Postuar më: 10 Shkurt 2017

Ministri i Bujqësisë pret Ambasadorin e Egjiptit në Tiranë

Takimi, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare

Panariti kërkon mbështetje për eksportin drejt Egjioptit të mollëve të rajonit të Korçës

Khalil: Me interes shkëmbimet tregtare të grurit, mirsit, sheqerit, pulave, vajit dhe mishit

Ambasadori: Të mblidhet Komisioni Shqipëri-Egjipti, intensifikon marrëdhëniet

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, priti sot në një takim, Ambasadorin e Republikës së Egjiptit në Tiranë, Z. Mohamed Khalil.

Diplomati egjiptian dhe Ministri Panariti bisduan në lidhje me shtimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, veçanarisht në fushën e produkteve ushqimore dhe blegtorale. Pikërisht për këtë, ka qenë i interesuar dhe Ambasadori Khalil, i cili ka kërkuar mbështetjen e Ministrit shqiptar të Bujqësisë, në lidhje krijimin e mundësive për gjetjen e kompanive të eksportit dhe që mund të tregtojnë tregtojnë, si grurë, misër, sheqer, pula, vajra dhe mish.

Në fjalën e tij, Ministri Panariti konfirmoi mbështetjen e tij në lidhje me interesat e kryediplomatit egjiptian në Tiranë, ndërsa i kërkoi atij mundësinë për gjetjen e kompanive që kanë interes importin e mollëve nga Shqipëria drejt Egjiptit, veçanarisht ato të zonës së Korçës, varietetet që ata kultivojnë.

Ndërsa Ambasadori i Egjiptit, shprehu mjaft interes për organizimin e takimit të Komisionit Shqipëri-Egjipt, brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, që u mbajt për herë të vundit, në vitin 1994. Ky komision do t’u shërbente fuhav të bashkëpunimit mes dy vendeve dghe intensifikimit të marrëdhënieve.