Postuar më: 09 Dhjetor 2013

Ministri Panariti priti kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë- Shqipëri z. Julien Roche

Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti sot kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë- Shqipëri z. Julien Roche dhe delegacionin që e shoqëronte.
Z. Panariti dhe z. Roche shprehën vlerësimin e lartë për bashkëpunimin që ekziston mes Francës dhe Shqipërisë në fushën e sektorit të bujqësisë duke u shprehur se ky bashkëpunim duhet të forcohet edhe më shumë.  Në këtë kuadër u ra dakord që me ndihmën e Dhomës së Tregtisë dhe Industri Francë-Shqipëri të organizohet në Tiranë, më 25-26 prill 2013 panairi francez i produkteve ushqimore dhe bujqësore.  Ky panair ka si qëllim t’ju ofrojë kompanive franceze mundësinë për të eksploruar tregun e vendeve të rajonit : Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi . Ky panair jo vetëm do ndihmojë shkëmbimet tregtare me Shqipërinë si dhe eksportet midis Francës dhe rajonit, por do krijojë një mundesi unike të bashkëpunimit për forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike. I pranishëm do jetë dhe Ministri Francez i bujqësisë z. Francez Guillaume Garot. Ministri Panariti u shpreh i entuziazmuar që u zgjodh Tirana për të zhvilluar këtë panair, si qendër për rajonin. Pritet të jenë të ftuar dhe ministrat e bujqësisë të vendeve të rajonit.