Intervistë e Ministrit Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për ABC news

Dt. 19.11.2013

Intervistë e Ministrit Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, per ABC news

Zoti Ministër ujitja vazhdon të mbetet një plage për bujqesinë, pavaresisht financimeve të shumta. Si keni parashikuar ta permirësonin sistemin vaditës?

Administrimi nga shoqatat e ujitjes mesa duket nuk ka funksionuar dhe për këtë arësye jemi duke parë edhe një herë skemën e administrimit të shpërndarjes së ujit. Në kënvështrimin tim shoqatat e ujitjes duhet të kenë rol koordinues dhe jo administrues. Administrimi dhe kompentenca për shpërdarjen e ujit t'u kalojë komunave. Jemi duke punuar në këtë drejtim që komunat të marrin përgjegjësitë në mënyrë që të kemi të siguruar qoftë mirëmbajtjen e kanaleve qoftë dhe garantimin e shpërndarjes së ujit në parcela. Uji është problemi ynë më madhor. Fillimish do të synojmë situatën e vaditjes dhe kullimit në zonat e bujqësisë intensive dhe natyrisht vizita ime në krah të kryeministrit në një nga zonat intensive këtë synim kishte dhe kërkesa kryesore e fermereve ishin kullimi, kanalet ujitese, kulluese.

 

Gjatë këtij takimi me fermeret kryeministri premtoi dhënien e titujve të pronësisë bazuar në ligjin 7501. Keni një plan konkret dhe si e shikoni këtë vendim në raport me ish pronarët?

Ne nuk mund ta lëmë situatën kështu sicc është. Një ligj që as nuk avancon edhe as nuk nuk mund të kthehet mbrapa. Unë e di që këtu ka konflikte të mëdha interesi midis përfituesve në bazë teë ligjit 7501 dhe ish pronarëve. Por, mendojmë që ka një zgjidhje. Zgjidhja është që së pari të avancojë procesi, të shpërndahen certifikatat e pronësisë. Duke u hapur tregu i tokës krijohet mundësia për zgjerimin e sipërfaqes. Nuk mund të jetë bujqësi moderne me 5 apo 10 dynumë. Duhet minimalisht të krijojmë sipërfaqe të integruara 50 ha. Për këtë duhet të ekzistojnë titujt e pronësisë sepse këto krijojnë mundësinë për transaksione. Këtu shikoj edhe mekanizmin se si do të kënaqim edhe prentendimet e atyre që kanë pasur këto prona. Duhet të aplikojmë edhe taksën mbi tokën . Ky është mekanizmi që krijon incentiva jo vetëm për të hyrë në transkasione shitje- blerje por krijojmë dhe një fond që shërben për kompensimin.

 

Kur flasim për taksen e tokes flasim për 1 të dhjëten?

Praktikisht taksa ekziston dhe mblidhet nga komunat. Por, një pjesë e këtyre të ardhurave duhet të vihet në dispozicion nga pronarët. Pra, duhet të krijojmë një makanizëm të ekuilibruar që të ketë synim drejtësinë sociale.

 

Subvencionet janë një skemë që po aplikohet prej vitesh e ka dhënë një orientim në bujqësi. A do të ndryshojë politika juaj e mbështetjes, e ku do të orientohet ?

Skema e mbështetjes ndaj fermerëve do të vazhdojë pasi fshati, bujqësia ka nevojë emergjente për t'u mbështetur dhe shteti ka detyrime të mëdha ndaj bujqësisë, fermërëve.

Ju e dini që bujqësia ofron 17.7%  e PBB-së. Por merr fare pak nga buxheti i shtetit, me pak se 2%. Natyrisht kjo duhet korrigjuar. Ne do të vendosim që të rrisim fondet publike për Ministrinë e Bujqësisë por jo vetëm kaq. Do të synojmë të rrisim mundësine për të terhequr fonde nga Bashkimi Europian, përmes projekteve Ipa, apo projekteve teknike.

Në skemën e mëparshme do të bëjmë një diferencë. Skema e mëparshme ka qenë e destinuar per të inkurajuar prodhimin, për t'i nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqe. Tashmë do të financojmë rezultatin, jo thjeshtë përpjekjet. Në momentin kur prodhimi të dorëzohet në pikat e grumbullimit aty do të bëhet edhe rimbursimi. Kjo është një mënyrë më e efekteshme, më e kontrolluar dhe bën lidhjen direkte mes prodhimit dhe agropërpunimit. Fermeri është i detyruar ta dorëzojë prodhimin në një pikë të autorizuar, pasi aty do të bëhet rimbursimi. Kjo krijon konturin e një bujqësie modern.

 

Zoti Ministër siguria ushqimore është një çështje që vazhdon të mbetet e ndjeshme për konsumatorët shqiptarë. Ka raste të shpeshta të bllokimit në kufi të mallrave tona. Çfarë do të bëni për të ofruar më shumë siguri në tryezat e shqiptareve?

Panariti: Këndvështrimi im, vizioni im dhe misioni i Ministrisë së Bujqësisë që kam nderin të drejtoj është  të stabilizojmë një sistem integral të sigurisë ushqimore, i cili fillon nga ferma e përfundon tek pjata e konsumatorit. Principi europian i sigurisë ushqimore është nga ferma në tavolinë. Në rast se nuk arrijmë ta gjurmojmë ushqimin që nga momenti kur filon të prodhohet e deri tek momenti kur përfundon përpara konsumatorit atëhere nuk jemi në gjendje të ofrojmë sigurinë ushqimore. Për këtë arësye gjithë sistemi i sigurisë ushqimore do të bazohet në principin nga ferma në tavolinë. Kjo do të thotë që ne do të fillojmë të monitorojmë rreptësisht dhe sipas të gjitha standardeve të kërkuara prodhimin që nga momenti i prodhimit në sera në stalla dhe ta gjurmojmë atë në mënyrën se si shpërnahet si arrin tregjet dhe përfundon tek konsumatori. Deri tani, janë gjurmuar kryesisht tregjet, por mund të mos jetë e mjaftueshme. Pasi, edhe sikur të arrijmë të bllokojmë një produkt ushqimor në një segment të tregut, është e pamundur ta bllokojmë atë në të gjithë tregun. Ndaj duhet të përqëndrohemi që në momentin kur do të sigurohet prodhimi. Do të kontrollojmë mënyrat se si kultivohet, pesticidet, pehrat, nëse këto janë brenda standardeve të kërkuara. Do të kontrollojmë dhe mënyrën se si transportohet produkti,si përpunohet.

 

Si do të realizohet kjo, pasi deri tani është kontrolluar ajo pjesë segmenti që ju thatë, por për të arritur tek fermerët do të këtë një organizim tjetër?

 

Panariti: Për fat të keq ne kemi akoma një strukturë tepër të fragmentuar të bujqësisë. Kemi shumë ferma të vogla, gjë që e bën realisht të vështirë monitorimin fermë për fermë të  produkteve por ne do ta kapërcejmë këtë duke filluar me pikat e grumbullimit. Fermerëve do t’u kërkohet që t'i depozitojnë prodhimet e tyre në pikat e grumbullimit dhe aty të do të bëhet marrja e përqëndruar e mostrave për të përcaktuar nëse produkti  është i pastër apo i ndotur nga komopentë të ndryshëm. Ata fermerë që duan të dalin dirket në treg, do të jenë të detyruar të pajisen me një certifikatë sigurie nga agronomi, apo veterineri (në varësi të produktit që tregtojnë) në mënyrë që edhe ai produkt të jetë i certifikuar dhe i besueshëm për konsum. Për këtë do të zbatojmë dy plane të mëdha monitorimi të mbetejeve, njëri që është aktulisht brenda ministrisë dhe ka të bëjë me monitorimin e mbetjeve toksike në kafshë të gjalla dhe produkte shtazore. Dhe atë që e gjetëm të pa mbuluar: monitorimi i mbetejeve toksike në bimë. Ky është objektivi ynë brenda 100 ditëve të para. Në më pak se 10 do të do të kemi planin kombëtar të monitorimit të mbetjeve me standarte të përcaktuara mire.