Postuar më: 16 Shkurt 2017

Ministrit i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, merr pjesë në Mbledhjen e Komitetit Koordinues të “AdriaMed”

Ministri Panariti: Takimi vjetor mjaft i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e burimeve të peshkut në Adriatik

 

Panariti: Sektori i Peshkimit është mjaft i rëndësishëm për Ministrinë e Bujqësisë dhe qeverinë shqiptare

 

Ministri i Bujqësisë: Përfshirja e plotë e të gjitha institucioneve që marrin pjesë në AdriaMed është shumë e rëndësishme, për të arritur qëllimet e përbashkëta përfundimtare

 

Adriamed, projekt që ka për qëllim bashkëpunimin në nivel administrativ, teknik dhe shkencor të menaxhimit të peshkimit në Detin Adriatik

 

 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, mori pjesë në Mbledhjen Vjetore të Komitetit Koordinues të Projektit “AdriaMed”, zhvilluar në Tiranë, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve që lagen nga Deti Adriatik. Ky është një projekt i FAO (Organizata Boqërore për Ushqim), i financuar nga Ministritë e Bujqësisë së Italisë dhe Kroacisë, i cili ka filluar në vitin 1999 dhe ka për qëllim bashkëpunimin në nivel administrativ, teknik dhe shkencor të menaxhimit të peshkimit në Detin Adriatik.

Në fjalën e tij, pasi iu uroi mirëseardhjen delegacionieve të vendeve pjesëmarrëse, Ministri Panariti u shpreh se, “nuk mund të mos theksojë rëndësinë e punës që po bëhet nga ky projekt, për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të peshkut në Adriatik dhe detit Jon”.

“Kjo është mbledhja e katërt e këtij komiteti dhe unë do të doja të theksoja rëndësinë e një takimi të tillë, me qëllim planifikimin me kujdes të aktiviteteve të tij, për një rol shumë të rëndësishëm, për menaxhimin e peshkimit në Shqipëri”, theksoi Panariti, sipas të cilit, Projekti AdriaMed ka shërbyer si një udhëzim për vendet anëtare, në mënyrë të veçantë për Shqipërinë, si mbështetje ndaj Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (GFCM) dhe Komiteti i saj Këshillimor Shkencor, Komisionit për Akuakulturë në interes të rajonit dhe menaxhimit të peshkimit.

Më tej, ministri tha se, “sektori i peshkimit është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qeveria jonë e mbështet plotësisht atë. Kohët e fundit, ne kemi miratuar ligjin për "Akuakulturën", "Strategjinë Kombëtare të Peshkimit dhe Akuakultures"”.

“Duke theksuar rëndësinë e diversitetit rajonal, do të doja të përmend faktin se, përfshirja e plotë e të gjitha institucioneve që marrin pjesë në AdriaMed është shumë e rëndësishme, për të arritur qëllimet e përbashkëta përfundimtare. Unë do të doja të përgëzoja të gjithë anëtarët e pranishëm dhe përpjekjet e tyre. Ju uroj suksese në përpjekjet tuaja gjatë ditëve të ardhshme dhe jam optimist, se takimi i Komitetit të Koordinimit do të jetë në gjendje që të arrijë me sukses qëllimet e caktuara në rendin e ditës, për një të ardhme më të fortë dhe të qëndrueshme”, theksoi Panariti.

Ndërkaq, në ditën e dytë të punimeve, ky komitet do të mirarojë dhe planin e punës, ku parashikohet asistenca teknikë në vlerësimin e burimeve të peshkut; vleresimin social-ekonomik në peshkim; menaxhimin e peshkimit; përmirësimin e sistemit statistikor, aquaculturen dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal të vendeve që lagen nga Deti Adriatik.