Postuar më: 22 Prill 2014

Fjala e Ministrit Panariti në Konferencen: “Nga bujqësi e mbijeteses te bujqesi e zhvillimit”

I nderuar z. ZvKryeminister, te dashur fermere e perfaqesues agrobiznesit, te nderuar specialist te bujqesise.

Sot eshte dita e tokes, atje ku vendoset dhe fillon e lulezon bujqesia. Nuk ka dite me te pershtateshme se sa kjo per te bashkebiseduar se si dhe sa mund ti sherbehet me mire asaj, se si dhe sa frutet e saj ti sherbejme me mire rritjes dhe zhvillimit.

Ne te gjithe dialogun e zhvilluar sebashku kemi qene te nje mendjeje se bujqesia nuk ka nevoje per ndihme sociale, por ajo kerkon mbeshtetje per rritje, zhvillim, perpunim prodhimesh dhe eksport. Sepse vetem ne kete menyre ajo rrit te ardhurat per fermeret, per ekonomine kombetare dhe krijon vende pune per mijera njerez duke u shnderruar ne nje motor mireqenie.

Perpara nesh ka dy rruge te dashur miq, e per rrjedhoje vetem dy zgjedhje. Te mbajme  gjalle bujqesine e mbijeteses, e cila vegjeton duke prodhuar me kosha e shporta, te mbajme me kembe nje menyre prodhimi qe  zvarritet duke shitur buze rruges dhe anes trotuareve , ti dorezohemi nje prodhimi te pastrukturuar kaotik jashte standarteve  dhe te pasigurte ?

Ne se do te bejme kete zgjedhje, atehere ne vendosim qe te cfilitim dhe rraskapitim bujkun dhe fermerin, duke e detyruar ate te beje edhe prodhuesin, edhe grumbulluesin, transportuesin si dhe te harxhoje me ore te tera ne dyzimin, ne dilemen e shitjes ose jo te prodhimit. Ne se bejme kete zgjedhje, ne vendosim per mbijetesen si standard, postulojme per te ardhura te pakta dhe te pasigurta, per mungese shprese dhe braktisje te fshatit.

Por, nese zgjedhim dhe ne kete kemi zgjedhur qe te mbeshtetim bujqesine e zinxhirit te vlerave, bujqesine qe lidh prodhimin me tregun, bujqesine ku fermeri e ka te shitur prodhimin qe ne sere, dhe are bujqesine qe prodhon me fara, fidane dhe raca te zgjedhura, bujqesine e teknologjive te perparuara dhe te rendimenteve te larta, bujqesine e standarteve me te larta te cilesise dhe te sigurise, atehere ne vendosim per rritje, vendosim per zhvillim, mireqenie dhe nivel te larte jetese. Ne vendosim per rimekembjen e ekonomise kombetare, rritje te ardhurash, punesim, rritje dhe zhvillim.

Qe te arrijme kete,  parate tona do te shkojne kryesisht per investime gjitheperfshirese. Per kete aresye kemi rritur kete vit ne kuadrin e skemave kombetare te pagesave per bujqesine, me 60% fondet per investime ne bujqesi e blegtori.

 Keto fonde do te shkojne per ndertimin e asaj qe i mungon me se shumti bujqesise tone, te eneve ku grumbullohet, gatuhet dhe shperndahet, prodhimi. Nese nuk veprojme keshtu atehere do te prodhojme mbledhim dhe shesim vetem “therrime”. Ne se nuk veprojme keshtu do te mbledhim vetem “qindarka” per gjallese.

  Prandaj ju dhe ne me keto para jemi te vendosur te inkurajojme dhe mbeshtetim  ndertimin e serave, pikave te grumbullimit ,te ruajtjes dhe shitjes te prodhimit. Keto jane qendra ku jo vetem grumbullohet dhe shiten e paketohen prodhimet, por ku njekohesisht ofrohet keshillim dhe ndihme teknike per fermerin, ku shperndahen fara e plehra te kontrolluara dhe te certifikuara, ky mbyllen kontrata dhe kryen pagesa. Dhe te gjitha keto vetem ne nje vend, brenda te njejtes qender duke ju kursyer, fermereve dhe agroperpunuesve kohe, mund e para. Njekohesisht do te paguajme fermeret, per futjen dhe zbatimin e teknologjive te perparuara te rendimenteve te larta, sepse pa maksimalizuar prodhimin bimor dhe shtazor, nuk mund te jemi konkurues dhe te pranishem ne tregje.

Te dashur fermere dhe prodhues. Ne perdorimin e fondeve per buqesine, do te jemi pragmatiste, duke u orientuar gjithnje dhe me shume drejt rezultatit dhe jo thjesht perpjekjeve. Kjo sepse fondet tona jane te kufizuara, dhe ne nuk kemi mundesite financiare as te Gjermanise as te Frances dhe Holandes.

 Sherbimi me i madh qe mund ti bejme fermerit, eshte ti terheqim dhe tja blejme prodhimin e tij nga serat, arat dhe stallat.

E kete do ta bejme, duke e ftuar dhe inkurajuar ate qe ta prodhoje dhe ta dorezoje ate ne pikat e grumbullimit dhe te magazinimit. Atje prodhimi do te grumbullohet, peshohet dhe klasifikohet dhe vetem atje fermeri, pervec shitjes se garantuar do te marre pas ne trajten e pagesave direkte nje pjese te mundit dhe djerses se tij per cdo kg apo liter prodhim te dorezuar dhe te shitur.

Ketu ne kemi rastin dhe mundesine e vetme, per te identifikuar dhe regjistruar prodhuesit duke shnderruar bujqesine shqiptare nga 90% informale ne teresisht formale. Vetem ketu ne kemi rastin dhe mundesine e vetme per ti dhene bujqesise dhe prodhimit te saj, fizionomine europiane, kemi ne dore, mjetin e futjes te saj ne binaret e pakthyeshem te integrimit.

Per kete aresye, mbeshtetja dhe pagesat tona direkte per fermeret, jane te orientuara ne nje mase te madhe drejt rimbursimit te cmimit per prodhimet qe prodhohen dhe dorezohen ne keto qendra.

Per kete aresye ne kemi rastin per te katalizuar, kthesen historike te bujqesise tone. Ne po shnderrojme cdo dite, cdo muaj  bujqesine e mbijeteses ne bujqesine e tregut, eksportit dhe te vleres se shtuar.