Postuar më: 28 Mars 2017

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tri marrëveshje bashkëpunimi me homologun Turk, Faruk Çelik

Marrëveshjet me Turqinë, për veterinarinë, sigurinë ushqimore dhe kapacitetet laboratorike

Nënshkrimi i marrëveshieve, gjatë Forumit të Agrobiznesit Shqipëri-Turqi

Panariti: Këto marrëveshie i forcojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet tona, veçanarisht në fushën e bujqësisë

Ministri Panariti: Studimi i nevoja dhe avantazheve të të dy vendeve, si dhe firmosja e këtij dokumenti, nxisin dhe forcojnë zhvillimin e bujqësisë dhe fermerët

Panariti: Biseduam për problemet e sëmundjeve të kafshëve, për çeshtje të sigurisë ushqimore dhe kapacitetet laborëtorike dhe kemi mbështetjen e Turqisë

Ministri turk Çelik: Duhet të shtojmë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Çelik: Të dy vendet të përcaktojnë përparësitë dhe nevojat dhe të fillojmë punën e menjëhershme

Çelik: Bujqësia është sektor, kërkesat ndaj të cilit janë gjithmonë në rritje

Bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, çështjes së sigurisë ushqimore dhe rritja e kapaciteteve laboratorike, ishin tri marrëveshjet e nënshkruara sot mes Ministrit shqiptar të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Adminstrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti dhe homologut Faruk Çelik, Ministër i Turqisë për Ushqimin, Bujqësinë dhe Veterinarinë. Të dy ministrat morën pjesë në Forumin e Agrobiznesit Shqipëri-Turqi, ku merrnin pjesë rreth 70 përfaqësues të kompanive turke dhe shumë të tjerë shqiptarë, aktivitet ky që kishte për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit me dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Ministri Panariti deklaroi se, ky aktivitet do t’i japë një shtysë më të madhe bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanarisht në fushën e bujqësisë. “Gjatë takimit të veçantë që pata me Z.Çelik, ai u shpreh se ky forum vjen natyrshëm, si tregues i marrëdhënieve të mira të vendeve tona. Sigurisht, detyra jonë si politikatë, është që t’i çojmë më tej këto marrëdhënie dhe t’i forcojmë ato”, theksoi Z.Panariti, sipas të cilit, “Shqipëria dhe Turqia kanë shumë të përbashkëta, mundësi zhvillimi të mëtejshëm të bashkëpunimit e tregëtisë, si dhe të rritjes së kapaciteteve”. Sipas ministrit shqiptar të Bujqësisë, të dy vendet janë anëtarë të NATO-s dhe të dyja e duan anëtarësimin në BE, ndaj dhe përpjekjet tona janë të përbashkëta për zhvillimin e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Turqisë. “Jam i bindur që ju, përfaqesuesit e bizneseve turke që keni ardhur me Z.Çelik, për të marrë pjesë në këtë forum, do të finalizoni marrëveshiet që unë dhe homologu turk, do të nënshkruajmë sot”, theksoi Z.Panariti, gjatë fjalës së tij në punimet e Forumit të Agrobiznesit. Duke folur për mënyrat e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Turqisë, ministri Panariti e vuri theksin te plotësimi i njëri-tjetrit nga ana e të dy vendeve, te plotësimi i nevojave. “Të dy vendet kanë avantazhet e veta dhe studimi i mirë i tyre, i bën Shqipërinë dhe Turqinë mjaft konkuruese. Njëri vend ka nevojë për dicka, e tjetri për diçka tjetër. Ndaj dhe vetëm nevojat se secilit vend për prodhim dhe konsum, të alternuara mirë, e zhvillojnë bujqësinë. Me këtë rast, dëshiroj të falenderoj Qeverinë turke për ndihmen që na ka dhënë veçanarisht në kohën e përmbytjeve, kur kërkesës tonë iu përgjigjen menjëherë me mjete të rënda motorrike”, tha Z.Panariti.

Me tej, ministri shqiptar foli edhe për ecurinë e bujqësisë shqiptare dhe rritjen e saj në 4 vitet e fundit. “Bujqësia në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta. Baza dhe avantazhet tona për eksportet jane fruta-perimet, peshku dhe bimët medicinale. Kemi përmirësim të raporit import-eksport nga 1 me 7 në 1 me 4. Gjatë vizitës time në Turqi, pata sygjerime për bashkimin e fermerëve dhe të tokës, sepse fragmentizimi e pengon zhvillimin e bujqësisë. Në situatën e mundësive dhe bashkëpunimit të të dy vendeve, si dhe plotësimeve që në fushën e bujqësisë mund t’i bëjnë njëri-tjetrit Shqipëria dhe Turqia, siç është ‘modeli i bujqësisë me porosi’, është më i duhuri për fermerët tanë”, theksoi Ministri gjatë fjalës së tij në këtë forum.

Nga ana e tij Ministri turk për Ushqimin, Bujqësinë dhe Veterinarinë, Z.Faruk Çalik tha se, siç kemi ardhur deri tani, bashkë, si popuj miq e vëllezër, bashkë do të shkojmë përpara, në bashkëpunim e zhvillim, në marrëdhënie e tregeti e kulturore. Takimi i dy presidentëve të Shqipërisë e Turqisë, rezultoi edhe me alternativën e tyre për bashkëpunimin mes dy vendeve tona edhe në fushën e bujqësisë. Dëshiroj të theksoj se, prodhimet bujqësore përbëjnë vetëm 11 % të import-eksporteve mes dy vendeve tona. Shkëmbimet tregtare mes nesh duhet të arrijnë në 1 miliard dollarë dhe për të arritur këtë shifër, duhet të punojmë në dy drejtime, si dhe duhet të përcaktojmë të dy vendet, për të parë përparësitë e secilit dhe nevojat e secilit. Nga shifrat e importeve të të dy vendeve, të dyja palët kemi shumë për të bërë ne fushën e bujqësisë:, theksoi Çelik gjatë punimeve të Forumit, sipas të cilit, “bujqësia është sektor dinamik dhe gjithmonë ka kërkesa në rritje. Fushat e bashkeveprimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona në bujqësi, janë të medha dhe mundesitë ekzistojnë”.

Ndërsa gjatë konferencës së përbashkët për mediat, të dy ministrat e vunë theksin te bashkëpunimi i ngushtë mes grupeve të interesit dhe sipas tyre, krijimi i kontakteve, shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutimi mes tyre për nevojat dhe ofertat e secilit vend, janë mundësia më e mire për zhvillimin e bujqësisë.  Ky takim, sipas Z.Panariti, dhe ai me grupet e biznesit, i hapin rrugën bashkëpunimit më të ngushtë të të dy vendeve. Ne do të nënshkruajmë marrëveshjet bilaterale për t’i vënë më pas në zbatim.

“Biseduam me Z.Çelik, për problemet e sëmundjeve të kafshëve, për çeshtje të sigurisë ushqimore dhe kapacitetet laborëtorike. Me rëndesi të veçantë për bashkpëpunimin mes dy vendeve, janë dhe vaditja e kullimi, ku Turqia ka një eksperiencë të gjatë. Vlerësoj insistimin e homologut turk, per t’i nxitur këto çeshtje, që të mos vonohen nga procedurat burokratike. Ky dokument që nënshkruajme sot, nxit dhe forcon zhvillimin e bujqësisë, si dhe luan rol në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Ministri Panariti.

Ministri turk Çelik, deklaroi para mediave se, “erdhëm në Shqipëri të bisedojmë për çështje që duhet dhe mund të bëhen. Gjatë forumit, morën pjesë rreth 70 përfaqësues kompanish të fuqishme në fushën e bujqësisë dhe po flasin me partnerët shqiptarë për bashkëpunim mes tyre. Ne do të nënshkruajmë planin e veprimit 2017-18, që do të thotë se, po punojme e nuk po themi fjalë boshe. Çështjet që kanë të bëjnë me sigurine ushqimore dhe kapacitetet laboratorike, jemi gati t’i ndajmë me Shqiperinë”, theksoi Ministri turk, Çelik

Në Forumit e Agrobiznesit Shqipëri-Turqi, ku merrnin pjesë përfaqësues të komoanive e shoqatave turke, përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe kompani shqiptare, ishin të pranishëm dhe folën gjatë aktivitetit, ndër të tjerë, edhe Kryetari i Këshillit të Biznesit Turqi-Shqipëri, Mehmet Usta, Bashkëkryetari i këtij këshilli Shqipëri-Turqi, Erion Çerekja, Kryetari i KASH, Agim Rrapaj dhe shumë persona të tjerë të fushës së biznesve që lidhen me bujqësinë