Historiku

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 4 dhjetor 1912 u formua Qeveria, me Kryeministër Ismail Qemalin. Ministër Bujqësisë u caktua z. Pandeli Cale, që është edhe Ministër i parë i këtij dikasteri.

Ministria e Bujqësisë, funksionoi si e tille deri më 3 shtator 1914. Mbas kësaj date, deri në qershor të vitit 1927, veprimtaritë bujqësore, pyjore e minerale në Shqipëri, kryheshin nga Ministria e Punëve Botore. Më 1927, Parlamenti, duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj dege për ekonominë kombëtare, rikrijoi Ministrinë e Bujqësisë me Ministër Ferid Vokopola dhe me strukturë funksionale:Ministër, Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtori: Bujqësie, Veterinarie, Pyjeve dhe Administrata .Institucioni qe ka mbuluar bujqesine ka pasur emërtime të ndryshme, në varësi të zhvillimeve ekonomiko-shoqërore të vendit.
Keshtu në fund të vitit 1929, Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve u emërtua Ministria e Ekonomisë Kombëtare me Ministër z.Musa Juka.

Në këtë periudhë në çdo prefekturë kishte zyra bujqësie, veterinarie, dhoma tregtie dhe inspektorë pyjesh.
Si dhe stacione zooteknike si në Xhafzotaj dhe dy fidanishte një në Laprakë – (Tiranë) dhe tjetra Bushat – (Shkodër).

Në vitin 1940 emërtimi ndryshoi përsëri, duke u quajtur Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve.

Në vitet 1940-44 Ministria e Bujqësisë u bashkua me Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare.

Më 13.01.1945 u krijua edhe nje here Ministria e Bujqësisë dhe e Pyjeve.

Ministër i parë pas Çlirimit ka qënë Prof.Gaqo Tashko. Nga viti 1960 e mbrapa deri në 1992 institucioni u quajt Ministria e Bujqësisë. Sektori i pyjeve ishte drejtori e veçantë në varësi të kesaj Ministrie.

Me ndryshimet thelbësore që u bënë në vitet 90-të, duke filluar nga 13. 04. 1992 Ministria e Bujqësisë u bashkua me sektorin e ushqimit të Ministrisë se Industrise se Lehte dhe Ushqimore duke u krijuar Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, emër të cilin e mban edhe sot.

Nga viti 1945 deri në 1963, në Ministrinë e Bujqësisë ka patur struktura të qëndrueshme:- Ministër

- Sekretar të Përgjithshëm

- Tre këshilltarë

- 9 drejtori të veçanta

Organika e parë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, më 1 mars të vitit 1946, ka pasur 138 veta.
Kohë qëndrimi më të gjatë në detyrën e Ministrit e kanë pasur z.Themie Thomai për 14 vjet, duke qenë aktualisht e para dhe dhe e vetmja Ministre në këtë sektor.

Struktura e Ministrisë së Bujqësisë ka pësuar vazhdimisht ndryshime edhe pse jo thelbësore. Nga viti 1912 deri në vitin 2002, Ministrinë e Bujqësisë e kanë drejtuar 36 Ministra.
Aktualisht Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe i gjithë sistemi i saj funksionon me strukturën:

Ministri

Zv.Ministrat

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtoritë

Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Bujqësore

Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Burimeve dhe Ofrimit të Shërbimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm

Drejtoria e Informacionit Agroushqimor


Enti shtetëror i farërave dhe fidanave

9 Institute kërkimoro-shkencore

12 Drejtori Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

16 Borde Kullimi

 

Ministrat Paraardhës

 

1.Pandeli Cale 4.12.1912- 20.5.1914            2.Azis Vrioni 20.5. 1914- 3.9.1914        

3.Abdi Toptani 3.9. 1914- 25.12.1914           4.Ferid Vokopola 26.10.1927- 16.1.1929

5.Musa Juka 16.1.1929- 6.3.1930                6.Mehdi Frashëri 6.3.1930- 29.8.1931 

7.Seit Toptani 29.8.1931- 11.1.1933             8.Pandeli Vangjeli 11.1.1933- 15.6.1936 

9.Musa Juka 15.6.1936- 9.11.1936              10.Dhimitër Berati 9.11.1936- 28.12.1936

11.Kristaq Kota 28.12.1936- 23.3.1937        12.Lorenc Toçi 23.3.1937- 1.6.1938

13.Rrok Gera 1.6.1938- 5.4.1939                14.Anton Beça 1939- 1942

15.Jakov Milaj 1942- 1943                          16.Ago Agaj 1943- 1944

17.Musa Gjylbegu 1944- 1944                    18.Gaqo Tashko 22.10.1944- 5.7.1950

19.Iljaz Reka 5.7.1950- 6.9.1951                 20.Hysni Kapo 6.9.1951- 20.7.1954

21.Maqo Çomo 20.7.1954-11.1.1960           22.Peti Shamblli 11.1.1960-28.12.1965

23.Pirro Dodbibaj 28.12.1965- 25.4.1975     24.Themie Thomaj 25.4.1975- 2.2.1989

25.Pali Miska 2.2.1989- 22.1.1991              26.Ahmet Osja 22.2.1991- 5.5.1991 

27.Nexhmedin Dumani 5.5.1991-30.6.1991  28.Zyhdi Pepa 30.6.1991- 10.4.1992

29.Rexhep Uka 10.4.1992- 10.4.1993          30.Petrit Kalakulla 10.4.1993- 28.8.1993

31.Hasan Halili 20.8.1993- 15.7.1996          32.Bamir Topi 15.7.1996- 9.3.1997

33.Haxhi Aliko 9.3.1997- 20.7.1997             34.Lufter Xhuveli 20.7.1997- 7.9.2001

35.Agron Duka 7.9.2001 – 1.9.2005             36.Jemin Gjana 1.9.2005 – 1.9.2009

37.Genc Rruli 2.9.2009 – 1.9.2013               38.Edmond Panariti 2.9.2013 e në vijim