Postuar më: 02 Qershor 2014

Ministri Panariti promovon fushatën e mbjelljes së ullirit

Panariti: Fidanë cilësorë dhe të certifikuar në
 dispozicion të fermerëve


 Ministri I Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te
 Ujerave, z. Edmond Panariti ka qenë dje në komunën
 Baldushk, për të promovuar fillimin e fushatës së
 mbjelljes së ullirit. Gjatë fjalës së tij, Ministri
 Panariti tha se kjo fushatë nis në Baldushk për tu
 shpërndarë më pas në komuna të tjera të Tiranës, më
 pas në Elbasan dhe Lezhë, në Berat dhe rrethe të tjera
të vendit. Panariti tha se tashmë për fermerët do të
 ketë fidanë cilësor dhe të certifikuar në dispozicion
 të tyre. Ministri Panariti dha edhe një mesazh për
 situatën aktuale politike, kur deklaroi në prononcimin e
 tij se: kësaj peme të paqes, të mirësisë, e cila
 është një simbol për tu ndjekur edhe nga politika dhe
 shoqëria shqiptare e cila ka nevojë për paqe dhe harmoni,
 prandaj në këtë mes shpresoj që kjo të jetë edhe një
 ogur i mbarë për klimën politike dhe klimën shoqërore
 të vendit.
  
 Prononcimi i plotë
 
 Jemi këtu në fshatin Baldushk për të promovuar fillimin
 e fushatës së mbjelljes së ullirit. Bëhet fjalë për
 varietete të përzgjedhura, të seleksionuara me shumë
 kujdes, të cilat kanë provuar që janë kultivar që i
 përshtaten zonës, i përshtaten klimës. Bëhët fjalë
 për ullirin e bardhë të Tiranës, Karenin, i cili është
 i mirënjohur  për të gjithë zonën dhe ne këtu po
 shpërndajmë dhe po mbjellim fidanët e parë të këtij
 ulliri shumë prodhimtar dhe që i përshtatet më së miri
 kushteve klimatike të zonës. Do të fillojmë me
 Baldushkun por do të shpërndahemi pastaj në të gjithë
 Shqipërinë e mesme, në fshatrat e Tiranës, në Elbasan
 dhe deri në Lezhë, pasi këto kultivarë janë kultivarë
 që përgjithësisht  i përshtaten Shqipërisë së
 mesme. Ndërkohë do të vazhdojmë pastaj, me fushatën
 tjetër të shpërndarjes dhe të mbjelljes së fidanëve
 në të gjithë Shqipërinë, natyrisht me
  ullirin e Beratit, me Kalinjotin që do të shkojë në
Vlorë edhe përtej. Kjo është një përqasje e re që
 kemi ne ndaj zgjerimit të sipërfaqes së mbjellë, e cila
 mbështetet me shpërndarjen e fidanëve të cilët janë
 të certifikuar, të kontrolluar, të pastër nga aspekti
 fito-sanitar dhe me rendimente të provuara të larta, të
 cilët bëjnë të mundur që të justifikohet edhe mundi
 dhe investimi që bëhet për shpërndarjen dhe kultivimin e
 tyre. Çfar na dallon ne?...  Na dallon se ne jemi të
 orientuar drejt rezultatit, ne shpërndajmë fidanët të
 cilët janë të dukshëm, të prekshëm, të certifikuar
 dhe nuk bazohemi thjeshtë në shpërndarjen e parave për
 skema të cilat zgjerojnë sipërfaqen, por nuk garantojnë
 cilësinë dhe rendimentin e prodhimit.  Pra vërtet
 skemat tona janë të orientuara drejt rezultatit, drejt
 pikave të grumbullimit, të magazinimit, të shpërndarjes,
 në investime direkte, por edhe për
  ullirin në rritjen e cilësisë dhe të vlerave të vajit
 të ullirit ekstra të virgjër, por nga ana tjetër ne nuk
 kemi hequr dorë në asnjë çast, madje dhe në të
 ardhmen, në zgjerimin e sipërfaqes së mbjellë me ulli,
 me ullishte. Kjo është një zonë e bekuar, gjatë rrugës
 duke ardhur këtu, vura re që kemi ulli qindra në mos
 mijëra vjeçar dhe është një zonë që ka pasur në
 palcë traditën e rritjes së ullirit, kësaj peme të
 paqes, të mirësisë, e cila është një simbol për tu
 ndjekur edhe nga politika dhe shoqëria shqiptare e cila ka
 nevojë për paqe dhe harmoni, prandaj në këtë mes
 shpresoj që kjo të jetë edhe një ogur i mbarë për
 klimën politike dhe klimën shoqërore të vendit.