10 Janar 2018, Budapest, Hungari – Fillon pranimi i aplikimeve për Programin e Bursave të FAO mundësuar nga qeveria hungareze

10 Janar 2018, Budapest, Hungari – Fillon pranimi i aplikimeve për Programin e Bursave të FAO mundësuar nga qeveria hungareze. Bursa dyvjeçare financon studimet pasuniversitare në disiplina të lidhura me bujqësinë, për student me të ardhme premtuese që vijnë vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.

Tani në vitin e saj të dhjetë rradhazi, programi i bursave FAO i sponsorizuar nga Hungaria u ofron profesionistëve të rinj mundësinë për të zgjeruar dhe thelluar njohuritë e tyre. Ata që pranohen në program do të ndjekin studime në blegtori, në menaxhimin i ujit në bujqësi ose në inxhinieri mjedisore, në Universitetin e Debrecen ose në Universitetin Szent Istvan - të dy institucione të njohura hungareze të arsimit të lartë.

Bursa mbulon tarifat e aplikimit dhe të shkollimit, librat bazë, strehimin në konvikte, shpenzimet e jetesës dhe sigurimin shëndetësor.

Afati për dërgimin e aplikimeve është 28 shkurt 2018, për vitin akademik që fillon në vjeshtë 2018.

Deri tani, rreth 300 studentë kanë përfituar nga bursa e FAO/Hungarisë. Pas kthimit në vendet e tyre të origjinës, ata kanë shanse më të mira në tregun e punës. Ata gjithashtu kanë qasje në një rrjet profesional global me studiues të tjerë dhe profesorët e tyre.

Shtetasit e vendeve në vijim, të cilët gjithashtu duhet të jenë rezidentë në vendet e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë për programin:

Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Angola, Azerbaixhan, Armeni, Bangladesh, Bjellorusi, Bosniadhe Herzegovina, Burkina Faso, Cad, Egjipt, Etiopia, Gambia, Gjeorgji, Ghana, Jordan, Kazakistan, Kenya, Kosova*, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Maqedonia, Madagaskar, Mali, Myanmar, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Namibia, Nigeria, Korea e Veriut, Palestina, Filipinet, Serbia, Somalia, Sudani Jugor, Taxhikistan, Turkmenistani, Uganda, Ukraina, Uzbekistan, Vietnam, Jemen.

*Referenca nda Kosovës duhet të kuptohen në kontekstin e Rezolutës së Këshillit të Sigurisë 1244 (1999). 

 Faqja e aplikimeve

www.fao.org/europe/news/detail-news/en/c/1073290/