Postuar më: 20 Mars 2017

Panariti: Kompensimi kokë për kohë, për të gjithë blegtorët e dëmtuar nga Dermatoza

Fillon kompensimi në Qarkun e Korçës, shpërndahen lopët e dëmtuara për të gjithë blegrorët e prekur

Ministri Panariti: Eshtë premtimi i mbajtur i Ministrisë së Bujqësisë

Panariti: Kompensimi kokë për kohë, për të gjithë blegtorët e dëmtuar nga Dermatoza

Ministri i Bujqësisë: Komensimi, per çdo blegtor në gjithë vendin, përmirësojmë dhe rracat e bagëtive

Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti mori pjesë ditën e shtunë, në aktivitetin e organizuar nga MBZHRAU në Korçë për kompensimin kokë për kokë të blegtorëve, kafshët e të cilëve u dëmtuan nga Dermatoza Nodulare.

“Jam i lumtur që jeni këtu në hapjen e procesit të kompesimit të gjithë humbjeve që kanë ndodhur në qarkun e Korçës dhe praktikisht do të shpërndahet një racë e përzgjedhur nga specialistët më të mirë të huaj. Kemi gjykuar që kjo racë përshtatet shumë më mirë se racat e tjera karakteristike të zonës.Është një racë prodhimtare që në plantacionin e parë jep deri në 20 litra qumësht në ditë. Mendoj se edhe në bashkëpunim me specialistët e blegtorisë natyrisht edhe me traditën që fermerët dhe puntorët kanë në mbarështimin e gjedhit në këtë zonë ne do bëjmë më të mirën që këto kafshë jo vetëm që të zëvendësojnë kafshët e humbura por të japin shumë të tepër prodhim të ri qumështi dhe rendimente të larta.
Sigurisht që ne nuk do ndalemi me kaq. Ne do të shtrijmë përmirësimin racor të gjedhit. Synimi jonë është që të rrisim rendimentet, të përmirësojmë cilësinë e qumështit dhe natyrisht në këtë mënyrë të rrisim dhe të ardhurat e blegtorëve”, u shpreh Panariti. Më tej, ai vijoi, duke thënë se, “jemi këtu si në shumë rrethe të tjera të vendit për premtimin e mbajtur ndaj fermerëve, kafshëve dhe po shpërndajmë sot lopët e rraces daneze. Janë lopë me rendiment të lartë prodhimi dhe që i përshtaten klimës së zonave tona. Edhe Stacioni Veterinar në Korçë do të shërbejë si shkollë për fermerët”.