Ministri Panariti interviste ne Agon Channel

Ju jeni një profesor i sigurisë ushqimore, kështu që jeni njeriu më ekspert  në këtë qytet për të komentuar këtë fushë. Kam një perceptim se në këtë qytet siguria ushqimore nuk është prioritet përsa i përket ushqimit të qytetarëve. Ajo që kam parë nëpër rrugë  është shumë e habitshme, njerëz që shesin peshk, mish, djath, ndonjëherë edhe nga kofanoja e një makine

 

Kjo është e vërtet. Unë ju falenderoj në rradhë të parë  për mundësinë që më krijoni nëpërmjet kësaj interviste . Është e vërtetë që situata e sigurisë ushqimore në pamje të parë nuk duket se përbën një shqetësim qytetarë, por kjo është në pamje të parë, pasi jam i sigurtë që në bisedat familjare, në diskutimet midis njerëzve gjithmon ka shqetësim në rritje ndaj sigurisë ushqimore, për arsye sepse në familjet shqiptare, në institucionet publike, në spitale, në qëndrat sociale, aty ku konsumohet ushqim dhe konsumohet tre herë në ditë, padyshim shqetësimi për sigurinë ushqimore qëndron dhe ndërgjegja qytetare është në rritje. Nëse realiteti nuk i përgjigjet këtij shqetësimi, ky është një tjetër aspekt dhe ka të bëjë me faktin që në këtë periudhë të vështirë të zhvillimit të ekonomisë shqiptarei e vetmja alternativë për pjesën më të madhe të prodhuesve dhe të shitësve, për të mbajtur familjet e tyre, është tregëtia në rrugë ngaqë është tregëti e vogël shpesh dhe informal edhe për rrjedhojë kjo tregëti është edhe shumë vunerabël, shumë më e prekshme nga veprimi i agjentëve ndotës, pasi nuk zhvillohet në kushtet e një infrastrukture të përshtatshme, zhvillohet buzë trotuareve, mes pluhurit, mes baltës, mes dielloit, mes shiut dhe për rrjedhojë shanset që këto produkte të jenë të ndotura janë shumë të mëdha, kur tregtohennë qëndra tregtare, nëpër banaqe frigoriferike, nëpër pika ku kontrolli veterinary dhe ai i shëndetit public është më i orjentuar dhe padyshim ku edhe kultura e tregtimit dhe respektimit të standarteve është e përshtatshme. Por si do të dalim nga kjo situatë? Natyrisht që dalja nga kjo situatë nuk është largimi me forcë i këtyre tregtarëvetë vegjël, pasi ne këtë e kemi provuar dhe nuk ka dhënë rezultat, ne i kemi larguar dy ditë dhe janë shfaqur pas dy ditësh. Problemi është që ne duhet të ndryshojmë përqasjen, përqasja do të jetë që edhe ata janë të mirpritur për të qënë të pranishëm në treg, ne nuk kemi absolutisht asgjë ndaj tregtarëve të vegjël, ata mund t jenë të pranishëm në treg, të tregtojnë prodhime ushqimore, por këtë duhet ta bëjnë brenda kuadrit ligjor të sigurisë dhe cilësisë ushqimore, brenda ligjeve shqiptare, natyrisht duhet të jenë të identifikuar dhe të regjistruar, pra të formalizohen dhe  të respektojnë normat dhe kriteret higjeno-sanitare. Shteti ka për detyrë, ndofta, që t’u krijojë atyre ambientet ku mund ta zhvillojnë këtë aktivitet brenda këtyre standarteve që përmenda pak më përpara, por në asnjë mënyrë unë nuk jam për t’i larguar ata me forcë. Madje do të thoja që në Europë kemi një kundër tendencë, ushqimi në rrugë po prevalon, pra nuk shikohet si një dicka negative, është një alternativë e shtuar dhe më afër qytetarit, prandaj dhe ne nuk kemi pse të mos ta ruajmë këtë trend. Mendoj që ushqimi nuk duhet të jetë vetëm ekskluzivitet i supermarketeve apo i pikave të mëdha të tregëtimit, natyrisht edhe tregëtarët e vegjël, shitësit e vegjël kanë të drejtë ta zhvillojnë këtë, por kjo do të bëhët gjithmonë brenda rregullave dhe kritereve të përcaktuara. Ne synojmë të zbatojmë një sistem europian të cilsisë dhe sigurisë ushqimore  të bazuar në principin europian nga ferma në tavolinë, një sistem që garanton gjurmushmërinë e produktit, pra që në çdo kohë qytetari të ket informacion ku është prodhuar ky prodhim ushqimor, në cilën fermë, nga cila kafshë, nga cila bimë, në cilin terren është kultivuar, nëse ky terren ka qënë i përshtatshëm i lirë nga plehrat kimike , insekticidtet, pesticidet,nëse janë respektuar afatet e pastrimit nga këto kimikate, si është transportuar, transporti a ka ndodhur në kushtet e përshtatshme të magazinimit dhe të ruajtjes në të ftohtë, si tregëtohet, ku tregëtohet dhe deri sa përfundon tek pjata e konsumatorit. Një sistem që në cdo kohë duhet të respektojë parimin e gjurmushmërisë, spse kjo është edhe kërkesa e standarteve europiane. Unë mendoj që konsumatori shqiptar ka të drejtë të ketë të njëjtat kërkesa përsa i përket cilësisë dhe sigurisë së ushimit, ashtu sikur se edhe konsumatori europian. Ne nuk kemi pse të diskriminojmë konsumatorin tonë, rreziqet janë të njëjta, si për një qytetarë italian ashtu edhe për një qytetarë shqiptar. Nuk kemi pse të marrim një rrisk më të lartë për qytetarin shqiptarë dhe duhet  që të insistojmë që edhe për qytetarin shqiptarë të respektojmë të njëjtat standarte sikurse edhe për qytetarin italian.

 

 

Kush është shqetësimi juaj më i madh kur mendoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?

 

Prokupimi im më i madh për sigurinë ushqimore është në rradhë të parë ndërgjegja e pamjaftueshme e qytetarit  dhe kjo duhet të ndryshojë fuqimisht . Unë mendoj që pa një  solidaritet qytetarë , i cili të jetë konfrontues ndaj rasteve të abuzimit, e kombinuar dhe kjo me një përgjegjësi më të madhe të institucioneve shtetërore dhe monitorim më nga afër të cilësisë së prodhimeve  do të sjell ndryshimin. Unë mendoj që Shqipëria është në rrugën e drejtë, ne po jemi përherë e më shumë prezent në të gjithë zinxhirin ushqimor, jemi pranë fermave, aty ku prodhohet, kemi programe të artikuluara të monitorimit, përditë e më shumë unë dhe bashkëpuntorët e mi jemi në media dhe po trajtojmë sëbashku me qytetarët rreziqet që vijnë nga ushqimi dhe të gjitha këto sëbashku, për mendimin tim, do të krijojnë atë që duhet, pra mbrojtjen e qytetarit, shëndetit publik nga kërcënimi që vjen nga ushqimi i ndotur.

 

Konsumatori shqiptar është në rrezik, kur blen këto produkte në rrugë?

 

Kjo është një pyetje shumë e mirë, unë do t’ju bëja një kundër pyetje, në rast se në mes të Romës dikush do të shiste peshk në govata, mendon se do të kishte ndonjë vlerë për romanin që do ta blinte?... Nuk besoj se do të kishte ndonjë qytetarë roman, italian, i cili do të blinte një peshk të tregtuar në mes të rrugës , në vaskat e improvizuara. Kjo  vjen ngaqë ka një kulturë të instaluar dhe një ndërgjegjësim të rreziqeve që vijnë nga kjo mënyrë tregëtimi. Në Shqipëri ka ende njerëz që e blejnë, marrin nën ndërgjegje një rrezik të madh për veten e tyre dhe për familjet e tyre. Detyra jonë është në rradhë të parë të rrisim sensibilizimin dhe ndërgjegjen qytetare, që produkte të tilla si mishi në mes të pluhurit dhe në mes të baltës, jashtë banaqeve frigoriferike dhe peshku i tregtuar buzë trotuareve është një rrezik i madh për shëndetin e tyre, fëmijëve të tyre edhe gjithë familjes.  Natyrisht përveç ndërgjegjësimit, se shteti nuk funksionon vetëm me ndërgjegjësim, por funksionon natyrisht edhe me imponim të akteve normative, por duke i kombinuar të dyja ne krijojmë terrenin e përshtatshëmqë një sistem të instalohet dhe të funksionojë, ane duhet t’i dekurajojmë, nuk është problemiqë do t’i largojmë me forcë, por ne duhet t’ dekurajojmë gradualisht që ata të jenë të pranishëm me tregëtimin e këtyre produktevenë vende të papërshtatshme dhe padyshim kjo ka nisur dhe ndryshimi ka filluar. Ju po të ishit përpara katër muajshnë tregun që ndodhet 100 metra larg Sheshit Skëndërbej, ju do të shikonit pula, do shikonit mish të varur në mes të ditës, mes pluhurit, do shikonit djath, gjalp të tregtuar jashtë kushteve. Tashmë këto nuk ndodhin, natyrisht ndodhin diku në periferi të Tiranës dhe ju e keni dëshmuar, por ne po shtrihemi gradualisht. Ndërkohë nuk po rreshtim me spotet publicitare për rreziqet që prodhimi i till, i tregtuar në kushte të papërshtatshme ka për konsumatorin, ky është një proces dhe ne përditë e më shumë po ecim.

 

Si mund të mbrohet konsumatori,dhe mbi të gjitha, çfarë mund të bëni ju? Psh. Mund t’i ndaloni këta shitës ambulant të shesin në rrugë, mund ti dërgoni policinë dhe t’i përzini, apo ato kthehen prap?

 

Kjo nuk mund të bëhet duke dëmtuar interesa shumë më të mëdha që janë shëndeti qytetarë,shëndeti public. Ju, besoj se e keni të qartë se një prodhim i  kontaminuar mund të helmojë gjysmën e qytetitdhe në këtë mes dëmtimi për shëndetin publikështë shumë më i madh se sa fitimi që ai mund të  ketënga tregtimi i produktevetë tilla. Kështu që ne natyrisht do të imponohemi, por nga ana tjetër duhet të mendojmë si t’ju krijojmë kushte alternative këtyre prodhuesve të vegjël, në mënyrë që ta ushtrojnë aktivitetin e tyre sepse mbajnë familjet, por duke respektuarnormat higjeno-sanitaredhe ligjet në fuqi për tregtimin e produkteve, kjo është sfida. Unë kam biseduar edhe me Bashkinë e Tiranëspër të krijuar natyrisht mundësinë e tregjeve të veçantadhe infrastrukturë së përshtatshme që këta tregtar të vegjël të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Më lehtë këta mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre zarzavatet, perimet dhe frutat, por për prodhimet me origjinë shtazore kjo është shumë delikate, për arsye sepse duhet të kenë investime të mëdha dhe infrastrukturë të shtrejntë, siç janë banaqet frigoriferike, ujë të rrjedhshëm,ambjente ku normalisht të mos ketë shance për ndotjen nga mikrobet, kurse, për çështjen e zarzavateve dhe perimeve kuptohet, kjo çështje nuk është edhe aq kritike, pasi tregëtarë ambulanttë frutave dhe perimeve unë kam parë edhe në Romë, në Itali, por nuk akm parë tregtarë ambulanttë mishit dhe të qumshtit me coca-cola ( shishe plastike), pasi këto janë një rrezik publik, apo të peshkut në trotuar.  Do të bëjmë një diferencim tregtuesit e zarzavateve e perimeve të freskëtamund të vazhdojnë, natyrisht në vende të caktuara dhe pasi të jenë të regjistruar dhe identifikua, kurse për prodhimin shtazor ne do të jemi kategorik, më vjen keq ta them por do jemi kategorik. Ne nuk mund të lejojmë që qumshti të shitet me  coca-cola, ku siç thatë pak më përpara ajo shishe një ditë më përpara mund të ketë qënë e mbushur me benzinë dhe rimbushet me qumësht, por do jemi kategorik edhe për peshkun që shitet në govata, do jemiedhe për mishin që varet në ms të pluhurit dhe baltës dhe këtu nuk do kemi kompromise.

 

Problemi i sigurisë ushqimore në një qytet nuk është vetëm çështja e disa ambulantëve që shesin peshkun në rrugë, është një problem i të gjithë qytetit. Mund të më thoni progresin që është arritur në këto muajt e fundit për të garantuar sigurinë ushqimore, panvarësisht atyre shëmbujve që ne përmendëmmë, dhe mbi të gjitha atë që mbetet akoma për tu bërë për Shqipërinë, për të arritur standartet europiane.

 

Vërejtja juaj është e drejtë, kjo është vetëm maja e ajsbergut, pjesa më e dukshme, pjesa e tregtarëve të vegjël që shesin jashtë kushteve të përshtatshme të tregtimit, por sfida e madhe e sigurisë ushqimore në Shqipëri është ndërtimi i një sistemi. Ne dri tani kemi pasur një sistem horizontal të sigurisë ushqimore, merreshim vetëm me tregjet, por në tregje është vonë, kur një prodhim del në tregdhe është i ndotur është e pamundur të kontrollohet, mund ta bllokosh në një segmenttë tregut por nuk mund ta kontrollosh në tërësinë e tij, prandaj sistemi duhet të jetë vertikal. Një sitem që mbështetet tek parandalimi dhe jo tek bllokim dhe sistemi nga ferma në tavolinë është një sistem që bazohet tek parandalimi tek monitorimi, tek kontrolli i të gjithë zinxhirit ushqimor duke filluar që nga fara, duke filluar që nga bima, duke filluar që nga kafsha dhe pastaj deri tek nënprodukti, mënyrën se si prodhohet, se si paketohet, si ambalazhohet, si transportohet dhe deri sa përfundon në pjatën e konsumatorit. Ky është një sitem modern i kontrollit të sigurisë ushqimore që  ndryshon totalisht nga sistemi që deri tani është zbatuar dhe kjo është sfida jonë, të ndërtojmë një sistem dhe natyrisht gjithë bazën institucionale ligjore në mënyrë që sistemi të jetë funksional.

 

Ju jeni i kënaqur me nivelin e kontrolleve dhe analizave që bëhen?

Absolutisht jo, nuk jam aspak i kënaqur. Mendoj që ne duhet të rrisim kapacitetet monitoruese nga ana e institucioneve, qëndrave sanitare, të gjithë faktorëve që merren me monitorimin e cilsisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore. Ne kemi një Autoritet Kombëtarë të Ushqimit, i cili është autoriteti më i lartë i kontrollit të sigurisë ushqimore në vend dhe natyrisht laboratorët rajonal të cilët merren me  monitorimin periodic të prodhimeve ushqimore dhe ky monitorim do të vazhdojë, por ndërkohë paralelisht duhet të vazhdojë ndërgjegjësimi qytetar, rritja e edukimit në shkolla për çështjet e sigurisë ushqimore, për smundjet e transmetueshme nëpërmjet ushqimit dhe për rreziqet që ndotjet e ushqimit kanë për shëndetin publik. Duhet ta fillojmë që në kopësht ,duhet ta fillojmë që në shkollën fillore dhe ta vazhdojmë këtë si pjesë e edukimit deri në universitete e përtej. Ndërkohë edhe medjat duhet të jenë alëat i jonë, nuk duhet tëlodhen që nëpërmjet spoteve publicitare të sensibilizojnë publikun deri sat ë krijohet ajo masë tipike e ndërgjegjes qytetareqë edhe kur dikush t’i shpëtoj monitorimit dhe të dal në tregnë mënyrë të papërshtatshme, të bojkotohet nga konsumatori. Duhet të kemi një partneritet midis konsumatorit, ndërgjegjes së tij për të bojkotuar një produkti cili që në dukje është i pasigurtë, me kuadrin institucional dhe monitorues dhe kjo do të përbëj ndryshimin.

 

Nëse e kam kuptuar mirë, është një pjesë e kontrollit sanitar por edhe një pjesë e sensibilizimit të opinjonit publik edhe nëpërmjet medias?

Vetëm kështu mundet të përballohet. Kjo nuk mund të jetë vetëm kompetencë e institucioneve shtetrore të cilët natyrisht kanë planet e monitorimit, planet e analizave, kanë kuadrin ligjor dhe institucional që imponohet në treg dhe në prodhim por kjo është e pamjafteshme në rast se nuk ka mbështetje qytetare.  Mbështetja qytetare është e domosdoshme, pasi ajo e kombinuar me kuadrin institucional dhe atë analitik të institucioneve përkatëse bën të mundur që t’u ndërpritet rruga njëherë e mirë  abuzimeve me ushqimindhe tregëtimin e tij jashtë normave higjenosanitare dhe jashtë kushteve të tregëtimit.

 

Ju mund të shikoni tani drejtpërdrjt në kamera dhe të flisni me konsumatorin shqiptar dhe t’i thoni çfarë mund të bëjnë  për të blerë produkte të sigurt.

T’i drejtohen pikave të autorizuara dhe të çertifikuara për blerjen e prodhimeve të tyre, t’i largohem rrugës, t’i largohen trotuareve, t’i largohen pluhurit, t’i largohen baltës, pasi një prodhim i cili tregtohet në mes të pluhurit në mes të baltës, në mes të diellit, në mes të shiut, jasht kushteve të ruajtjes është ushqim i ndotur, është prodhim i cili dëmton shëndetin e tyre, të fëmijëve të tyre dhe për rrjedhojë përbën edhe një rrezik të madh publik. Prandaj të dashur qytetarëlargojuni këtyre produkteve të pasigurta të rrugës, drejtojuni produkteve që tregëtohen në qëndra të miratuara, në tregje të pajisura me infrastrukturën e përshtatshme, me banaqe ftohës dhe me kushte të përshtatshme, vetëm aty mund të gjeni sigurinë dhe cilësinë e prtenduar për prodhimet e tyre ushqimore. Natyrisht kjo është në dorën e gjithsecilit, padyshim ne si shtet do të bëjmë të mundur që ju të keni si ofertë vetëm prodhime të sigurta, por është edhe në dorën tuaj.

 

Faleminderit!