Intervistë/ Panariti: Ja si e mendoj zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga ligji 7501

Gazetari: Zoti ministёr kam vënë re pasionin tuaj pёr zgjidhjen e një prej çështjeve më problematike dhe mё të koklavitura në Shqipëri, ligjin 7501. Si keni menduar, nё strategjinё tuaj, ta zgjidhni ngërçin e krijuar nga ky ligj?

Panariti: Nё radhё tё parё mё lejoni t’ju falenderoj qё mё jepni mundёsinё pёr tё diskutuar me ju pёr kёtё problem, i cili tashmё mbartet prej mё shumё se 20 vitesh. Ёshtё njё nga ngёrçet mё tё mёdha shqiptare dhe nuk ёshtё vetёm problem i bujqёsisё shqiptare, ёshtё problem i shtetit shqiptar ёshtё problem i shoqёrisё shqiptare. Do tё thoja se, po t’i referohemi çёshtjeve qё trajtojnё gjykatat shqiptare, çёshtjet e pronёsisё janё ato qё mbizotёrojnё.
Ligji i famshёm 7501 ёshtё ligji i reformёs agrare, i ndarjes sё tokёs bujqёsore ndaj pёrdoruesve tё koperativave bujqёsore, por jo vetёm, pasi iu nda edhe punonjёsve tё ndёrmarjeve bujqёsore. Praktikisht ka qёnё njё ligj qё solli pёr rrjedhojё edhe fragmentimin e tejskajshёm tё tokёs bujqёsore, aq sa aktualisht ne kemi afёrsisht 300 mijё ferma bujqёsore, tё cilat administrojnё mesatarisht secila njё sipёrfaqe 1.2 ha, pa llogaritur qё brenda njё ferme kemi edhe ngastra dhe shkon parcelizimi edhe mё i theksuar se aq. Ky ligj ёshtё pёrgjegjёs kryesor pёr fragmentimin e bujqёsisё shqiptare dhe pёr mbizotёrimin e asaj qё quhet bujqёsi e mbijetesёs, nё raport me bujqёsinё moderne tё shkallёs sё gjerё qё dёshirojmё ne ta promovojmё. Ligji 7501 ka ndarё titujt e pronёsisё, por ёshtё shumё mbrapa me çёshtjet e çertifikatёs sё pronёsisё. Ministria e Bujqёsisё tani ka administruar edhe çёshtjen e ndarjes sё titujve tё pronёsisё dhe nё masёn mbi 95% titujt e pronёsisё tashmё janё ndarё. Por tapitё automatikisht nuk tё bёjnё pronar, pra ti merr titullin e pronёsisё dhe qё tё quhesh pronar ‘de jure’ duhet ta hipotekosh kёtё pronё bujqёsore, pra tё marrёsh çertifikatёn.
 
Gazetari: Sapo u morr vesh qё do diskutohet sot në studio ligji 7501, dolёn dy tre vetë edhe nga stafi yne ketu, tё cilёt thanë se disponojnë njё vendim tё Komisionit tё kompesionit te ish-pronarёve që vërtetojnë se tokёn e kanë ata ‘de jure’, por nё pёrdorim e kanë tё tjerёt. Pra kujt do t’i shkojë toka, si do trajtohet politikisht?

Panariti: Pyetja ёshtё me shumё vend. Praktikisht ne kemi njё konflikt tё hapur midis brezave, pronarёve dhe pёrfituesve nga ligji 7501. Praktikisht pronarёt kёrkojnё rikthimin e pronёs sё konfiskuar gjatё periudhёs sё regjimit komunist dhe pёrfituesve plotёsisht tё ligjshёm, sepse nё bazё tё ligjit 7501 janё edhe ata pronarё. Ka shumё diskutime, madje kohёt e fundit janё gjallёruar zёrat pёr aborgimin e këtij ligji. Por unё mendoj qё nё rast se njё gjё e tillё do ndodhte, Shqiperia do tё futesh nё njё kaos, nё njё tension dhe njё konflikt social dhe kjo nuk mund tё ndodhë. Ligji 7501 ka vetёm njё prespektivё, tё shkoj drejt finales, pra finalja ёshtё dhёnia e çertifikatave tё pronёsisё atyre qё janё pёrfitues tё titujve tё pronёsisё dhe natyrisht gjetja e njё zgjidhje solide, tё qёndrueshme tё kompesimit sa mё parё tё pronarёve me vlerёn e tokёs.

Gazetari: Cila ёshtё zgjidhja juaj, se ju keni marrë përgjegjësinë të zgjidhni këtë cështje dhe mund të hyni në histori nëse arrini ta zgjidhni këtë cështje. Ku synoni, si do t’i kompesoni tё dyja palёt?
Panariti: Nё radhё tё parё  ne nuk kemi hequr dorё nga kompesimi fizik i pronarёve, nё dispozicion tё ishpronarёve janё 25 ha tokё bujqёsore, pavarёsisht se ne morёm mbrapsht 18 mijё ha tokё bujqёsore, e cila ishte tokё kryesisht arё me sipёrfaqe tё mёdha. Nё dispozicion tё pronarёve kemi vёnё 25 mijё hektarё, pra praktikisht 1 herё e gjysёm mё shumё nga sipёrfaqja e mëparshme, njё tokё e cila nuk ёshtё nё bllok por e pёrshtatshme pёr tё shёrbyer pёr kompesim, pasi ёshtё nё sipёrfaqe mё tё vogla, mё praktike. Kjo ёshtё tokё bujqёsore dhe madje po ta shikoni hartёn, tё cilёn shumё shpejt do ta bёjmё publike, ёshtё njё tokё e cila ёshtё mё afёr zonave turistike, pra praktikisht pёrveç destinacionit pёr prodhim bujqёsor mund tё pёrdoret edhe pёr qёllime rekreacionale pёr krijimin e aktiviteteve nё mbёshtetje tё bujqёsisё qё krijojnё tё ardhura. Ky ёshtё kompesimi fizik. Megjithatё qё pronarёt te kompesohen totalisht fizikisht kёrkohen 60mijё hektarё tokё, ky ёshtё vlerёsimi. Shteti ka nё dispozicion 25 mijjё hektarё, ku do gjёnden 35 mijё hektarё tё tjerё? Kёto nuk mund tё gjenden, por nё kёtё mes do tё operojё kompesimi financiar. Ju e dini qё buxheti i shtetit nё mёnyrё tё pёrvitshme alokon fonde, rreth 1 mln dollar, tё cilёt mbi bazёn e disa prioriteteve shёrbejnё pёr tё kompesuar ish-pronarёt.
Tani cili ёshtё vizioni im? Duke tentuar qё ta avancojё 7501-shin drejt dhёnies sё çertifikatёs, ata qё marrin çertifikatёn e tokёs, qё bёhen pronarё tё ligjshёm, kanё tё drejtё  ta shesin dhe ta blejnё, kanё tё drejtё natyrisht qё ta hipotekojnё  dhe ta vendosin si kolateral pёr tё marrё kredi nё bankё, pra mund ta zhvillojnё.
Strategjia ёshtё kjo: Nё momentin qё bёhesh pronar ‘de jure’ i tokёs detyrimisht do t’i nёnshtrohesh taksimit dhe detyrimit te shfrytëzimit. Ajo tokё futet nё cikёl ekonomik, gjeneron tё ardhura qё i shkojnё pronarit por shteti nёpёrmjet sistemit tё tatimeve krijon tё ardhurat e tij nga ky prodhim. Unё kam propozimin tim. Kёto tё ardhura qё krijohen nga tatimet, qё do aplikoj shteti nga sistemi fiscal, tё shkojnё 100% nё kompesimin e pronarёve. Ky ёshtё njё propozim zyrtar i dёrguar Kryeministrit dhe unё kam qёnё shumё eksplicit dhe i qartё. Praktikisht kjo shton fondin e kompesimit financiar tё pronarёve, pra shteti nё njё farё mёnyre e fut kёtё tokё nё njё cikёl ekonomik dhe njёkohesisht nёpёrmjet sistemit fiscal, krijon tё ardhura tё cilat i fut nё njё fond tё posaçёm, i cili shkon pёr kompesimin e ish-pronarёve. Shteti nё njё farё mёnyre bёn tё mundur agregimin e tokёs sepse hap tregun e tokёs, konsolidimin e tokёs bujqёsore, zgjerimin e sipёrfaqes, nga ana tjetёr tё gjithё kёta pёrfitues tё titujve tё pronёsisё tashmё nё trajtёn e çertifikatёs sё pronёsisё janё pronar ‘de jure’ dhe kanё tё drejtё tё pёrfitojnё nga shteti mbёshtetje nёpёrmjet subvencioneve. Ambicia jonё ёshtё qё nё krye tё dy muajve ne tё shpёrndajmё 100-150 çertifikatat e para tё pronёsisё dhe ndёrkohё nё do ta bёjmё tё ditur dhe shumё publike faktin qё pёrfituesit e kёtyre çertifikatave tё pronёsisё do tё kenё gjithё vёmendjen dhe gjithё mbёshtetjen tonё pёr tё pёrfituar nga grante, nga kredi pa interes dhe njёkohёsisht do tё jenё nё qendёr tё vёmendjes edhe nё mbёshtetjen me fondet IPA.  Duke e shpallur kёtё si politikё tё qёndrueshme ne do tё bёjmё tё interesuar edhe pjesёn tjetёr, e cila tani nuk ka ndonjё interes, se ky ёshtё njё proces qё pёr hir tё sё vёrtetёs ne po e pilotojmё nga sipёr por qё tё masivizohet duhet tё gjenerohet si interes qё vjen nga poshtё, pikërisht nëpërmjet kёtyre instrumentave. Pёrfituesve tё parё ne do t’u vёmё nё dispozicion grante, do t’i vёmё nё dispozicion mbёshtetjen me fondet IPA, nё mёnyrё qё tё kuptohet kush ёshtё vlera reale e kёsaj certificate tё pronёsisё mbi tokёn bujqёsore. Por nё rast se nuk e kultivon tokёn bujqёsore 1 vit, 2 vjet  taksat do tё tё rriten dhe pastaj do tё tё hiqet pronësia mbi tokën.  Dhe këtë do ta propozojmë të sanksionohet në ligj. Nëse toka bujqësore mbetet më shumë se dy vite djerrë, ti humbet tokën. Vetёm kjo krijon njё sistem tё tillë dinamik qё i vё nё lёvizje gjёrat, qё mban tё zgjuara interesat e palёve pёr t’u futur nё kёtё cikёl ekonomik, pёrndryshe ne mbetemi nё atё situatё stanjante e cila praktikisht nuk prodhon asgjё, prodhon tipikisht njё situatё humb- humb- humb dhe ne këtë situatё, duhet ta kthejmё nё njё situatё fitim-fitim-fitim. Fiton shteti, fitojnё pronarёt e rinj me ligjin 750, fitojnё ish-pronarёt.
E vetmja prespektivё reale pёr kompesimin financiar tё pronarёve, krahas kompesimit fizik, ёshtё krijimi i tё ardhurave nga futja nё cikёl ekonomik i kёtyre tokave dhe futja e sistemit tё taksave qё gjenerojnё tё ardhura qё do t’u shkojnё kёtyre pronareve. Pra, kjo ёshtё njё situatё qё vetёm kёshtu mund tё avancojё, ku pronarёt kompesohen financiarisht plus fondit tё kompesimit fizik prej 25 mijё hektarёsh, ndёrkohё njёkohёsisht pёrfituesit nga 7501 bёhen pronarё tё ligjshёm, pёrfitojnё edhe ata, pasi tё kesh njё çertifikatё pronёsie ke tё drejtё tё pёrfitosh kredi tё favorshme, por ama ke çfarё vendos si kolateral nё bankё. Banka nuk jep kredi nёse ti nuk vendos si kolateral njё sipёrfaqe toke, ta hipotekosh dhe kolaterali vendoset kur ke çertifikatё pronёsie.

Gazetari: Po në rast se këta pronarë të rinj duan t'i shesin këto toka, a do ketë ndonjë detyrim që t'ia shesin fillimisht pronarëve?
Panariti: Këtë duhet ta mendojmë specifikisht.

Gazetari: Z Minister, a keni patur bashkëpunim me pёrfaqёsuesit e pronarёve për këtë skemë?
Panariti: Unё kam pasur kontakte me pёrfaqёsuesit e ish-pronarёve, por sё shpejti do tё vendos edhe njё kontakt institucional, pra do t’i ftoj nё ministri pёr t’ia bёrё tё qartё skemёn tonё pёr kompesimin e tyre. Njё skemё e cila shkon nё interes tё tyre, sepse ndryshe nga ç’mund tё mendohet, avancimi i ligjit 7501 deri nё dhёnien e çertifikatave tё pronёsisё dhe futja e kushtetutёs sё vendit nё zgjidhjen e çёshtjeve tё pronёsisё, ёshtё nё interes tё pronarёve. sipas asaj qё shpjegova pak mё pёrpara. Praktikisht 7501 i finalizuar nё çertifikatat e pronёsisё, fut automatikisht taksёn mbi tokёn dhe taksa mbi tokёn natyrisht gjeneron tё ardhura. Kjo do tё jetё diçka e menduar mirё, toka qё nuk do kultivohet do taksohet mё shumё, dhe eventualisht nё rast se nuk kultivohet, do t’i kthehet ish-pronarёve. Kryesorja ёshtё qё pёrfituesit nga 7501 qё do tё pajisen me çertifikatё, do tё jenё tё favorizuarit tonё pёr t’u mbёshtetur me kredi pa interes, me fondet IPA, nё mёnyrё qё tё zhvillojnё pronёn e tyre, plus edhe me skemat e mbёshtetjes kombёtare, pra me ato qё quhen subvencione. Marrja e çertifikatёs sё pronёsisё ka leverdi dhe ky ёshtё njё mesazh qё unё dёshiroj qё edhe nёpёrmjet ekranit tuaj t’ia u bёj prezent mbartёsve tё titujve tё pronёsisё: Merrni sa mё parё  çertifikatat e pronёsisё. 

Gazetari: A Ka kosto financiare ky proces, sa ёshtё kostoja financiare e çertifikatёs sё pronёsisё?
Panariti: Ka kosto financiare dhe ne po mendojmё pёr ta ulur kёtё kosto financiare. Nё njё vlerёsim tё pёrafёrt, duke futur njё nga rastet mё tё ndёrlikuara, sepse varet rast pas rasti, shkon afёrsisht 300 mijё lekё tё vjetra. Megjithatё aktualisht, nё momentin qё po flasim nuk ka interes sepse ai e pёrdor dhe e konsideron automatikisht si pronё tё tijёn, por akoma nuk ёshtё i ndёrgjegjshёm, qё marrja e kёsaj çertifikate tё pronёsisё dhe bёrja e tij pronar de jure, i mundёson nё rradhё tё parё tё drejtёn pёr ta shitur pёr ta blerё, pёr ta futur si aksion nё njё shoqёri, pёr ta vendosur si kolateral nё bankё pёr tё marrё kredi, pra i jep atij shumё avantazhe.

Gazetari: Pёr tё painteresuarit e çertifikatave ka penalitete, ligji a parashikon penalitet?
Panariti: Nuk ka akoma ka ndonjё specifikim, artikulim tё qartё ligjor nё trajtёn e penalitetit por edhe kjo duhet riparё dhe nё kёtё mes unё jam i vendosur qё ta çojё 7501 drejt finales sё dhёnies sё çertifikatave tё pronёsisё. Siç thashё ambicia jonё ёshtё qё nё krye tё dy muajve tё shpёrndajmё 100-150 dhe 200 certifikata pronёsie dhe me kёtё kontigjent ne do tё mbajmё atё premtimin qё do tё jenё tё pёrzgjedhurit tanё pёr t’u mbёshtetur me skemat kombёtare tё pёrkrahjes financiare, nёpёrmjet fondeve IPA dhe nёpёrmjet kredive pa interes. Besoj se ky mesazh shumё i qartё i mbёshtetjes sё shtetit ndaj kёtij kontigjenti qё pajisen me çertifikata pronёsie, do tё shёrbejё edhe si njё incentiv, si njё nxitёs, pёr pjesёn tjetёr qё tё pajiset me çertifikatёn e pronёsisё. Pёrsa i pёrket pronarёve kjo ёshtё nё interes tё tyre, pasi sistemi i taksave do tё mundёsojё qё tё gjenerohen tё ardhura edhe pёr kompesimin financiar tё tyre. 

Gazetari: Ju jeni ndёr tё paktёt politikanё, z.Panariti, qё i drejtoheni atij kontigjenti qё janё pronarёt e ligjshёm. Fakti qё ёshtё grupi i interesit direkt i interest pёr çёshtjen dhe ju nuk e keni konsultuar zyrtarisht akoma, pёrbёn kjo njё handikap, ndoshta dhe pёr t’u paragjykuar?
Panariti: Ky proces akoma nuk ёshtё finalizuar mendoj qё jemi nё kohё dhe unё shumё shpejt do t’i kontaktoj. Pёr mua e rёndёsishme ёshtё vendosja e paqes sociale nё Shqipёri. Pёr mua pronarёt dhe pёrfituesit e çertifikatёs sё pronёsisё me 7501 janё tё dy palёt shqiptarё dhe normalisht duhet tё sheshojnё njёherё e mirё konfliktet pёr çёshtjet e pronёsisё, tё cilat vazhdojnё tё jenё burim konfliktesh, madje dhe rasteve tragjike dhe dramave familjare, proceseve tё pafundme gjygjësore. Ne duhet t’i vёmё njё kapak kёsaj historie dhe unё mendoj qё kjo duhet tё jetё njё objekt kompromisi historik midis forcave politike.
 
Gazetari: Nga burime brenda LSI-sё mua mё kanё informuar qё, Z.Meta e ka pasur shumё pёrzemёr bujqёsinё edhe zgjedhja juaj ka qenё pёr t’i dhёnё zgjidhje kёsaj problematike, ёshtё e vёrtetё?
Panariti: Është e vertetë. Unё kam qenё shumё i privilegjuar dhe i nderuar qё z.Meta mё pёrzgjodhi pёr tё drejtuar kёtё dikaster. Unё i konsideroj kёto si njё sfidё jo vetёm tё LSI-sё pёr ndryshimin e madh tё bujqёsisё, por si sfidё personale. Unё normalisht jam edhe specialist i fushёs, nё njё farё mёnyre i kam ndjekur problemet e bujqёsisё qё nё sistemin e kaluar edhe deri nё tranzicionin e dhimbshёm 23 vjeçar dhe kam kuptuar qё çёshtjet e pronёs janё ato qё mbajnё peng zhvillimin e vendit. Unё mendoj qё njё nga sfidat tona mё tё mёdha ёshtё qё tё arrihet konsolidimi i tokёs bujqёsore, bashkimi i tokave tё ndara me 7501qoftё nёpёrmjet shitblerjes, futjes sё tyre si aksione nё kooperativa apo ndёrmarrje aksionere tё perbashkёta, tё cilat nё njё farё mёnyre ulin koston e prodhimit, ekonomizojnё pёrdorimin e imputeve dhe janё konkuruese nё treg. Nga ana tjetёr ne ende kemi toka shtetёrore, kemi mbi 100 mijё ha toka shtetёrore, toka qё nё pjesёn mё tё madhe kanё qёnё toka tё refuzuara, nuk kanё qёnё tё ndara me 7501, plus ky kontigjent prej 18 mijё hekatrё tokё tё cilёsisё sё parё qё ne e morёm dhe synojmё ta fusim nё cikёl ekonomik. Kёtu ambicia ime ёshtё tё krijojmё tё paktёn ferma tip bujqёsore tё shkallёs sё gjerё tё kultivimit, prodhimit, tё ambalazhimit, tё transportit dhe tё tregtimit. Mё lejoni tё theksoj qё, unё se shpejti do tё kem kontakt serioz me njё nga investitorёt e parё, i cili do tё jetё i interesuar pёr tё shfrytёzuar 700 ha sipёrfaqe, një investitor norvegjez i cili ёshtё njё nga investitorёt mё tё fuqishёm nё fushёn e bujqёsisё nё europё, i cili synon qё tё marrё nё shfrytёzim njё sipёrfaqe 700 ha tokё pёr tё mbjellë kryesisht perime, pёr tё cilat ne kemi avantazhe pёr shkak tё klimёs, i cili do tё krijojё mundёsi punёsimi, zhvillimi tё kёsaj toke, natyrisht do tё ulё koston e prodhimit dhe ka edhe tregje tё garantuara pёr eksport, kёto do tё pasojnё pastaj me investime, me kёtё tokё ne synojmё modelet e zhvillimit modern tё bujqёsisё. Unё shpresoj qё kёto modele pastaj tё jenё interesante pёr t’u ndjekur edhe nga ata qё administrojnё ngastra tё kufizuara, pёr tё kuptuar qё pa bashkuar tokat dhe pa arritur njё sipёrfaqe qё tipikisht duhet tё kapёrcejё 300 ha pёr tё qenё ekonomikisht interesante pёr t’u zhvilluar nga pikëpamja e investimeve, tё ndjekin kёtё model suksesi dhe tё bashkojnё tokat mjetet e prodhimit  dhe tё hyjnё nё ndёrmarje tё pёrbashkёta.
Gazetari: Çfarë do t’u themi pronarёve, se duket se ata janё mё tё penalizuarit?
Panariti: Pronarёt duhet tё kuptojnё qё vetёm duke i vёnё nё lёvizje gjёrat, hapet dhe krijohet njё prespektivё e qartё kompesimi financiar pёr ta, sepse ndryshe do tё mbetemi vetёm me atё fond qё alokon buxheti i shtetit, qё ёshtё nё mos gabohem rreth1 milionё dollarë, i cili i fut kёta nё njё prespektivё 100 vjecare kompesimi. Nё rast se ne nuk gjenerojmё mekanizma tё tjerё burimesh financiare alternative pёr kompesimin e tyre, kuptohet koha e kompesimit tё tyre financiar do tё shkojё nё kalendat greke. Prandaj mekanizmi qё unё propozoj: çuarja drejt finales e 7501, t’i japim titujt e pronёsisё, t’i japim çertifikatat e pronёsisё, tё aplikojmё sistemin e taksёs si mekanizёm nxitës pёr kultivimin e tokave, tokat qё nuk kultivohen do tё taksohen mё shumё dhe nё rast se vazhdon moskultivimi do t’ju kthehen ish-pronarёve, ndёrkohё nga fondet qё krijohen nga taksimi, do tё alokohen nё njё fond tё veçantё qё do tё shkojё fondit tё kompesimit financiar plus kompesimit qё vjen nga buxheti i shtetit dhe realisht shkurtohet koha e kompesimit financiar. Ndёrkohё kemi 25 mijё ha, e cila ёshtё nё dispozicion tё Agjencisё sё Kthimit dhe Kompesimit tё Pronave dhe unё mendoj qё koha e kompesimit tё pronarёve shkurtohet dhe ata futen pёrpara njё prespektive reale tё kompesimit, natyrisht duke respektuar tё drejtat e tyre si pronarё tё ligjshёm.
Gazetari: Ju falenderoj dhe ju uroj suksese në këtë projekt kurajoz..
Intervistoi: Artur Nurja, A1 report