Postuar më: 25 Shkurt 2014

Fjala e Ministrit Panariti ne konferencen kombetare “Ligatinat dhe Bujqesia, partnere ne zhvillim”

I nderuar z.Ministёr i Mjedisit, Koka! I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar, Bare! I nderuar pёrfaqёsues i Komitetit Europian, z.Dego. Tё ndeuar pjesmarёs! Jam vёrtet i nderuar, i privilegjuar qё ndodhem kёtu nё kёtё aktivitet shumё tё rёndёsishёm, qё ka tё bёjё me menaxhimin e integruar tё ligatinave. Shqipёria ёshtё njё vend i bekuar sepse zotёrron njё rrjet ligatinor tё pashoq qё shtrihet qё nga veriu dhe deri nё jug, shtrihet qё nga Velipoja, Kune, Vajini duke zbritur mё poshtё pastaj tek Patoku, tek Rrushkulli duke shkuar akoma mё poshtё nё Karavasta  e deri nё jugun e saj tek liqeni i Butrintit, dhe pavarёsisht se si shtrirje gjeografike nё pёrqindje tё teritorit kёto zёnё vetёm 3% tё teritorit, ato mbartin rreth 70% tё pasurisё tonё tё biodiversitetit tё vertebrorёve, duke paraqitur kёshtu njё aset tё vyer ekologjik pёr Shqipёrinё, por edhe pёr zhvillimin ekonomik tё saj, pёr zhvillimin e turizmit, pёr zhvillimin e aktiviteteve rekreative, prandaj ёshtё njё pёrgjegjёsi e jona e pёrbashkёt  pёr ta administruar nё mёnyrё tё mençur, tё balancuar dhe afatgjatё kёtё aset tё vyer qё ne disponojmё. Nuk do tё ndalem kёtu nё vlerat qё ky rrjet legatinor mbart nё vetvete, sepse jam i sigurt qё diskutantёt qё do tё vijojnё mё pas do tё cekin pikёrisht aspekte tё kёtyrё vlerave, duke filluar qё nga ato ekologjike, rekreacionale, turistike, mbrojtёse, ruajtjes sё bilancit hidrik, zhvillimit tё bujqёsisё e tjerё, por do tё ndalem nё disa probleme shumё serioze, vёrtet shumё serioze, qё ne po pёrballemi. Qё nё fillim tё mandatit tim si ministёr unё kam pasur nё fokus tё vёmendjes time rishikimin e procesit nё tёrёsi tё menaxhimit tё kёtij rrjeti ligatinor, sidomos nga aktivitete qё lidhen me bujqёsinё, pasi kam pёrshtypjen qё po shkelen rёndё standardet , kriteret mbi tё cilat ky zhvillim i bujqёsisё ёshtё i mbёshtetur, i cili nё pjesёn mё tё madhe nuk respekton kriteret ekologjike, standardet e biodiversitetit tё cilat janё bazё pёr  frymёmarrjen dhe jetёn e kёtyre lagunave. Mё lejoni t’ju pёrmёnd disa shembuj: Le tё marrim liqenin e Butrintit, lagunёn e Butrintit , njё pasuri e vyer . Vitin qё kaloi ne patёm humbje tё jashtёzakonshme  nё mbi 30% tё  species mitilisgalaprovincialis, midhjes, si rezultat i njё  prishje tё rёndё tё ekuilibrit lagunor. Ne patёm rritje tё temperaturave tё ujit tё cilёt  shkuan deri nё 27ºº, tё cilёt e asfiksuan midhjen dhe padyshim kёtu ishte mosrespektimi i bilanceve natyrore, ekologjik tё kёsaj lagune. Nё rradhё tё parё  ndёrprerja e furnizimit normal me ujё tё freskёt nga Bistrica si rezultat i devijimit tё papёrgjegjshёm tё kёtyre ujrave pёr qёllime bujqёsore. Unё e di qё bujqёsia ka nevojё, por mё prioritare dhe mё e nevojshne ёshtё ruajtja e bilancit hidrik tё lagunёs. Pёr rrjedhojё mos furnizimi me ujё tё freskёt tё lagunёs çoi nё rritje tё patolerueshme tё temperaturave qё çuan nё humbje kolosale tё prodhimit tё midhjes , i cili ёshtё njё aset i vyer dhe me vlera jashtёzakonisht tё mёdha pёr ekonominё shqiptare por edhe pёr ata 60 fermere tё cilёt kanё mbёshtetur aktivitetin e tyre nё kёtё zonё. Njёkohёsisht kemi problem po nё lagunen e Butrintit,  bllokimin ose mosfunksionimin mirё tё kanalit qё lidh atё me detin, kanalin e Vivarit, i cili ka nevojё urgjente pёr t'u thelluar nё mёnyrё qё tё vendoset sa mё shpejtё bilanci hidrik i cili ёshtё si qarkullimi i gjakut pёr njeriun dhe ruan tё gjitha parametrat ekologjik hidrologjik tё lagunёs. Aty natyrisht ekziston njё program monitorimi konstant , sistematik i cilёsisё sё ujrave , por monitorimi ne vetvete nuk sjell gjё pa kёto ndёrhyrje emergjente. Padyshim probleme tё tjera kemi edhe nё rrjetin tjetёr lagunor tё vendit, kemi Karavastanё ku sot e kёsaj dite vazhdon ende peshkimi pa kriter nё cektinё, sidomos nё periudhёn e riprodhimit tё peshqёve. Po kёshtu kemi edhe cёnim tё komunikimit normal qё laguna ka me detin duke penguar furnizimin normal tё lagunёs dhe kalimin normal tё peshkut nga deti nё lagunё. Probleme tё tjera natyrisht kemi edhe nё rrjetin tjetёr lagunor tё vendit, nё Nartё. Ne po pёrjetojmё sot e kёsaj dite njё proces eutrofikimi tё pandalshёm tё lagunёs, pёrpos faktit qё du ke qёnё edhe e cekёt me njё thellёsi mesatare jo mё shumё se 0.5 metra edhe procesi i vaporimit ka ka kontribuar nё reduktimin e sipёrfaqes sё lagunёs. Tё gjitha kёto janё sfida tё mёdha qё qёndrojnё pёrpara nesh dhe qё kёrkojnё njё bashkёpunim tё vazhdueshёm ndёrdikasterial, por njёkohёshit dhe kontributin e pushtetit vendor, ministrisё sё Turizmit, nё mёnyrё qё kjo pasuri e vyer e vendit tё mbetet e pacёnuar, tё shfrytёzohet sipas tё gjitha kritereve dhe standarteve, pёr qёllime ekonomike, por pa cёnuar vlerat e saj ekologjike dhe vlerat e saj natyrore. Prandaj mendoj qё ky takim i sotёm ёshtё shumё i rёndёsishёm dhe besoj se do tё adresojnё kёto problem tё cilat presin njё zgjidhje urgjente. Ju faleminderit!