Postuar më: 22 Maj 2017

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, viziton fabrikën e përpunimit të qumështi në Pogradec

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, viziton fabrikën e përpunimit të qumështi në Pogradec

Panariti: Të inkurajojmë të rinjtë që të mos lënë vendin, por të kthejnë vëmendjen te blegtoria e bujqësia

Panariti: Administratori i fabrikës studioi në “La Sapienza” dhe u kthye në punishten e vogël të të atit, që sot e ka fabrikë

Ministri Panariti: Do të 5-fishojmë investimet për bujqësinë dhe zero taksa për 5 vitet e ardhshme

Ministri: Institucionet fiskale të kontrollojnë çmimet e të ndalojnë evazionin nga tregtarët e produkteve bujqësore e blegtorale

Ministri i Bujqësisë: Do ta mbështesim këtë industri, ndihmon dhe qindra blegtorë me mbledhjen e produkteve të tyre

Ky djalë është për t’u marrë shembull, pasi kreu studimet e larta në një prej univesriteteve më prestigjoze të Italisë dhe Evropës, siç është ‘La Sapienza’ dhe u kthye në fshatin e tij për të zgjeruar bisnesin e nisur nga i ati, nga një punishte e thjeshtë, nga një baxho e vogël, në një fabrikë prodhimi e përpunimi qumështi. Qëllimi jonë është është që të inkurajojmë gjithë të rinjtë, që të mos shohin zi zgjidhje emigrimin, por të kthejnë sytë nga bujqësia, nga blegtoria, se janë e ardhmja e këtij vendi”. Kështu deklaroi Minisri i Bujqëisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, teksa vizitoi fabrikën e përpunimit të qumështit “Vita” në Nixhavec të Pogradecit. Gjatë bisedës me administratorët e saj, Panariti deklaroi se, Ministria e Bujqësisë, në këto afro 4 vjet, inkurajoi dhe mbështeti prodhuesit dhe përpunuesit, duke bërë që prodhimi blegrotal të 3-fishohet dhe njerëzit të kthejnë sytë nga investimet në bujqësi apo blegtori.

Z.Panariti vijoi të deklarojë se, fondet e dhëna nga qeveria për bujqësinë, janë shumë të vogla, krahasuar me nevojat apo me mbështetjen që i japin këtij sektori vendet fqinje, si Kosova apo Maqedonia. Ndërsa kërkoi edhe masa nga insititucione të tjera fiskale, siç janë Tatimet, në lidhje me parandalimin e abuzimeve me konsumatorin. “Në radhë të parë, kërkohet shumë me tepër mbështetje për bujqësinë, kërkohet edhe lehtësim fiskal. Bujqësia është ende shumë e ngarkuar me barrë fiskale dhe sigurisht edhe një kontroll dhe hetim tatimor duhet bërë, në mënyre që, në rast se në pikat e pakicës kemi çmime disporporcionale në krahasim me atë çmim që aplikohet në shumicë, këtu ka dicka që nuk shkon edhe në kuptimin e regjimit fiskal, të konsiderohet abuzim apo evazion fiskal. Pra, bujqësia duhet të mbështetet me instrumenta fiskalë”, theksoi Panariti. Sipas tij, duhet t’i hiqet bujqësise barra fiskale dhe kjo është një nga prioritetet edhe të programit tonë të ardhshëm, me qëllim që ky sektor të jetë më zero taksa për 5 vitet e ardhshme, ndërkohqë do të ketë 5 herë më shumë fonde, sepse ne besojmë që, bujqësia është motorr i zhvillimit të këtij vendi. 

Ndërkaq, administratori i fabrikës, Taulant Pupa tha se, priundrit e tij kanë nisur të merren me grumbullim e përpunim qumështi që në vitin 1993, me një godinë të vogël e të vjetër, ndërsa tani kemi ndërtuar një fabrikë të re. “Shpresoj që me ndihmën time të ndodhë diçka më e mirë, por edhe me ndihmën tuaj si Ministër i Bujqesise. Per momentin kapaciteti është 10 mijë litra, por është e vështirë, sepse edhe tregu është i ngarkuar, ka shume produkt. Ka prodhim të madh”, i spjegoi Pupa ministrit Panarit, gjatë bisedës me të.

Taulant Pupa, nga fshati Nizhavec i Pogradec, në vitin 2003 ka nisur studimet për shkollën e mesme në Romë, për specialist agrara në Istitutin Tekniko-Agrar “Giuseppe Garibaldi”dhe më pas, studimet e larta i ka kryer në Universitetin “La Sapienza” po në Romë, ku është diplomuar për ekonomi-financë dhe prej 3 vjetësh, është rikthyer në baxhon e thjeshtë të babait, të cilën sot e ka shndërruar në fabrikë përpunimi qumështi.

Për t’i ardhur në ndihmë fabrikave përpunuese vendase, ministri Panariti e garantoi se, “do të ketë politika të tjera kontrolluese, pasi investime të tilla, ndihmojnë dhe qindra blegtorë, të rrethit të Pogradecit e Korçës, në rastin konkret, sepse iu gjithë prodhimi i tyre, qumështi, grumbullohet nga kjo fabrikë.