Postuar më: 25 Nëntor 2013

Fjala e Ministrit Panariti me rastin e përfundimit të projektit PAZA

I nderuar ambassador Sequi!

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian janë partner në një program që ka për qëllim të rrjeshtojë politikat publike, procedurat dhe praktikat në Republikën e Shqipërisë me kuadrin regulator dhe legjislativ të Bashkimit Europian, të cilat referohen si Acquis Communautaire

 Acquis përfshin të gjitha njohuritë në lidhje me mjedisin e gjërë regulator e cila është e ndarë në kapituj të shumtë. 

Kapitujt kryesorë që kanë të bëjnë më Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, janë kapitujt 11, 12, 13, të cilët mbulojnë Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, Sigurinë Ushqimore, Politikën Veterinare,  Fitosanitare, dhe Peshkimin respektivisht.

Nëpërmjet instrumentit te programit IPA, BE ka dhënë ndihma financiare, asistence teknike dhe financiare për qeverinë e Shqipërisë për të mbështetur procesin e bashkimit me kërkesat e acquis.  Kjo mbështetje është e siguruar përmes një sërë projektesh, një nga të cilat është “Përmirësimi i Mbrojtjes së konsumatorit kundër sëmundjeve Zoonotike në Shqipëri”, e cili është bërë i njohur si Projekti PAZA.

Projekti PAZA filloi në Dhjetor 2009 dhe po përfundon tani, në Nentor 2013 duke e bërë atë një nga projektet më të gjatë dhe më  të mëdhenj të kësaj Ministrie. Investimi total i projektit ka qënë 7.5 million Euro, duke përfshirë materiale, asistencë teknike si dhe kontributin e qeverisë Shqiptare.

Kur projekti filloi, ai adresohej tek gjashtë sëmundjeve kryesore – pesë prej tyre përbëjnë sëmundje zoonotike të rëndësishme dhe prekin qytetarët shiptarë.  Projekti ishte menduar fillimisht që të zbatohej në pjesën jugore të vëndit.

Sidoqoftë, përgjatë fazës fillestare, grupi teknik u njoh me kërkesat prioritare për kontrollin e sëmundjeve në të gjithë vëndin, ku u pa qartë që fermerët dhe publiku shqiptar do të përfitonin shumë nga një përqasje kombëtare, se sa një përqasje rajonale për kontrollin e sëmundjeve kryesore të kafshëve dhe atyre zoonotike.

Kjo ishte një ndryshim  ambicios  për strukturimin e projektit, por unë jam i lumtur të raportoj se ky ndryshim ishte plotësisht i justifikuar dhe që rezultate të shumta janë arritur.

Shumë nga ju do ta kini njohur fushatën e sukseshme të vaksinimit “Një pikë në sy” që u zhvillua për të kontrolluar brucelozën në dhen dhe dhi në të gjithë vëndin. Në vitin 2012, dhe përsëri këtë vit, më shumë se 2.5 milion kafshë u vaksinuan cdo vit. Fushata perfshiu më tepër se 500 veterinere private të cilët u punësuan nga Ministria e Bujqësisë.

Projekti PAZA dha një kontribut të vlefshën në organizimin e fushatës. Përmes financimeve të BE, 6 milion dozë vaksine u siguruan; një zinxhir ftohës u ngrit me një dhomë ftohëse qëndrore për mbajtjen e vasinës, një automjet frigorifer për shpërndarjen e vaksinës, frigoriferë në 36 rrethe të vëndit, dhe 800 kuti ftohëse për mbajtjen e vaksinës. Projekti aktivizoi pedagogët e Fakultetit të Mjeksisë Veterinare për të trajnuar më shumë se 600 veterinerë për të bërë vaksinimin, prodhoi certifikata vaksinimi –dhe e nje rëndësie të vecantë- ishte ajo që projekti punoi ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë për rritjen e ndërgjegjësimit publik për fushatën e vaksinimit të brucelozes.

Në tjetër rezultat i madhor i projektit ishte hartimi i regjistrit të fermave, i cili tani permban të dhëna të 300,000 fermave. Kjo i jep mundësinë shërbimit veterinary dhe Ministrisë së Bujqësisë të njohë shpërndarjen e blektorisë në të gjithë territorin, i cili përbën një hap të parë esencial drejt  kontrollit të sëmundjeve të kafshëve.   

Si nje mase komplementare, projekti PAZA mbështeti zhvillimin e database të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve , i njohur si sistemi RUDA. Projekti ngriti një system kombëtar të informacionit veterinary i cili ka mundur të lidhë një kompjutër në zyrat veterinare të cdo rrethi me serverin qëndror të Njësisë së Identifikimit dhe Regjistrimit dhe të Njësisë së Epideomologjisë kombëtare. Kjo përfaqëson një hap të madh përpara. Projekti gjithashtu mbështeti trajnime të vazhdueshme të menaxherëve të të dhënave dhe përdoruesve të tjerë.   

  • Në 2009, kur projekti PAZA filloi, vetëm 300,000 të imta ishin future në “systemin e vjetër”.
  • Tani në 2013, sistemi i ri “Ruda” ka të dhëna mbi identifikimin e 2.5 milion të imta, duke përfshirë këtu 2.5 milion të dhëna mbi vaksinimin. 

Sistemi i ri lejon veterinerët në rrethe të printojnë listat e fermave te nevojshme për punën e tyre në fushë, sic është vaksinimi she vëzhgimi i sëmundjeve. Në lidhje me raportimin e sëmundjeve projekti, projekti pergatiti një Manual për njohjen e sëmundjeve dhe siguroi trajnime mbi raportimin e sëmundjeve për të gjithë veterinerët zyrtarë dhe privatë, dhe që siguron një bazë të mirë për përmirësime në të ardhmen.

Unë jam vecanërisht i kënaqur për tju thënë ju që OIE në Paris ka deklaruar se  “Shqipëria është i pari vënd i OIE që po zhvillon funksionin e të saj nga database  …” dhe që të dhënat u futën më sukses në Sistemin e Informacionit Botëror të Shëndetit të Kafshëve” (ËAHIS). 

Kjo do të thotë që ne tani kemi aftësinë për t’u përshtatur me standartet ndërkombëtare. Mbetet, që ne duhet të sigurohemi që të arrijmë këto standarte.

Projekti PAZA siguroi mbështetje thelbësore për  Institutin Veterinar dhe Sigurinë Ushqimore (IVSU) i cili u forcua me shumë, kështu që Instituti ka mundësinë të përshtatet me standartet ndërkombëtare.  Dërgimi në sasi të vogël të kampioneve në departamentin e shëndetit të kafshëve të IVSU ka qënë një shqetësim për vitet e fundit, por projekti PAZA ka treguar se duke përdorur një shërbim korier me kosto të ulët e siguruar nga Posta Shqiptare, është e mundur dhe e përballueshme që kampionet të dërgohen nga cdo pjesë e vëndit  në laboratorin qëndror. Për të monitoruar performancën e fushatës së vaksinimit të brucelozës, më shumë se 13,000 kampione gjaku u derguan në këtë mënyrë dhe në një periudhë më pak se dy muaj : të gjitha u testuan plotësisht dhe në mënyrë korrekte.

Ministria e Bujqësisë gjithashtu është mbështetur direkt nga Projekti: Ligji i ri Veterinar hyri në fuqi në Nëndor 2011. Ai u pergatit me asistencën e ekspertit të ligjit të projektit PAZA, i cili gjithashtu ka formuluar draftin e legjislacionit për një ligj mbi Urdhrin Veterinar, i cili – në përputhje me standartet ndërkombëtare – është i nevojshëm për të rregulluar profesionin e veterinerit në Shqiperi.   

Natyrisht, në një projekt me një kohëzgjatje dhe shtrirje të tillë, stafi teknik ka qënë në gjëndje të identifikojë një numër vështirësish megjithse ai donjëherë ka qënë i parehatshëm, Une jam i kënaqur të them që  problemet e vështira janë ngritur dhe janë mbajtur në focus. Vetëm kur ne të identifikojmë saktë problemet dhe vështirësitë tona, mund pastaj të gjejmë zgjidhje për ti kaluar ato. 

Unë jam i kënaqur që projekti ka adoptuar një përqasje pozitive për t’u marre me vështirësitë e punës rreth nesh. Ne kemi nevojë për këtë lloj përqasje për të pasur një progress më të shpejtë në rradhitjen e sistemit tonë me ato të  acquis.

Me rastin e mbylljes së këtij projekti, në emër të ministrisë dhe qëverisë së Shqipërisë unë me mirënjohje falenderoj mbeshtetjen bujare te Bashkimit Europian për këtë project të sukseshëm. Unë kam gjithashtu kënaqësinë që ky projekt do të pasohet nga një projekt tjetër në vitin e ardhshëm i cili ka për qëllim të ndihmojë shërbimin veterinary shqiptar të përmirësojë surveliancën e sëmundjeve të kafshëve.

Në emër të Ministrisë dhe të stafit të shërbimit veterinar, do të më pëlqente të falenderoja stafin e projektit për kontributin e tij të vlefshëm.