Intervistë e Ministrit Panariti për ABC News lidhur me situatën e përmbytjeve në Lezhë e Shkodër

Dt. 23.01.2014

Z. Minister sapo jeni kthyer nga zonat e permbytura, si është situata në qarkun e Lezhës?

Panariti: Situata është nën kontroll , por kemi patur të bëjmë me rreshje jashtë çdo lloj parashikimi pas nje periudhe te gjate thatësire dhe temperaturash te larta. Ishte e pritshme dhe kete e kam thene dhe me perpara. Gjatë përplasjes së njё fronti tё ngrohtё me njё ftohtё menjёherë krijohet njё masё e tillё resh dhe rreshjesh, qё nuk janё tipike pёr sezonin e dimrit por janё mё tepёr tipike pёr sezonin e pranverёs, tё rrёmbyeshme dhe kemi pasur njё situatё ku brenda 24 orёve kemi arritur mbi 150 mm rreshje shi, kur i gjithё sistemi kullues dhe i hidrovoreve ёshtё projektuar pёr tё pёrballuar mesatarisht rreshje qё shkojnё rreth 40mm shi nё 24 orё. Prandaj kjo situatё pёrpos problemeve tё tjera qё mbart ajo zonё, ai pellgu ujmbledhёs krijoi kёtё situatё pёrmbytjesh  nё ato zonat qё ju dhe i  pёrmendёt pak mё pёrpara, ku bёhet fjalё pёr rreth 1500 hektarë nё zonёn e Gjadrit, dhe 1500  hektarë tё tjera nё Kakariq dhe padyshim kёto janё situata tё cilat i detyrohen pikёrisht kёtij intensiteti tё madh rreshjesh. Unё dёshiroj me kёtё rast qё tё vё  theksin nё disa probleme kryesore: Rrrjeti i hidrovoreve dhe kanaleve tё para ka qenё nё efiçencё tё plotё, pasi unё qё nё ditёn e parё tё mandatit jam marrё personalisht pёr tё monitoruar funksionalitetin e hidrovoreve, funksionalitetin e pompave, tё zgarave dhe tё kanaleve tё para, por rrjeti i kullimit nuk ka tё bёjё vetёm me hidrovoret dhe kanalet kryesore, por ka tё bёjë edhe me kanalet e dyta dhe tё treta qё kalojnё nёpёr komuna dhe parcela individuale. Prandaj apeli im ka qёnё konstant dhe vazhdon tё jetё i tillё qё, komunat por edhe fermerёt janё pёrgjegjёs pёr kanalet qё kalojnё nё parcelat e tyre dhe pёr fat tё keq ne kemi vёnё re qё njё pjesё dёrrmuese e kёtyre kanleve janё tё bllokuara nga ndёrtime mbi to, apo janё tё rafshuara pёr tё fituar tokё, kur edhe me ligjin 7501 ёshtё e ndaluar qё kёto kanale tё preken pavarёsisht se kalojnё nё parcelёn tёnde private. Prandaj urgjentisht kёto kanale duhen  liruar. Nё rast se kёto kanale nuk lirohen, atёherё kuptohet qё nuk ka kolektor,  nuk ka kanal kryesor qё i tёrheq ujërat, pasi praktikisht kjo bёhet e pamundur. Kёto janё probleme qё kanё tё bёjnё me administrimin, dhe janё pёrgjegjёsi e fermerit, e komunave, dhe shtetit, i cili bёn atё qё i takon tё bёjë, pra tё  miradministrojë hidrovoret dhe kanalet kryesorё. Nga ana tjetёr, aty ka edhe probleme tё tjera. Siç e dini lumenjtё kanё dalё nga shtrati, veçanёrisht lumi Gjadёr dhe kjo i detyrohet faktit qё shtrati i tij praktikisht ёshtё i ngushtuar nga mbetjet, mbeturinat e akumuluara, nga bimёsia e cila nё njё farё mёnyre ka ngushtuar shtratin e tij dhe kjo bёn qё shtrati tё mos tёrheqë  rrymёn kryesore tё ujit, prandaj del njё nevojё emergjente pёr pastrimin e lumit. Natyrisht pastrimi i atij lumi ka 25 vite qё nuk bёhet dhe qё tё bёhet nё njё  gjatёsi prej12 km kёrkohet kohё. Unё kam pasur nё dispozicion vetёm  tre muaj dhe nё tre muaj nuk mund tё bёsh mё tepёr nga ajo qё unё kam bёrё. Ne  urgjentisht duhet tё parashikojmё ndёrhyrjet nё shtratin e lumit, pra tё pastrohet nё mёnyrё qё rrjedha e tij tё jetё normale. Nga ana tjetёr kёrkohen ndёrhyrje edhe nё Drin. Nё Drin praktikisht ёshtё ndёrhyrё nё njё prej skolierave dhe kёrkohet tё ndёrhyet edhe nё skolierёn tjetёr, nё mёnyrё qё tё pengohet ardhja e rёrёs dhe aluvioneve qё pengojnё njё rrjedhje normale tё Drinit nё Adriatik. Po kёshtu tё rёndёsishme janё dhe pritat malore. Praktikisht kjo situatё krijohet ngaqё kemi vёrshim tё menjёhershёm  tё shumё  rrekeve, tё cilat me furinё e tyre sjellin sasira tё mёdha ujërash nё shtretёrit e lumenjve dhe ndёrtimi i pritave malore ёshtё njё tjetёr masё e cila bёn tё mundur mirëadministrimin e bilancit hidrik. Pra bёhet fjalё pёr ndёrhyrje komplekse tё cilat kёrkojnё investime, kёrkojnё kohё, por kёrkojnё edhe bashkёpunim midis pushtetit qendror dhe pushtetit vendor dhe kjo ёshtё edhe njё arsye mё shumё pёr nevojёn e reformёs administrative, pёr arsye se parcelizimi i administrimit nё shumё komuna, e bёn tё vёshtirё menaxhimin e integruar tё ujërave.

Z. Ministёr jemi pёrpara njё situate ku ne kemi vite qё thuajse japim tё njёjtat  kronika, pёrmbytjet. Zona në fjalë mund tё jetё e tillё e ndёrtuar nga pikpamja gjeografike nё trajtёn e njё hinke qё mbledh ujё, ne jemi pёrpara njё realiteti ku aty janё ndёrtuar shtёpi mbi kolektor, mbi kanale kulluese, ne jemi pёrpara njё realiteti qё lumejntё siç e pёrmendёt ju, lumi Gjadёr ka 25 vjet qё nuk ёshtё pastruar. Cila do tё ishte zgjidhja dhe si mund tё ecim drejt zgjidhjes  me kёto fakte qё ne kemi nё tavolinё?

Panariti: Ju pёrmendёt shumё saktё njё larmi problemesh qё e bёjnё tё vёshtirё dhe tё ndёrlikuar menaxhimin. Ju e pёrmendёt qё ajo ёshtё njё zonё hinkë dhe grumbullon vetvetiu ujrat qё vijnё, ujërat e larta, ujërat e lumenjve. Kemi dy lumenj kryesor Drini, Buna por edhe Gjadri, tё cilёt sjellin prurje tё mёdha sidomos nё kёtё periudhё. Nga ana tjetër ju pёrmendёt fenomenin e ndёrtimit jashtё çdo lloj kriteri urbanistik tё shtёpive nё zona qё normalisht nuk janё parashikuar pёr ndёrtime apo zhvillim tё aktiviteteve tё tjera, megjithatё kёto janё fakte dhe aty nuk bёhet fjalё pёr 100 shtёpi por pёr bëhet fjalë për 1000 shtёpi. Unё nuk kam fuqinё qё t’i zhvendos ata, sepse ёshtё njё kosto e madhe qё ata tё zhvendosen buzё kodrёs dhe tokat tё lirohen nё mёnyrё qё tё bonifikohen dhe kullohen. Kёshtu qё  ne na duhet ta menaxhojmё situatёn ashtu siç ёshtё pavarёsisht se nuk do donim tё ishte e tillё. Duhet tё jemi realist se kjo ёshtё situata dhe kjo mund tё bёhet vetёm nёpёrmjet mirëadministrimit dhe mirёmbajtjes sё kanaleve tё dyta e tё treta qё duhet tё kalojnё parcelë mё parcelë dhe duhet tё tёrheqin ujërat tek kanali i parё dhe pastaj tё shkojnë nё kolektor dhe nёpёrmjet sistemit tё pompave tё hidrovorit tё shkarkohen nё lumenj dhe kjo kёrkon  natyrisht njё bashkёpunim, kёrkon ndёrgjegjёsim tё fermerit. Pronari i shtёpisё duhet tё dijë qё nё radhё tё parё ka ndёrtuar njё shtёpi pa pyetur askёnd, dhe mirё qё e ka bёrё kёtё, por tё paktёn tё mbajë hapur kanalin e tretё dhe ta konsiderojë kёtё nё shёrbim tё interesave tё tij, dhe tё mos bëjë vetёm apele por tё kuptojë qё pa kanalin  e tretё funksional, nuk ka forcё qё mund  ta shpёtojë atё nga pёrmbytja. Unё vura re njё fenomen kur kalova dhe inspektova gjithё zonёn. Vura re qё ne kishim ngastra ku nuk ka ujё dhe pranё tё njёjtёs ngastёr, ka njё ngastёr qё ёshtё liqen. Pse? Sepse nё ngastrёn e parё kanali i tretё ёshtё funksional, fermeri ka qёnё i pёrgjegjshёm i ka dalë pёrpara dhe uji kullon, nё kanalin tjetёr kemi liqen sepse kanali ka qenё i rrafshuar. Prandaj problemi nuk qёndron vetёm tek hidrovoret, tek stacionet e pompimit qё janё pёrgjegjёsi e shtetёrore, por ka tё bёjë edhe me pёrgjegjёsitё individuale  tё gjithёsecilit, tё komunave dhe tё fermerёve, tё cilёt duhet tё bёhen bashkёpunues me pushtetin vendor pёr tё mirёadministruar kёtё situatë. Nga ana tjetёr, s’mund tё mohoj qё aty ka probleme edhe mё tё mёdha siç ёshtё ndёrhyrja nё Gjadёr, nё argjinaturat e tij dhe nё pastrimet nё thellimet  nё largimin e mbeturinave dhe njёkohёsisht nё deltёn e Drinit por dhe thellime nё Bunё, pra janё fenomene komplekse tё cilat kёrkojnё kohё dhe investime tё mёdha. Ka ardhur koha pёr tё menduar seriozisht pёr kёtё me njё plan tё mirёartikuluar dhe natyrisht me ndёrhyrje tё mirё programuar dhe vetёm nё kёtё mёnyrё mund t’i dalim pёrpara situatave. Megjithatë kjo situatё  ka qёnё e jashtёzakonshme, rreth 120 mm shi i rrёmbyer. Unё po e ndjek shumё mirё buletinin e motit, presupozohet qё ditёn e premte do tё kemi pёrsёri intensifikim tё rreshjeve qё do tё vazhdojnё deri nё ditёn e shtunё dhe pastaj do tё kemi stabilizim tё motit, po pёrsёri javёn qё vjen do kemi rreshje, kёshtu qё duhet tё pёrgatitemi seriozisht. Unё kam krijuar njё shtab emergjence i cili punon me disa skenare, pra me skenarin A - me mirёadministrimin e ujërave dhe tё ruajtjes sё pronave tё shtёpive tё tё mbjellave dhe tё kafshёve dhe largqoftё plani B - ku na detyron qё tё marrim masa pёr zhvendosjen e popullsisё. Megjithatё ne jemi duke u mobilizuar. Mendoj qё situata aty ёshtё nё kontroll, hidrovoret janё me kapacitet tё plotё, ka njё tёrheqje tё ujërave. Unё jam nё lidhje tё vazhdueshme me njёsinё e administrimit me stacionin pёrkatёs, me drejtorin e Bordit tё Kullimit tё Lezhёs por dhe me drejtorin e Bordit tё Kullimit tё Shkodrёs. Ka pasur njё fenomen qё u riparua por që kontribuoi edhe nё agravim tё situatёs. Ne patёm njё ndёrprerje prej 15 orёsh tё energjisё elektrike kur filluan rreshjet, si rezultat i faktit qё ndodhi njё difekt nё zonat urbane dhe prandaj unё kam insistuar dhe insistoj qё hidrovoret, stacionet e pompimit tё kenё linjё tё veçantё  tё furnizimit me energji elektrike,  tё mos kalojë nga rrjeti urban pёr arsye sepse rrjeti urban pёr njё arsye apo një tjetër  mund tё ketё difekte dhe natyrisht pengon funksionalitetin e hidrovoreve, por besoj se nё komunikim me KESH-in dhe organet pёrkatёse do ti japim njё zgjidhje.

Si ёshtё situate nё kaskadёn e Drinit?

Panariti: Mendoj qё jemi akoma larg nga situata e hapjes sё portave sepse liqeni ka qrnё nёn kuotё, kёshtu qё i duhet njё kohё relativisht e gjatё  pёr t’u mbushur dhe tani pёr tani nuk kemi problem me kaskada dhe me çёshtjen e administrimit tё ujërave tё larta dhe tё digave. Situata ёshtё nё ndjekje, natyrisht ka prurje tё mёdha tё Drinit por nuk mendoj qё ne jemi nё momentin apo pikёn ku mund tё kemi rrezik tё hapje tё digёs.

Cilat mendoni se janё zonat mё problematike, qё pas atyre rreshjeve tё nesёrme rrezikojnё mё shumё?

Panariti: Unё mendoj qё zona e Gjadrit ёshtё njё zonё problematike, edhe Tale qё konsiderohet njё zonё me rrisk tё lartё, megjithatë hidrovori po punon me kapacitet tё plotё dhe kanalet janё nё gjёndje funksionale, pra kemi zona tё veçanta por nё pёrgjithёsi situata ёshtё nёn kontroll. Nga kontaktet qё kam nё vazhdimësi hidrovori i Çasit dhe i Velipojёs ёshtё nё funksion tё plotё, kemi zona tё pёrmbytura por hidrovori tёrheq. Problemet lidhen kryesisht me kanalet e dyta dhe tё treata tё cilat vende-vende janё tё bllokuara dhe krijojnё pellgje uji.

Nё kёto zona qё nuk janё nё syrin e rrezikut tё madh kanё kohё pёr tё ndёrhyrё nё kanalet e dyta dhe tё treta?

Panariti: Nё qoftё se koha tregohet e mёshirshme, le tё shfrytёzojnё qoftё edhe ato 4-5 orё  apo 10 orё mungesë rreshjesh, tё marrin lopatat, belat dhe t’i futen punёs pёr tё liruar kanalet e treta qё kalojnё nё parcelat e tyre nё mёnyrё qё tё lehtёsojnё procesin e kullimit dhe procesin e drenazhimit tё tokave. Pra kjo ёshtё pёrgjegjёsi e gjithёsecilit, e kryetarёve tё komunave dhe e fermerёve natyrisht ne na mbetet qё tё mbajmё nё funksionalitet hidrovoret, stacionet e pompimit dhe zgarat.

Intervistoi: Mirela Milori