Postuar më: 29 Shtator 2017

Deklaratë e MBZHR për rastin e denoncuar nga Fiks Fare më 29/09/2017

Duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara në datën 29 shtator 2017, në emisionin investigative “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, ku raportohen disa raste të përpunimit dhe tregtimit jashtë cdo standarti të produkteve me bazë shtazore, konkretisht mishit dhe qumshtit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke shprehur shqetësimin për një problëm që ka shoqëruar vendin tonë gjatë 27 viteve, njofton:

Në vizionin e MBZHR dhe të qeverisë shqiptare, modernizimi dhe sistemimi i therjeve, nuk është vetëm prioritet dhe nevojë ligjore, por është sfida kryesore e 100 ditëve të para, përsa i përket sigurisë ushqimore.  

Përtej nevojës së shtimit të kontrollit nëpërmjet aksioneve dhe nismave, sot më e rëndësishme është ngritja e një sistemi që funksionon pa rrjedhje.  

Mbyllja e pikave që nuk plotësojnë standartet – Rishimi i standarteve ekzistuese dhe përmirësimi i tyre, shoqëruar këto patjetër me mbeshtetje nga AZHBR, është rruga. Luftë pa kompromis cdo abuzimi!

Duke ju falenderuar për punën e palodhur në shërbim të informimit të publikut, ftojmë emisionin Fiks Fare dhe të gjithë mediat dhe aktorët e tjerë të bëhen aleate të kësaj reforme që do ti japë zgjidhje njeherë e përgjithmonë disiplinimit të mishit dhe qumshtit në vend.