Postuar më: 20 Nëntor 2017

Deklarate per media, reagim mbi denoncimet e qytetareve mbi aktivitetin e AKU Fier

Vlerësova të bëj këtë dalje publike për të bërë të njohur një rast që ka forcën e një modeli të bashkëqeverisjes me qytetarët.

Nisur nga denoncimi qytetar mbi veprimtarinë e Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,  në Qarkun Fier, kam urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të AKU të bëjë verifikimet dhe ndërhyrjet e nevojshme.

Dje dhe sot, mbas denoncimit qytetar, rezulton se veprimtaria e AKU në Qarkun Fier ka qënë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Për rrjedhojë kam urdhëruar marrjen e masave të menjëherëshme ndaj personave përgjegjës, duke filluar nga Drejtori i AKU dhe duke vazhduar me inspektorët përgjegjës në Qarkun Fier.

Jemi të vendosur ti japim fund kulturës së fajeve pa fajtor sidomos në zinxhirin e kontrollit të sigurisë ushqimore, ndaj gjykova se vlen ta ndaj me publikun, këtë qëndrim, i cili në fakt dalë ngadalë, ose shpejt do të kthehet në një kulturë institucionale për ti shkuar mbrapsh në të gjithë zinxhirin e kontrollit cdo gjetjeje në kundërshtim me standartet e sigurisë ushqimore që inspektorët e AKU do të realizojnë gjatë veprimatrisë së tyre

Inkurajoj të gjithë qytetarët si dhe bizneset të denoncojnë cdo rast të cënimit të sigurisë ushqimore.

Dua ta theksoj se sot siguria ushqimore nuk është thjesht një PRIORITET, por është një DOMOSDOSHMËRI. Siguria ushqimore nuk ka të bëjë me një qasje politike, nuk ka të bëjë me një qëndrim politik të një partie apo të një partie tjetër, nuk ka të bëjë me dy alternativa të ndryshme politike, siguria ushqimore është një për të gjithë, ka lidhje me jetën , ka lidhje me shëndetin ka lidhje mbi të gjitha edhe me të ardhmen, me shëndetin e fëmijëve por dhe të konsumatorëve shqiptarë

Ndaj nuk do të mirëkuptoja, madje do të apeloja, të gjitha forcat politike që në qoftë se deri më sot nuk e kanë gjetur dot forcën ti bashkohen reformave apo programeve tona qeverisëse, të paktën në cështjet e sigurisë ushqimore duhet të bëjmë një pakt kombëtar bipartizan, jo politik dhe të mos cënojmë, të mos ndalojmë, një aktivitet, një reformë e cila me shpejtësi po jep rezultate të qënësishme dhe padyshim, kjo reformë ka nevojë për inspektorë të AKU dhe gjithë institucioneve të tjera etikë me integritet dhe që ushtrojnë aktivitet në zbatim të ligjin. Cdo kontroll që do të konstatoj, mbas denoncimit qytetar apo veprimtarisë të AKU, do të konstatoj inspektorë, apo aq më keq, përgjegjës dhe drejtues, që si në rastin e Fierit abuzojnë me ligjin dhe detyrën, duke kontrolluar apo duke ushtruar një aktivitet i cili del nga korniza ligjore do të ndëshkohet me forcën e ligjit

shqiperiaqeduam.al ËSHTË PLATFOMA E BASHKËQEVERISJES ME QYTETARËT.

Distancën e qeverisë nga qytetari, kjo platfomë e bën sa një mesazh.

Integriteti i nëpunësve civil dhe forca e re që na jep bashkëqeverisja do të bëjnë të mundur :

Së pari, sherbime te shpejta dhe cilesore per qytetaret dhe së dyti eliminim të rryshfetit dhe korupsionit ne zyrat e shtetit.