Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV


Adresa:   Rr."Aleksander Moisiu", Nr.10

Telefon:   04 23 64 238

Web:       http://isuv.gov.al/

              www.paza-albania.eu

 


 

 

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)varet nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe është përgjegjës për hartimin në bashkëpunim me DSHK të strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. Ky Institut ka në varësi teknike 11 Laboratorë Rajonalë, të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë.

Instituti kryen diagnozat veterinare dhe testimin e profilaksisë së shëndetit të kafshëve në përputhje me programin kombëtar. Ai kryen programe testuese për kontrollin e sëmundjeve epizootike, ilaçeve veterinare dhe diagnozat e sëmundjeve të përgjithshme, është përgjegjës për zbatimin e programeve kombëtare të monitorimit të mbetjeve, ujërave e molusqeve bivalve.  Ai është përgjegjës gjithashtu për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik. ISUV bashkëpunon me FAO, WHO, OIE dhe laboratorë të tjerë reference për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme infektive.

 

Funksioni i përgjithshëm

  • Monitoron gjendjen epizootike te vendit per semundjet virale, bakteriale, parazitare, zooteknike dhe helmimeve;
  • Diagnostikon semundjet dhe percakton skemat e efikase  per luftimin e tyre;
  • Prodhon biopreparatet veterinare si : vaksina, alergene, antigene etj;
  • Kontrollon pjesen mikrobiologjike te produkteve dhe nenprodukteve  ushqimore me origjine shtazore (te prodhuara ne vend ose te importuara);
  • Ben kontrollin e mbetjeve te substancave;

 

Kontrolli ushqimor

  • Analizon per treguesit cilesor prodhimet me origjine bimore te prodhuara ne vend;
  • Analizon dhe certifikon prodhimet ushqimore me origjine bimore per eksport;
  • Ben analiza per identifikimin e falsifikimeve te ndryshme;
  • Vlereson parastandartet dhe regullat teknike per prodhimet e reja ushqimore;
  • Kryen analiza per etiketimin e produkteve ushqimore etj.

 

Baza ligjore

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti i referencës kombëtare dhe është organizuar në bazë të VKM. Nr. 515 datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e institutive kërkimore – shkencore, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky institut është në varësi të MBUMK-së dhe është i cilësuar si laborator kombëtar reference.

Instituti i sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ushtron aktivitetin e tij bazuar ne legjislacionin e poshte shenuar:

 

Baza kryesore e punës ka te bëj me :

Monitorimin e situatës epizootike në vend për sëmundjet virale, bakteriale, mykotike, parazitare, zoonotike dhe helmimeve.
Diagnostikimin e sëmundjeve, kontrollin kimik, radiobiologjik, toksikologjik të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore dhe ushqimeve të kafshëve të prodhuara në vend ose të eksportuara.
Kontrollin e mbetjeve të substancave me efekt anabolik dhe të pa autorizuara, të biopreparateve dhe të medikamenteve veterinare në kafshet dhe shpendët e gjalla si dhe produkteve të tyre.
Prodhimin e biopreparateve veterinare si vaksina, alergjene, antigene, materiale diagnostikuese, etj.
Monitorimin e ujrave dhe produkteve të akuakulturës
Kontrolli i sigurisë dhe cilësisë ushqimore të produkteve me origjinë shtazore e jo shtazore.
Trajnimin e mjekëve veterinar dhe inspektorëve të cilësisë e sigurisë ushqimore.

Struktura e ISUV perbehet nga:  Drejtori, N/Drejtori, Sekretaria dhe 5 departamente .