Postuar më: 26 Prill 2017

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, përuron në Bruksel, stendën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Prodhimeve të Detit

Shqipëria, për herë të parë me një stendë dhe kompani përfaqësuese në këtë panair

Panariti merr mbështetje për sektorin e peshkimit nga Zv.Ministri i Bujqësisë dhe Peshkimit të Italisë

Panariti: Këtë vit, eksportet e produteve të detit u rritën me 50 për qind, falë mbështetjes së këtij sektori nga Ministria e Bujqësisë

Për herë të parë, industria e peshkut dhe prodhimeve të detit, kanë një pavion të tyre në një panair botëror. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, përgjatë ditës së sotme, përuroi pavionin e parë shqiptar në Panairin Botëror të Prodhimeve të Detit, i cili po zhvillohet në Bruksël.

Mes qindra stendave nga e gjithë bota, ndodhej dhe stenda e Shqipërisë, e cila u vizutua në ditë e parë të panairit, nga autoritete të ndryshme botërore dhe kompani të mëdha të kësaj industrie. Ndërsa të pranishëm në këtë përurim, veç Z.Panariti, ishin edhe Zëvendësministri italian i Bujqësise dhe Peshkimit, Castiglione dhe Drejtori i Përgjithshëm i Peshkimit të Italisë.

Shqipëria përfaqësohej në pavionin e saj në këtë panair me dy kompani, me “Almarin”, që është investimi më i madh italo-shqiptar në akuakulturë dhe me “Koral”, kompania shqipëtare e përpunimit të prodhimeve të detit.

Zv.ministri italian i Bujqësisë e përgëzoi ministrin Panariti për arritjet në sektorin e peshkimit dhe e siguroi për mbeshtetjen e Italisë në këtë sektor.

Ministri Panariti theksoi gjatë bisedës me zyrtarët pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të stendës shqiptare se, në sajë të mbështetjes së këtij sektori, prodhimi dhe eksportet këtë vit u rritën me 50 për qind më shumë se një vit më parë, gjë që mundësoi edhe praninë për herë të parë të Shqipërisë, me një stendë të veten në këtë panair ndërkombëtar.