Postuar më: 29 Mars 2017

Mblidhet në Ministrinë e Bujqësisë Komiteti i Monitorimit të IPARD-II

Mblidhet në Ministrinë e Bujqësisë Komiteti i Monitorimit të IPARD-II

IPARD-II, 95 milionë euro për investime në zonat rurale deri në vitin 2020

Zv.Ministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi: Ky komitet, hap i rëndësishëm për zbatimin e programit

Telegrafi: Zhvillon bujqësinë, zonat rurale dhe rrit konkurueshmërinë e produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, u zhvillua sot takimi i Komitetit të Monitorimit të IPARD II. Në këtë takim mori pjesë dhe Zëvendësministri i Bujqësisë, Z.Roni Telegrafi, Liam Breslin, drejtues i IPARD-it, anëtarë të Komitetit Monitorues, përfaqësues nga KE dhe grigor Gjeçi, Drejtori i Programimit dhe e Vlerësimit të Politikave Rurale në MBZHRAU.
“Ky komitet konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm për fillimin e zbatimit të programit, si një nga instrumentat kryesor të sektorit bujqësor dhe të zhvillimit rural drejt rrugës së Integrimit Evropian, nëpermjet rritjes së konkurueshmërisë së produkteve bujqësore, agro-ushqimore, si edhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. Bujqësia mbetet një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së Shqipërisë. Në vitet e fundit, bujqësia vazhdoi të kontribuojë afërsisht në një të pestën e vlerës së shtuar bruto të vendit dhe rreth gjysma e të punësuarve janë të punësuar në bujqësi, përqindja më e madhe kjo në krahasim me të gjitha vendet e tjera të rajonit”, tha Telegrafi. Sipas tij, Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar Marrëveshjen Sektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për menaxhimin dhe zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Republikën e Shqipërisë nën instrumentin e asistencës paraaderuese në fushën e politikës “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural “ IPARD - II, me ligjin Nr 30/2016, ndërkoë që Trupat Teknik janë identifikuar, trajnuar dhe vazhdon puna për të rritur kapacitetet e tyre për të bërë kontrollet e standarteve minimale kombëtare dhe ato evropiane përpara përfundimit të investimeve. “Sfida që kemi përpara për të përthithur buxhetet e akorduara nga programi IPARD është shumë e madhe, pasi ky Program ka miratuar nje buxhet prej 71 milion Euro nga Komisioni Evropian dhe 24 milion Euro grant nga Qeveria Shqiptare (ne raportet 75% BE: 25% Qeveria Shqiptare), pra janë në dispozicion për investime në Zonat Rurale një buxhet prej 94 Milion Euro grant për periudhën 2014 - 2020. Po të kemi parasysh që granti për çdo investim fillon nga 50% deri 80 %, do të jetë në dispozicion një fond prej më shumë se sa 180 Milon Euro për tu investuar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”, tha Zëvendësministri i Bujqësisë.

Në kuadër të rrugëtimit për hyrjen e Shqipërisë në familjen Evropiane një nga sfidat e rëndësishme është edhe përgatitja e bujqësisë dhe zonave rurale nëpërmjet rritjes së standarteve, përmirësimit të produktivitetit nëpërmjet prezantimit të teknologjive të reja si dhe modernizimit të këtij sektori. Një nga pesë komponentët e IPA-2 si instrument i ndihmës para adermit është fusha e 4 e politikave të BE-së , IPARD-i. Këto investime do të kenë një impakt pozitiv si në përmirësimin e standarteve të cilësisë së ushqimit po ashtu edhe në rritjen e standarteve të sigurisë ushqimore drejt atyre të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. 
Takimi i realizuar sot i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD–II, si një institucion i rëndësishëm vendimarrës për investimet në zonat rurale. Ky Komitet drejtohet nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti dhe ka përbërje perfaqesues nga të gjithë grupet e interesit për zhvillimin e sektorit Bujqësor dhe atij Rural. Si perfaqesues nga ministrite e linjes si Ministrja e Integrimit Evropian Zj. Klajda Gjosha, Zv.Ministri i Financave Z. Erjon Luçi dhe perfaqesues te drejtorive perkatese, perfaqesues nga shoqeria civile shoqata te sektoreve te bujqesise,turizmit apo agro-mejdisor,perfaqesues nga sistemet financiare dhe donator te huaj. Në këtë takim morën pjesë Drejtuesi i IPARD në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Z. Liam Briesli, Task Menaxheri për Shqipërinë Z.Marius Lasdinis dhe përfaqësues të lartë nga delegacioni Evropian në Tiranë.

Ky komponent ka për objektiv të përgjithshëm rritjen e konkurueshmërisë të produkteve bujqësore Shqiptare nëpërmjet përmirësimit të standarteve drejt atyre Evropiane, si dhe zhvillimin e zonave rurale nëpërmjet aktiviteteve të tjera jo bujqësore duke diversifikuar këto aktivitete bazuar në burimet natyrore dhe njerzore si dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së banorëve të këtyre zonave. Një objektiv tjetër spacifik i Programit IPARD është edhe respektimi i standarteve të shëndetit të njerëzve, bimëve dhe kafshëve, mirtrajtimin e kafshëve, mbrojtjen e ambjentit dhe siguria në punë. 
Programi IPARD – II është aprovur nga Komisioni Evropian në muajin të Korrik të 2015. Marëveshja Sektoriale për zbatimin e këtij Programi është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr. 37/2016 me datë 18 Mars 2016 dhe zbatimi i këtij programi do të fillojë në vitin 2017. 
Masat mbështëse të këtij programi konsistojnë në investimet në aktive fizike të fermave bujqësore; investimet në aktive fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit; asistenca teknike; shërbimet këshillimore; zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit; zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit etj.
Ky Program ka miratuar nje buxhet prej 71 milion Euro nga Komisioni Evropian dhe 24 milion Euro grant nga Qeveria Shqiptare dhe janë në dispozicion për investime në Zonat Rurale një buxhet prej 94 Milion Euro grant për periudhen 2014-2020.