Drejtoritë e Bujqësisë

Baza Ligjore e Krijimit

Drejtoritë e Bujqësisë, në Qarqe janë krijuar me VKM nr. 95, datë 13.02.2003 “ Për krijimin në qarqe të Drejtorive te Bujqësisë ”.

Funksioni i përgjithshëm

Zbatimi i programit të Qeverisë në fushën e Bujqesisë,  në fushat si më poshtë :

  • Mbrojtja e shëndetit të kafshëve, bimëve dhe garantimin e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që rrjedhin nga kafshët dhe cilësia e ushqimeve. 
  • Sigurimi i informacionit bujqësor.
  • Mbështetja me asistencë teknike dhe teknologji e fermerëve.
  • Dhënia e garancisë në cilësinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
  • Sigurimi i mbështetjes për Agroindustrinë, tregun dhe marketingun.
  • Sigurimi i informacionit statistikor në përputhje me modelin e BE-së.

 

Lista e DB-ve

Duke klikuar mbi emrin e DB-se ju mund të konsultoni të dhënat e kontaktit për të.