Intervistë e Ministrit Panariti për gazetën Koha Jonë

Dt. 30.11.2013

Zoti Ministër, kanë kaluar pothua jse 2 muaj e gjysmë prej emërimit tuaj në këtë Ministri. Është një kohë e shpejtë për bilance, por cilat janë objektivat kryesorë ku jeni fokusuar në drejtimin e këtij dikasteri?
Rimëkëmbja e ekonomisë së vendit kalon detyrimisht nëpërmjet bujqësisë, e cila sot zë 18% të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit. Madje, duhet theksuar se edhe pjesa dërmuese e industrisë në vend është agro-ushqimore, pra e përpunimit të mishit, qumështit, vezëve, peshkut, frutave e perimeve. Në këtë mënyrë, zhvillimi i këtij sektori ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e punësimit. Ministria që drejtoj sapo përfundoi një proces kompleks, ristruk turimi dhe kompaktësimi të strukturave të saj, si dhe të institucioneve të varësisë, në mënyrë që të jetë e aftë të përballet me sfidat e zhvillimit.
Përparësitë tona absolute janë dy, toka dhe uji. Së pari, të ndalim keqadministrimin dhe shpërdorimin e tokës bujqësore duke u fokusuar këto dy muajt e pare në ndalimin e ndarjes së paprinciptë të pabazuar dhe klienteliste të tokave publike nga komunat. Të revokojmë dhëniet me qira në nxitim e sipër dhe nëpërmjet projekteve fiktive të tokave bujqësore, si dhe të hedhim bazat dhe të avancojmë me shpërndarjen e certifikatave të pronësisë, për përfituesit e titujve të pronësisë nga ligji 7501. Në këtë mënyrë në hapim tregun e tokës duke synuar rritjen e sipërfaqes së kultivuar në të paktën mbi 50 hektarë si bazë për tërheqjen e investimeve direkte vendase dhe të huaja. Në këto muajt e parë, ne kemi ndërmarrë një revolucion të vërtetë në kontrollin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit në të gjithë vendin, duke synuar vendosjen e standardeve të sigurisë dhe të cilësisë, ashtu siç e parashikon ligji. Ndërsa i afrohemi Bashkimit Europian, ka një rrezik real për ekonominë dhe kryesisht për fermerët shqiptarë. A janë në gjendje prodhimet shqiptare për të përballuar një konkurrencë me vende që kanë shumë më tepër përvojë dhe teknologji sesa Shqipëria?
Në ato prodhime bujqësore dhe blegtorale, ku Shqipëria zotëron avantazhe krahasuese dhe konkurruese në krahasim me fqinjët dhe vendet e Bashkimit Europian, ajo është në gjendje të konkurrojë dhe të mbizotërojë në tregjet e rajonit, ato të Bashkimit Europian dhe më gjerë. Kështu, për shembull, Shqipëria dominon me eksportet e saj të bimëve mjekësore, si dhe të kulturave etero-vajore, prodhimet tona të perimeve dhe të frutave të freskëta prej kohësh janë masivisht të pranishme në tregjet e vendeve fqinj, madje ato arrijnë deri në Rusi. Vaji i ulliri ultra i virgjër dhe i certifikuar "bio" eksportohet në Zvicër. Vendi ynë zotëron avantazhe krahasuese edhe në prodhimin e qumështit dhe mishit të të imtave dhe të nënprodukteve të tyre.
Çfarë kemi më të nevojshme këto dy vitet e para dhe si do të bëhen reformat në Ministrinë i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrim- it të Ujërave?
Zhvillimi i Bujqësisë në vend e ka të nevojshme fillimin sa më parë të investimeve prodhuese direkte, dhe jo vetëm thjesht ndërhyrjet mbështetëse dhe zhvilluese nga buxheti i shtetit apo fondet e donatorëve. Natyrisht, për të bërë të mundur pran- inë e këtyre investimeve në zhvillimin e bujqësisë, duhet të krijohen sipërfaqe toke të paktën me mbi 50 hektarë, që të mund të justifikohen kostot e investi- meve dhe të krijohet zinxhiri, prodhim, grumbullim, përpunim dhe treg. Pa tokë të mjaftueshme dhe ujë, nuk ka investime dhe për këtë arsye qëllimi ynë madhor është konsolidimi i tokës bujqësore, gjë që arrihet me zgjerimin e sipërfaqes së saj. Ne kemi një fragmentim të tejskajshëm të tokës bujqësore me një mesatare ferme prej rreth 1,3 ha sipërfaqe nga rreth 27 ha që është mesatarja në BE. Ne do të lehtësojmë dhe inkurajojmë procedurat e marrjes së certifikatave të pronësisë nga të gjithë përfituesit e titujve të pronësisë, të cilët i kanë regjistruar ato pranë zyrat e regjistrimit të pasurive të patundshme, pas rakordi- meve midis asaj që shkruhet në letrat e tapive të tokës dhe faktit të konstatuar në terren. Duke shpërndarë certifikatat e pronësisë, ne hapim tregun e tokës duke aktivizuar shitblerjen e saj si të vetmin instrument për të rritur sipër faqen e tokës dhe për ta bërë atë tërheqëse për investime.
Aplikimi i taksës mbi tokën nuk është aspak një qëllim në vetvete, por një me kanizëm detyrues për punimin dhe kul tivimin e saj. Kjo do t'i japë fund gjendjes së tokave djerrë, apo të mbajtjes atyre peng "kur t'i vijë koha" nga përfituesit e tyre, të cilët, ndërkohë, merren me aktivitete të tjera. Të mbash tokat të papunuara dhe të pakultivuara "djerrë" do të thotë ta lëmë Shqipërinë "shterpë", t'I heqësh asaj një potencial të jashtëzakonshëm për t'u zhvilluar dhe rritur mirëqenien e banorëve të saj. Jo, kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Nëse nuk ke ndërmend ta punosh dhe mbjellësh tokën, atëherë përgatitu nëse të leverdis, që të paguash taksë më të lartë për të, në krahasim me atë që e punon dhe e kultivon, përndryshe do të jesh i detyruar t'ia shesësh atij, i cili është i motivuar dhe i interesuar ta punojë dhe ta zhvillojë atë. Kjo do të krijojë më së fundi atë shtresë fermerësh, të cilët të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve e lidhin vetëm me bujqësinë, me tokën me pro dhimin. Kjo do të tërheqë investimet dhe investitorët, kjo do të zhdukë bujqësinë e mbijetesës, do të rritë sipërfaqet e kultivuara dhe do të ulë koston e prodhimit. Unë kam ndjeshmëri të veçantë edhe për shtresën e ish-pronarëve të tokave bujqë- sore të shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist. Natyrisht, nëpërmjet nismave dhe ndryshimeve ligjore, është e mundur që nga kjo taksë të krijohet fond shtesë për kompensimin financiar të tyre, krahas kompensimit fizik me toka publike në fondin fizik të akord uar për këtë qëllim pranë Agjencisë së kthimit dhe të kompensimit të pronave.
Pjesa më e madhe e fshatrave shqiptare nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre dhe jo më kanalizime me ujë për vaditje të tokave bujqësore. A do të mundet mazhoranca që në fushatën e ardhshme elektorale të mos u premtojë sërish banorëveujësjellës dhe kanalizime?
Ne jemi të angazhuar, për të çuar ujë në shtëpitë e fermerëve dhe në parcelat e tyre dhe këtë do ta bëjmë edhe pse në kushtet e pafavorshme të një shtrirje kaotike jashtë planeve zhvilluese të banesave, dhe bizneseve bujqësore. Ju e dini se është infrastruktura e ujësjellësve dhe e kanaleve ajo që i paraprin ndërtimit të shtëpive apo bizneseve dhe jo e kundërta. Në fakt, ne jemi të detyruar të ecim në drejtim të kundërt, pra t'ia përshtatim zhvillimin e ujësjellësve dhe të kanaleve këtij zhvillimi ndërtimor kaotik dhe jashtë kritereve të banesave dhe bizneseve bujqësore. Kjo vështirësohet edhe më shumë po të kemi parasysh copëzimin e tejskajshëm të pronave në fshat. Është ndryshe të lidhësh me kanale dhe ujësjellës një bllok banesash dhe biznesesh në një zonë të studiuar dhe të paraparë për zhvillim,dhe është ndryshe të lidhesh me kanale dhe ujësjellës pesë shtëpi në kodër, dhjetë në mes të arave dhe dy në rrëzë të malit.
Koalicioni mes PS dhe LSI rezultoi efikas në zgjedhje, a po ndodh e njëjta gjë dhe në qeverisjen e përbashkët?
Mund të them se ajo sinergji dhe sintoni mendimesh dhe veprimesh që na karakterizoi edhe gjatë fushatës zgjedhore, po materializohet edhe në qeverisje. Bashkëqeverisja LSI-PS, në dikasterin që kam nderin të drejtoj, është shembullore.
Armët kimike, a nuk ishin një çështje ku u vu re një dallim parimor mes dy drejtuesve të partive?
Nuk ka pasur asnjë dallim parimor mes dy partive të koalicionit qeveritar lidhur me qëndrimin ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Qeverisë shqiptare për t'u përfshirë në procesin e inaktivimit të lëndëve helmuese luftarake siriane. Qëndrimi i LSI- së i mirartikuluar nga z. Meta, se Shqipëria mund të mbajë përgjegjësi në këtë çështje aq sa i mbajnë supet e saj, është qëndrim racional, i përgjegjshëm dhe bashkëpunues. Ky qëndrim u mbështet edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Arvizu, në intervistën e tij në emisionin "Top-Story". Mënyra se si i gjithë ky proces përgje gjësie shtetërore me përmasa dhe ndikim publik u zhvillua dhe u përmbyll, dëshmoi se sa të lehtë e kemi të "helmohemi, por dhe të helmojmë pa pasur fare helm". Ndër të tjera, kjo vërtetoi se si një shqetësim dhe një reagim i ligjshëm I opinionit publik ndaj një rreziku hipotetik, në fakt u pompua dhe u paraqit si një rrezik real nga një pjesë e politikës dhe e shoqërisë civile dhe për rrjedhojë mori përmasat e një fobie apo paniku publik të ekzagjeruar. Ky ishte për të gjithë ne si klasë politike dhe si shoqëri civile një "stress-test" se si duhen përballuar analizuar dhe trajtuar çështje të tilla të një rëndësie globale për paqen dhe sigurinë dhe ku ne u ftuam të kontribuonim.
 Jeni në një koalicion, por keni marrë një nga ministritë ku PS-ja në opozitë bëri premtimet më të mëdha, që nga ujësjellësit, zhvillimi rural, inputet në bujqësi, inves timet në ferma, rrugë etj. A nuk duket se LSI ka marrë përsipër më shumë sesa premtoi në fushatën elektorale?
Zhvillimi rural nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi e vetme e Ministrisë së Bujqësisë, sepse ne si dikaster, nuk ndërtojmë as ujësjellës dhe as rrugë si pjesë e zhvillimit të infrastructures në fshatra. Nga ana tjetër, nxitja dhe shtimi i prodhimit bujqësor si përgjegjësi e jona e drejtpërdrejtë, nëpërmjet  mbështetjes së fermerëve me grante dhe kredi, apo duke ndërtuar pika të grumbullimit të prodhimeve dhe të tregjeve të shumicës, në mënyrë që të bëhet një lidhje më e mirë e prodhimit me tregun dhe industrinë e përpunimit, do të ishte e mangët pa ujësjellësit dhe rrugët. Për këtë arsye qeveria në politikat e saj të zhvillimit të fshatit dhe të bujqësisë, po ndjek një përqasje integrale, ku zhvillimi i infrastrukturës rrugë, ujësjellës, kanalizime ndjek dinamikën e prodhimit bujqësor, shtrirjen dhe intensitetin e tregjeve dhe të industrisë agropërpunuese. Nuk ka kuptim të investosh ndjeshëm në infrastrukturë rrugore, rrjet ujësjellës dhe kanalesh në një fshat me 5 shtëpi, 10 lopë e 50 dele. LSI ka marrë përsipër të kryejë, atë që i takon si përgjegjësi në zhvillimin bujqësor dhe rural dhe për të cilën është shpr hur në fushatën zgjedhore në programin e saj për bujqësinë. Padyshim, ne funksionojmë si një ekip qeverisës, ku secili luan rolin që i takon sidoqoftë  synimet janë të njëjta dhe po kështu edhe objektivat nuk mund të jenë veçse të përbashkëta .