Postuar më: 14 Dhjetor 2017

Ushqim i shëndetshëm në shkolla, nisma e përbashkët e MBZHR, MSHMS DHE MASR

Ka qenë një iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe me pesë bashkitë kryesore ne vend, nënshkrimi i një marrëveshjeje për sigurinë ushqimore, edukimin dhe të ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve.

“Ushqim i shëndetshëm në shkolla” mban firmën, slogani i kësaj nisme.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë, Ministrja e Arsimit, Sporti dhe Rinisë znj. Lindita Nikolla, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manasterliu, Kryetarët e Bashkive, Korçë, Lezhë, Elbasan, Fier dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi, prindër të ndryshëm.

Fillimisht fjalën e ka marrë Ministrja Nikolla, e cila  pasi ka bërë një prezantim të detyrave dhe rolin që do të kryejë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në këtë projekt, siç është kryerja e detyrave të shtëpisë në ambientet e shkollës duke zgjatur orarin e qëndrimit në shkollë, me mësues të posaçëm, dedikuar këtij proçesi duke krijuar lehtësime maksimale prindërve, falenderoi në mënyrë të veçantë Ministrinë e Bujqësisë, Drejtoritë e shkollave, kryetarët e Bashkive të cilët iu bashkuan kësaj nisme, dhe ata që janë më të rëndësishmit prindërit e fëmijëve, të cilët janë aleatët më të rëndësishëm për  suksesin e këtij projekti  në mënyrë shtrirjen dhe implementimin e tij në gjithë Shqipërinë

“Ky projekt do bëjë të mundur heqjen e barrën prindërve për të bere detyrat e shtëpisë, tashmë kjo barrë i mbetet shkollave. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që ne të avancojmë në përgatitjen dhe cilësinë në arsim, pasi që edhe nxënësit që vijnë nga familje me mundësi të pakta ekonomike, ashtu sikurse edhe gjithë nxënësit e tjerë, bashkëmoshatarët e tyre, do të kenë të njëjtin burim nga vjen informacioni edhe në përgatitjen e detyrave të shtëpisë. Pra do të jenë mësues të dedikuar për këtë proçes.

Gjatë fjalës së tij Ministri Peleshi, u ndal veçanërisht ne rëndësinë e sigurisë ushqimore.

“Janë 4 shkolla në gjithë Shqipërinë. Është vetëm pilotimi i parë i një ideje që bashkon tri ide, për shak se dhe projekti është i tillë, secili prej ministrave apo ministrive ka interesin e vet sektorial. Siç e shpjegoi Ministrja e Arsimit, interesi i kësaj ministrie është si të krijojë mjedise të përshtashme dhe të mundshme për të shtuar programin mësimor edhe në përgatitjen e detyrave, por Ministria jonë ka interesin e madh në fakt, për të promovuar ushqimim e shëndetshëm dhe sigurinë ushqimore në shkolla. Siguria ushqimore është një koncept i ri, duhet ta pranoj që dhe vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, vitet e fundit kanë filluar të flasin për sigurinë ushqimore për gjurmëshmërinë e ushqimeve dhe duke qenë se është një koncept i ri ka nevojë dhe për ndryshime kulturore, ka nevojë dhe për edukim.”

“Kështu që pak me taktikë përmes këtij projekti synojmë të krijojmë një aleancë të re, të krijojmë një aleancë me fëmijët, të cilët pastaj do të përçojnë mesazhet edhe tek prindërit apo gjyshërit e tyre sesi duhet të kontrollohet një ushqim, se si duhet të bindemi që një ushqim është i shëndetshëm, ose duhet të kërkohet të jetë i tillë.”

“Pra edhe ky koncept, jo vetëm siguria ushqimore, por edhe sigurimi i ushqimeve na jep mundësinë që përmes këtij programi të fillojë, që të implementohet më gjerësisht në vendin tonë.”

Ka thënë ndër të tjera Ministri Pelshi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është ndalur veçanërisht në mënyrën e të edukuarit të konsumimit të vakteve nëpër shkolla duke u kthyer në një kulturë jetese.

“Përfshirja e programeve të tilla bëhet në kuadër dhe të krijimit të zakoneve të mira, që më pas, transferohen edhe në të ardhmen tek të rriturit, pra fëmijët bëhen të rritur dhe fitojnë zakone, në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, që ndikon shumë edhe në shëndetin e shoqërisë. Ajo që unë dua të theksoj është, që në këtë proçes, Ministria e Shëndetësisë do kujdeset për gjithë menunë që do të ketë brenda këtyre kantinave, dhe gjithashtu dhe nga pikëpamja e higjenës sanitare të këtyre ushqimeve, që do të prodhohen për fëmijët. “

Këto iniciativa duke u pilotuar mirë do të përhapen dhe do të kthehen në një program brenda shkollave, i cili ka të bëjë me edukimin e fëmijëve për t’u ushqyer sa më mirë.

Ceremonia për nënshkrimin e kësaj marrëveshje u zhvillua në Hollin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe u nënshkrua dhe nga pesë Kryetarët e Bashkive në praninë e prindërve, të cilët ishin prezentë gjatë kësaj ceremonie.