Postuar më: 22 Shtator 2017

Asnjë therje jashtë thertoreve

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjës për të paralajmëruar aksionin e parë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të marrë në kuadër të përmirësimit të standarteve të sigurisë ushqimore në vend.

Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve te licensuara ose jo, te cila jo në të gjitha rastet i plotësojnë standartet, më pas do të ndërhyet me regullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre duke përfunduar me pikat tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.

“Kam zgjedhur pikërisht këtë stabiliment për të dhënë një mesazh për të gjithë konsumatorët por edhe ata operatorë në fushën e prodhimit të ushqimeve”

“Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për rregullim.”

Peleshi gjtihashtu deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve dhe se do të mbyllen të gjitha pikat e therjes që nuk plotësojnë standartet, pa lenë mënjanë përgjegjësinë e cdo autorizimi të lëshuar nga Drejtoritë e AKU në të gjithë vendin.

“Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit”

Kjo nismë është e rëndësishme së pari për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorin vendas, por është edhe një hap i rendesishem drejt hapjes së tregut të podukteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.