Postuar më: 18 Nëntor 2016

Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, pret homologun Federal Gjerman të Bujqësisë, Z. Christian Schmidt

Ministri Panariti: Lehtësimi i procedurave të eksportit të perimeve nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe ndihma që mund të japni me disa analiza nga laboratorë reference të certifikuar, do të ishin ndihmë e madhe për ne

 

Schmidt: Do ta vleresoja shumë nëse ju do të fillonit rrugën e ndritjes së qendrave të tilla të referencës. Jemi të gatshëm të mbështesim projektet e Shqipërisë, për të thithur fonde nga Bashkimi Evropian

 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, priti sot në një takim pune, Ministrin Federal Gjerman të Bujqësisë, Z. Christian Schmidt, i cili shoqërohej nga Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Szhütz, Shefja e Bundestagut gjerman, Kordula Kovaç dhe ekipi shoqërues.

Ministri Panariti, duke i uruar mirëseardhjen homologut gjerman, i bëri atij një panoramë të shkurtër të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri, ndërkohë që e informoi atë edhe për produktet shqiptare që eksportohen nga vendi ynë drejt Gjermanisë.

Lehtësimi i procedurave të eksportit të perimeve nga Shqipëria drejt Gjermanisë, ishte një ndër kërkesat e ministrit Panariti për homologun Schmidt, ndërsa më kryesorja ishte “ndihma që mund të japë Gjermania me disa analiza laboratorike, nga laboratorë reference të certifikuar, kur ka dyshime për tejkalimeve të normave në ngarkesë herbicidesh, insekticidesh, metale të rënda etj, për sa kohë që, laboratorët tona të references janë në proces akreditimi.

“Një nga ndihmat e mundshme për sektorin e prodhimit elektoral, do të ishte edhe mundësia për të zbutur sadopak konkurencen që i bëhet këtij sektori tek ne, nga të gjitha vendet që e subvencionojnë rregullisht këtë sektor. Gjithashtu, këmbimi i studentëve stazhierë në fushën e bujqësisë nga të dy vendet dhe ndihma në drejtim të shërbimit këshillimor në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, do të ishin mjaft të çmuara për bujqësinë tonë”, tha Ministri Panariti, i cili më pas i bëri homologut gjerman dhe një rezyme të produkteve shqptare që eksportohen në Gjermani. “Eksportet me Gjermaninë në krahasim me 9-mujorin e vitit 2015 janë rritur në masën 2%”, deklaroi Panariti, sipas të cilit, “zërat që kanë pësuar rritje janë bimet medicinale me nje rritje prej 89 %, si dhe eksporti i verës ka pësuar rritje me 49 %. Gjermania është blerësi kryesor i Bimeve Aromatike Medicinale Shqiptare”.

Nga ana e tij, Ministri Federal Gjerman i Bujqësisë, Z.Christian Schmidt, duke falenderuar Z.Panariti për spjegimin e hollësishëm të nevojave dhe përshkrimin e situatës së bujqësisë shqiptare deklaroi se, “për ato çfarë diskutojmë ne sot, nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t’i vëmë në zbatim dhe për këtë, do të duhen edhe një apo dy takime të tjera dhe sa më mirë ta fillojmë, aq më të lehtë e kemi të shkojmë përpara”. “Në lidhje me standardet e kontrolleve që do të vendosim, kjo do të jetë mënyra për të hapur dyert e tregjeve për në BE të produkteve shqiptare. Një tjetër mënyrë e mirë bashkëpunimi është dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe të bisedojmë se ç’mund të bëjmë në nivele ekspertës. Ndërsa një çështje tjetër është ajo e administratës, për të cilën mendoj se, duhet filluar trajnimi i njerëzve të terrenit, siç janë veterinerët etj”, deklaroi ministri gjerman, i cili më pas foli edhe në lidhje qendrat e referencës. Për Z.Schmidt, do të ishte me shumë vlerë ngritja e një qendrave të referencës (laboratorëve), kombëtare apo rajonale dhe për këtë, është i gatshëm të mbështesë vendin tonë. “Do ta vleresoja shumë nëse ju do ta fillonit një rrugë të tillë. Ju ose edhe në bashkëpunim me vendet e rajonit, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Jemi të gatshëm të mbështesim projektet e Shqipërisë, për të thithur fonde nga Bashkimi Evropian”, theksoi Schmidt, i cili vijoi më tej se, “do të ishte me vend, që Instituti Feredal për Bujqësisë të koordinonte punët e përfaqësues të tij të vinin në Shqipëri dhe në bisedimet që kanë nisur, jemi në rrugën e duhur. Jemi gjithashtu të gatshëm, që të mbështesim të rinjtë shqiptarë me studime në gjermani në fushën e vreshtarisë.

Ministrin Federal Gjerman i Bujqësisë, Z. Christian Schmidt ndodhet në Tiranë për një vizitë dyditore, ndërsa nesër do të nënshkruajë një marrëveshje dhe me Universitetin Bujqësor të Tiranës.