Bordet e Kullimit

BAZA LIGJORE E KRIJIMIT

Në zbatim të Ligjit nr. 8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin” i ndryshuar me Ligjin nr.9860, datë 21.1.2008 janë krijuar  Bordet e Kullimit si institucione të varesisë të MBUMK-së.

 

 

 

Këto Borde Kullimi janë krijuar me VKM të veçanta dhe është përcaktuar territori ku do të veprojnë në zbatim të legjislacionit në fuqi:

 

  • VKM nr.264, datë 07.04.2010, “Për Krijimin e Bordeve të Kullimit në zonat e shërbimit të kullimit Tiranë-Kavajë,  Korçë-Pogradec, Vlorë-Sarandë”
  • VKM nr.94, datë 13.2.2003, “Për Krijimin e Bordit të Kullimit për Rrethin e Lushnjës”
  • VKM nr.280, datë 16.4.2004, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Durrësit”.
  • VKM nr.282, datë 16.4.2004, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Shkodrës”.
  • VKM nr.283, datë 16.4.2004, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Lezhës”.
  • VKM nr.286, datë 16.4.2004, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Elbasanit”, i ndryshuar.
  • VKM nr.288, datë 16.4.2004, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Fierit” .
  • VKM nr.63, datë 28.1.2005, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Beratit”.
  • VKM nr.66, datë 28.1.2005, “Për Ngritjen e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Gjirokastrës”.
  • VKM nr.119, datë 25.2.2005, “Për Krijimin e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Dibrës”.
  • VKM nr.120, datë 25.2.2005, “Për Krijimin e Bordit të Kullimit në Zonën e Shërbimit të Kullimit të Kukësit”.

 

Detyrat e bordeve të kullimit me financim nga buxheti i shtetit 

Bordi i kullimit brenda zonës së vet nën shërbim ka këto detyra:
a.    shfrytëzon dhe mirëmban çdo sistem kullimi dhe vepër mbrojtjeje nga përmbytja brenda zonës  përkatëse nën shërbim, në mënyrë që të largojë ujin e tepërt dhe të parandalojë grumbullimin e ujit, zhvillimin e kripëzimit dhe toksifikimit dhe të parandalojë përmbytjen.
b.    pastron dhe mirëmban kanalet kulluese, mbledhëse, tubat dhe strukturat;
c.    shfrytëzon dhe mirëmban stacionet e pompave të kullimit, hidrovoret;
d.    kontrollon cilësinë e ujit që kullohet;
e.    kontrollon, mbikëqyr, mirëmban dhe rregullon sistemet kryesore të kullimit dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytja;
f.    merr në shqyrtim pasojat e veprimtarisë së vet në ekuilibrin natyror dhe merr masa për të parandaluar ose për të minimizuar çrregullimet ose      dëmet në të;
g.    përgatit një plan periodik dhe të azhornuar të emergjencës nga përmbytja;
h.    mirëmban veprat mbrojtëse detare dhe lumore.
i.     merr masa për menaxhimin e përrenjve, kur është e nevojshme, për të parandaluar ose zvogëluar ndikimet e erozionit.”.

 

Bordi i kullimit me financim nga Buxheti i Shtetit ndërmerr, në raste të veçanta, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e një dige ose të kanalit kryesor ujitës, për një periudhë të caktuar, por jo më shumë se pesë vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vetëm nëse:
a) asnjë person fizik apo juridik, publik ose privat, nuk ka përgjegjësi ligjore për operimin dhe mirëmbajtjen e digës ose të kanalit kryesor ujitës në fjalë, deri në çastin kur një përgjegjësi e tillë t’i kalojë një organizate apo federate, sipas nenit 10 te Ligjit nr. 8518, datë 30.7.1999 “Për ujitjen dhe kullimin” i ndryshuar.
b) një gjë e tillë kërkohet nga organizata ose federata përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e asaj pjese të sistemit të ujitjes.
Veprimtari të tilla financohen nga Buxheti i Shtetit i miratuar për ministrinë.”.

 

Bordi i kullimit me financim nga Buxheti i Shtetit, sipas udhëzimeve të ministrit, ndërmerr detyra të veçanta për monitorimin, mirëmbajtjen dhe, sipas nevojës, riparimin e digave, që janë pjesë të sistemeve të ujitjes. Veprimtari të tilla financohen nga Buxheti i Shtetit i miratuar për ministrinë. LISTA E DRBUMK-ve

 

Funksionimi i bordeve të kullimit

Statuti i çdo Bordi Kullimi rregullon organizimin dhe funksionimin dhe:

 

      a. përshkruan zonën nën shërbimin përkatës të bordit të kullimit, referuar planimetrive dhe hartave;

      b. përmban emrin dhe selinë e bordit të kullimit;

      c. përcakton strukturën organizative të bordit të kullimit dhe përshkruan detyrat e drejtorit ekzekutiv;

      d. përmban dispozita për të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të bordit të përfaqësuesve;

      e. përmban dispozita për mbledhjet e bordit të përfaqësuesve.

 

Ministri ndryshon statutin e një bordi këshillimor kullimi dhe me kërkesën e bordit të përfaqësuesve ndryshon  statutin e një bordi kullimi të financuar nga buxheti i shtetit, si dhe miraton ndryshime në statutin e bordeve të kullimit me vetëfinancim.

 

Lista e bordeve të kullimit

Duke klikuar mbi emrin e Bordit të Kullimit ju mund të konsultoni të dhënat e kontaktit për të.