Postuar më: 17 Mars 2015

Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin Bujqësor për mbrojtjen e bimëve

Marrëveshja nënshkruhet nga Ministri Edmond Panariti dhe Rektori I Universitetit Fatos Harizaj

Mbi bazën e marrëveshjes Kuadër, midis Ministrisë Bujqësisë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës sot u nënshkrua midis këtyre dy institucioneve Nga MInistri Panariti dhe rektori Fatos Harizaj Kontrata për shërbimin e mbrojtjes së bimëve. Qëllimi I kësaj kontrate është forcimi I bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Universitetit Bujqësor për të përdorur më mirë asetet dhe burimet njerëzore në shërbimin e mbrojtjes së bimëve. Universiteti Bujqësor I Tiranës do të ofrojë shërbime nëpërmjet Laboratorit të tij të specializuar dhe stafit akademik për të kryer hartimin e teknologjive dhe analizat laboratorike për mbrojtjen e bimëve. Njëkohësisht kapacitetet e Universitetit Bujqësor do të përdoren për trajnimin dhe bashkëpunimin me qendrat e specializuara të Ministrisë së Bujqësisë, si psh Qendrat e Transferimit Teknologjik dhe shërbimin këshillimor për të trajnuar fermerët, specialistët, prodhuesit e farërave dhe fidanëve, tregëtarët e inputeve bujqësore  në fushën e teknologjive të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve. Ministri I Bujqësisë, Edmond Panariti tha në fjalën e tij se nënshkrimi I kësaj marrëveshje I hap rrugën një bashkëpunimi të suksesshëm, dhe se Ministria e Bujqësisë është e vendosur për ti kaluar Universitetit Bujqësor edhe përgjegjësi të tjera siç është ekstensioni, shërbimi këshillmor në ndihmë të fermerëve dhe agro-biznesve. “Ne jemi të bindur që me përvojën e gjatë, kapacitetet e tij ky Universitet do ta përmbush edhe këtë obligim që ne kemi në raport me fermerin, duke u bërë përçues I kësaj fryme të re të nevojave që ka fermeri dhe agrobiznesi”, tha Ministri Panariti.

 

Fjala e plotë e MInistrit Edmond Panariti

Për mua është një nder, një privilegj që jam sërish në këtë Universitet, për të nënshkruar një kontratë, një marrëveshje të re e cila është një materializim I vullnetit të shprehur në Marrëveshjen kuadër, që patëm nënshkruar para disa kohësh, kësaj rradhe në disa fusha konkrete bashkëpunimi që kanë të bëjnë kryesisht për mbrojtjen e bimëve, për disa aspekte të veçanta të këtij komponenti shumë të rëndësishëm të punës së Ministrisë së Bujqësisë. Ne jemi vërtet shumë të lumtur që kemi këtë partneritet dhe se një pjesë të këtyre obligimeve që derivojnë nga ligji, por edhe në raport me obligimet që kemi nga procesi I integrimit në Bashkimin Europian jemi të lumtur që kemi mbështetjen e Universitetit Bujqësor nëpërmjet kapaciteteve të instaluara të suksesshme laboratorike, si dhe burimet njerëzore të cilat ky universitet I ka në nivele elitare. Në këtë pikëpamje, nënshkrimi I kësaj marrëveshje në fushën e mbrojtjes së bimëve, në fushën e parazitëve karantinor, por edhe në kuadrin e materialit riprodhues bimor të çertifikuar ku Universiteti Bujqësor ka padyshim kapacitetetet dhe burimet për ta çuar me sukses këtë process në certifikim dhe për ti dhënë një nxitje prodhimit bimor, kjo marrëveshje I hap rrugën këtij bashkëpunimi të suksseshëm. Ashtu siç e përmendët ju z,Rektor, ne jemi të vendosur për ti kaluar Universitetit Bujqësor, kësaj qendre universitare ekslente, edhe  përgjegjësi të tjera siç është ekstensioni, shërbimi këshillmor. Kemi ndërmend që Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore të angazhohen edhe në procesin e ekstensionit dhe procesin këshillmor në ndihmë të fermerëve dhe agrobizneseve dhe padyshim bashkëppunimi me Universitetin Bujqësor do ta mundësojë këtë. Ne jemi të bindur që me përvojën e gjatë, me kapacitetet e tij ky Universitet do ta përmbush edhe këtë obligim që neve kemi në raport me fermerin, duke u bërë përçues I kësaj fryme të re të nevojave që ka fermeri dhe agrobiznesi  për këshillim dhe asistencë teknike.