Postuar më: 29 Mars 2018

Zgjatet afati i aplikimit për masat e investimeve në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2018.

Zgjatet afati i aplikimit për masat e investimeve në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2018.

Nga data 28 shkurt deri në datën 28 mars kanë aplikuar 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori.  Vihet re një rritje prej mbi 20% e numrit të aplikuesëve në krahasim me vitet e kaluara, edhe falë thjeshtimit të gjithë burokracisë të nevojshme për të aplikuar. Fermerët sivjet kanë mundur të aplikojnë me 0 dokumenta dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentash që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017.

Nga ana tjetër, afati për aplikimin për masat e investimeve për përmirësimin e kushteve të sigurisë ushqimore, agroturizmin dhe programin e zhvillimit rural, investimit në fermë etj, shtyhet deri në datën 27 prill.

Kjo është një masë per te garantuar te gjithe aplikantet potencial qe kane shprehur interes per masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit. MBZHR dhe AZHBR qëndorjnë në dispozicion të cdo aplikanti potencial në asistencë dhe plotësim dokumentacioni.