Postuar më: 30 Janar 2018

Vizita e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Pogradec

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka zgjedhur një bashkëbisedim me të rinj nga Pogradeci, për të informuar në detaje me masat dhe përfitimet, që do të kenë fermerët, agropërpunuesit, prodhuesit e verërave, dhe veçanërisht sipërmarrësit e rinj, nëse aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes financiare.

Gjatë vizitës së tij, Ministri është ndalur në sipërmarrje e re”. Kantina përpunon 55 000 kg rrush, i cili sigurohet nga vreshtat në pronësi të kantinës dhe nga vreshtarët e zonës. Ndër të tjera kjo kantinë është e pajisur me çertifikatën HACCP për sigurinë ushqimore.

Në fjalën e tij, Ministri u ka kërkuar dhe njëherë të rinjve të aplikojnë në skemën kombëtare

“Ne jemi këtu edhe pse jemi në prag të miratimit të Skemës së re kombëtare të mbështetjes financiare, për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agroturizmin, pra gjithë sektori i zhvillimit rural dhe peshkimit në Shqipëri. Kjo është një skemë goxha “agresive” do të thoja, në drejtim të mbështetjes së fermerëve dhe ka disa specifika, që ia vlen të ndahen edhe me të rinjtë. ...Në Skemën tonë të mbështetjes ka mundësi që fermerët, blegtorët, peshkatarët, agropërpununimi, stabilimentet e përpunimit të peshkut, po veçanërisht ka një theks për të rinjtë.

“Bizneset e të rinjve, qofshi këtu biznese fillestare, pra start up–e, apo zgjerime të bizneseve ekzistuese. Në qoftë se aplikojnë të rinjtë dhe për konvencion kemi vendosur moshën 35 vjeç, pra nga 22 deri në 35 vjeç, masa e përfitimit rritet me 25 %.

Sapo është marrë miratimi, për pak muaj do të shpallet thirrja për aplikim dhe ndërtimi i strukturave të agroturizmit është pjesë e masave të përfitimit nga ky program. Pra, një mundësi tjetër biznesi do të ishte, që një i ri apo grup të rinjsh në fshatin e tyre, apo në zonën e tyre të ndërtojnë një bujtinë të vogël, së paku me 6 dhoma, një restorant, të marrë një sipërfaqe toke bujqësore, deri në 1 hektar me qira, apo ta blejnë. Të shërbejnë në këtë strukturë agroturistike. Ne mbështesim deri në 20 milionë lekë të reja apo 200 mijë lekë të vjetra këto struktura. Edhe në qoftë se, natyrisht gjysmën, 50 % duhet të investohet nga vetë investitorët privatë, edhe në qoftë se këto mundësi nuk i kanë, ka mundësi kreditimi nëpërmes Fondit të Garancisë, që mbështetet nga qeveria shqiptare dhe nga BERZH-i, pra kredi me interesa të buta dhe me kërkesa kolaterali modeste nga 5-6 banka, që janë pjesë e këtij fondi.

Ndërkohë kemi një hartë të miratuar të “Njëqind fshatrave”. 100 fshatra me potencial zhvillimi, 100 fshatrat e para me potencial zhvillimi. Në zonën e Pogradecit janë dy fshatra, Lini dhe Tushemishti,

Në këto fshatra mbështetet çdo lloji aktiviteti i të rinjve, biznesi i vogël, çdo lloji biznesi, jo domosdoshmërisht nga fusha e bujqësisë, gjithçka tjetër, që zhvillohet në fshat me një grant prej 5 milionë lekë të vjetra.  Pra, ka shumë rëndësi për ata që duan të punojnë, ka shumë mbështetje financiare për ata që duan të punojnë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit. Vetëm, duhet të keni vullnet dhe të besoni, që nuk të vjen suksesi, as ekonomik, dhe as profesional, duke pritur dhe duke u ankuar.

Sipas Skemës kombëtare mbështetja për vreshtarinë nga skema e subvencionit, do të jetë për mbjellje vreshti (mbjellje të reja), me kultivarë për rrush tavoline në vlerën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha dhe vreshta me kultivarë autokton do të arrijë vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Gjatë këtij takimi Ministri Peleshi shoqërohej nga Zv.ministri z. Roland Kristo dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, znj. Frida Krifca.