ngarkuar me
cështjet e peshkimit, z.Karmenu Vella, Komisionerin e DG Sante, z.
Vytenis Andriukatis, i cili mbulon cështjet e shëndetit dhe sigurisë
ushqimore gjithashtu edhe nje grup pune nga DG Agri

Një nga tematikat më me interes për palën shqiptare në këto takime
ishte edhe hapja e programit IPARD II, një grand prej 93 milion euro i
cili do të injektohet në zonat rurale duke i dhenë një shtytje të
rëndësishme bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri.

Mbas auditimit te realizuar nga Komisioni Europian, per kapacitetet
dhe strukturat zbatuese te programit IPARD II në vendin tonë, pritet
drita jeshile gjatë gjysmës së parë te vitit te ardhshëm

Gjatë këtyre takimeve u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen e
Bashkimit Europian në përmirësimin e legjislacionit në fushën e
sigurisë ushqimore, regjistrin e femrës apo edhe shtimit të kuotave të
peshkimit për vendit tonë