Intervistë per tv Agon Channel, emisioni Watching

Dt. 17.01.2014

Ministri Panariti: Buxheti 2014, një rritje 6% për bujqësinë 

Gazetarja: Z. Ministër: Statusin e vendit kandidat na i refuzuan?

Z. Panariti: Nuk do të përdorja fjalën refuzim, por shtyrje. Statusi është shtyrë për në qershor. Siç e dëgjuat nuk ka kushte shtesë nga BE…Mendimi im është se statusin e shtynë faktorë jashtë Shqiperise, jashte progresit te reformave që ka ndërmarrë Qeveria aktuale. Më shumë këta faktorë kane te bejne me probleme te brendshme te disa vendeve europiane si dhe ndikimin te vende të tjera të spektikeve të zgjerimit… Por unë jam i bindur se ne qershor do ta marrim statusin e vendit kandidat. Ne do të vazhdojmë reformat dhe do të kemi rezultate ne luften per korrupsion, ju këtë do ta shihni.

Gazetarja: Kreu i opozitës z. Basha ka bërë një listë të shkarkimeve në administratë dhe Ministria juaj bëri një reagim, ku thatë se lista është e pasaktë

Z. Panariti: Në fakt ajo listë është e pasaktë, treçereku i atyre njerëzve jane në punë dhe ju mund të vini t’i verifikoni..

Gazetarja: Z. minister, disa prej tyre jane në listë pritje, çdo të thotë listë pritje?

Z. Panariti: Në fakt reformat jane te dhimbshme, nevojiten shkurtime te buxhetit,  ne po tentojme qe buxhetin ta alokojme ne sektorin prodhues. Por struktura është dinamike dhe ne po shohim mundësinë te krijojme vende te reja. Për shembull Agjencia e Pagesave (AZHBR) synon të dyfishojë listën e të punësuarve, pasi kështu kërkohet nga BE, dhe shumica e njerezve ne listë pritje, do punësohen, pasi janë të parët e preferuar për t’u punësuar.

Gazetarja: Z. Ministër, bujqesia merr 50 % të fondeve IPA-s (Instrumenti para anëtarësimit në BE. Ky sector eshtë shumë I rëndësishëm. Por a keni marre ate qe duhet nga buxheti i qeverise?

Panariti: Buxheti i ketij viti eshte stabilizues. Ka nje rritje ne total 6% per bujqesine, por përsa i përket pagesave qe u shkojne fermereve subvencionet janë rreth 50% me shume. Por ka reduktime ne disa zera, psh shkurtime ne sherbime operative, te ekstensionit, por nuk ka shkurtime atje ku duhet per te rritur prodhimin për të rritur subvencionet.

Gazetarja: Z. Ministër, po mos ndoshta fermereve me nje dore ia jepni, me tjetrën ia merrni? E kam fjalën për cmimin e naftës që po rritet.

Z. Panariti: Në fakt çmimet e karburanteve janë një zë i vecante që kanë kosto te madhe në prodhim, vecanerisht ne serat me ngrohje ku shkon në 50%  të gjithë kostos prodhuese, ndersa ne sektorin e peshkimit shkon ne 70%  te kostos se produktit. Duam te gjejme nje metodë alternative për furnizimin me nafte me kosto te ulet ne bujqesi. Një ide ishte negociata me kompaninë Albetrol, e cila prodhon naftë D2, që është më e përshtatshme për përdorim në bujqësi. Sugjerojmë që kjo naftë të destinohet për bujqësinë me një cmim më të ulët me kosto 1100 lekë për litër, pra shumë çmim i ulët krahasuar me çmimin e naftës në treg. Ne na duhen për bujqësinë, për serat me ngrohje dhe peshkimin rreth 30 mije tone naftë.

Ka dhe një strategji në kuadrin e gazjellësit TAP, ku do t’u bëjmë thirrje fermerëve që operojnë  me serat me ngrohje të kthejnë teknologjinë nga ngrohja me naftë në ngrohjen me gaz. Këtë transformim mendojmë ta mbulojmë me subvencionet nga shteti. Gazi është më i leverdisshëm dhe ofron një perspektivë më të qëndrueshme.

Gazetarja: Z. Minister. A ka sektor ku ky buxhet duhej ta kishte mbuluar me mire?

Z. Panariti: Po. Sistemin e kullimit dhe vaditjes. Unë dhe sot në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese kërkova nga dy palet e politikes rritjen e fondeve për rehabilitimin e plotë të sistemit të kullimit dhe vaditjes dhe pata mbeshtetjen e tyre per te konsideruar rritjen e buxhetit në këtë pikë, pasi pa nje rehabilitim te tyre nuk merr vlerë as nje investim e asnjë ndërhyrje në infrasktrukturë.  Për këtë sektor ne kërkuam 100 mln lekë shtesë.

Përveç kësaj, për rehabilitimin e digave argjinaturave dhe sistemin vadites, ne do të përdorim vitin tjetër edhe fondet e Bankës Botërore dhe duke i kombinuar si fondet e buxhetit dhe këto të BB mund ta rehabilitojmë plotësisht këtë system.

Gazetarja: Z. Ministër, ju jeni ministër në këtë qeveri, keni qenë dhe në qeverinë e shkuar. Në politikat bujqësore çfare ka ndryshuar nga qeveria e meparshme?

Z. Panariti: Unë nuk dua t’i shoh gjerat bardhë e zi, por ka dallim parimor mes dy qeverive. Ne fushën e bujqesise, Qeveria e kaluar ka inkurajuar perpjekjen dhe jo rezultatin, pra ka nxitur zgjerimin e siperfaqjes së mbjellë dhe rritjes së numrit të krereve të bagëtive. Por ti mund te kultivosh nje sipërfaqe psh 5 dynym, por nuk ke perspektive te qarte. Merr parate dhe nuk ka garanci që t’i do ti futesh ne prodhim. Ajo që ne duam të bëjmë, është që të subvencionojmë rezultatin, pra kur produktin e përfunduar ta dorezosh në pikën e grumbullimit, atëherë  do marresh suvencionin në masën e duhur. Kjo e formalizon edhe fermerin si prodhues, pasi regjistrohet si subjekt. Pra kur fermeri e dorezon mallin ne pikat e grumbullimit, ai merr mbrapsht nje pjese te mundit të tij që mund të jetë 15, 20 apo 25 %. Kjo skemë gjithashtu e lidh prodhimin me agroperpunimin, pasi në pikat e grumbullimit bëhet seleksionimi i mallit sipas cilësisë, ku cilësia e  parë del në treg, pjesa tjetër shkon ne agroperpunim. Është fakt se ne Shqiperi prodhohet shumë, por problemi është se malli nuk del në treg. Pra në duhet të ngreme tregje medha dhe pikat e grumbullimit.

Gazetarja: Po ku do i gjeni këto para?

Z. Panariti: Këto tregje behen jo vetëm me fonde publike, por edhe me investime donatoresh. Ka donator të interesuar pasi kanë fitimin e tyre aty. Pra në nëse duam ta modernizojmë bujqësinë, duhet te operojme me tregje te shumices, magazina te medha frigoriferike dhe pika grumbullimi. Do i ndertojmë ne partneritet me privatin dhe ky do të jetë transformimi i madh i bujqesise.

Gazetarja: Kur do të ndodhë kjo?

Z. Panariti: Bujqesia kerkon kohe dhe durim, ndaj dhe mandatet e qeverise jane 4 vjet. Nese nuk i ben reformat që premton, penalizohesh me vote. Kjo do të ndodhe nese ne nuk i mbajmë premtimet.

Gazetarja: Progres raporti i BE i kushton shumë rëndësi sigurisë ushqimore. Por media shqiptare kur flitet për integrimin i kushton vëmendje vetëm kritereve të para të Kopenhagenit dhe atë që BE e ka primare, sigurinë ushqimore nuk e sheh si cështje me rëndësi. Cfare po ndodh me sigurine ushqimore? Po bëjmë një reformë të qëndrueshme apo thjesht disa aksione?

Z. Panariti: Shqetësimi juaj është shumë i drejtë.  Por ju siguroj se nuk janë thjesht aksione, pasi aksione janë kryer dhe më parë. Ne jemi të vendosur për të vendosur standard përfundimtare në sigurinë ushqimore. Bëmë fillimisht një fushate sensibilizimi, kerkuam nga qytetarët ta bojkotonin kete mish te shitur ne rruge dhe më pas kerkuam qe ta imponojme.  Larguam kafshet dhe therrjen e tyre në rrugë, krijuam mundesine t’i çojne ne pikat e atorizuara te therrjes, pasi kafshët s’mund te therren ne oborre apo dyqane te paautirozuara, por ne dyqane te licensuara kur marrin dhe vulen e veterinerit. Duhet qe shitja te behet ne banaqe frigoriferike, pasi kështu garantojme sigurine e konsumatorit.

Por ky system duhet te jete vertikal, dhe jo horizontal sic ka qenë deri tani, pasi zgjidhja nuk eshte kontrolli ne treg. Ti mund ta bllokosh në një treg një mall por ai mund të jetë shpërndarë gjithandej. Ndërkohë ne kemi ndërmarrë një perqasje të re, “nga ferma ne tavoline”, që do të thotë per here te pare ne kemi planin e monitorimit te mbetjeve ne bime, dhe jam i kënaqur që e arritëm këtë. Pra ne tani mund të monitorojmë gjithe zinxhirin, qe nga bima, e deri te ushqimet bimore dhe ato shtazore.

 

Gazetarja: Por edhe për këtë duhen para, duhen inspektorë, ku do i gjeni?

Panariti: Nje projekt IPA do financojë laboratorët e monitorimit të mbetjeve në bimë në rrethe, dhe më pas informacioni vjen online në Institutin e Sigurise ushqimore e Veterinare që është I certifikuar ndërkombëtarisht për një sërë analizash laboratorike. Aty informacioni që vjen nga rrethet do të përpunohet . Unë ju garantoj se viti që vjen do sjellë një ndryshim rrenjesor ne sigurine ushqimore. Ne nisem nje aksion dhe do ta vazhdojmë. Unë e kam deklaruar në një dalje publike se nuk do bej kompromis as me helmimet, as me infeksionet e as me kanceret. Ne nuk jemi kundër tregtarëve të vegjël dhe ata do të jenë në treg, por duhet të plotësojnë gjithë standardet, pasi tregtimin ata nuk duhet ta bëjnë në kurriz të konsumatorit.

 

Marrë me shkurtime, Intervistoi: Menada Zaimi, Agon Channel