Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë – QTTB

Baza ligjore e krijimit

Janë krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 515, datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”

 

 

Detyrat e bordeve të kullimit me financim nga buxheti i shtetit

Detyrat kryesore të QTTB-ve, përfshijnë:

  • Identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen në praktikat bujqësore të metodave dhe materialeve (inputeve) të reja për vendin.
  • Përgatitjen e paketave teknologjike për kulturat bujqësore kryesore dhe mbarështimin e kafshëve.
  • Kërkime dhe testime në ferma bujqësore për problemet e ngritura nga fermerët e rajoneve përkatës.
  • Trajnime për specialistë të bujqësisë, fermerë, studentë të shkencave bujqësore dhe subjekte të tjerë të interesuar.
  • Sigurimin e ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët.
  • Demonstrimin e teknologjive të reja të kultivimit të kulturave bujqësore dhe mbarështimit të blegtorisë.
  • Përgatitjen dhe publikimin e materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.
  • Mbështetjen me informacion të politikë-bërjes nga ana e MBUMK-së në fushën e bujqësisë, ushqimit, mbrojtjes së konsumatorit dhe zhvillimit rural.

 

Drejtimet specifike të veprimtarisë së Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë – Krujë

  • Kulturat foragjere, fasule, gjedhi, derrat, shpendët dhe menaxhimi i integruar i fermës;
  • Shërbimet për tokën dhe ujin;
  • Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit.

 

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnjë

  • Perimet ne sera dhe fushe te hapur;
  • Gruri;
  • Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit.

 

Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqësore, Vlorë

  • Pemët frutore bërthamore, ulliri, vreshtat, agrumet;
  • Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit.

 

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korçë

  • Blegtoria e imët;
  • Pemët frutore farore, patatja, elbi;
  • Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit.

 

Qendra e Transferimit te Teknologjive Bujqësore, Shkodër

  • Misri;
  • Bimët aromatike dhe mjekësore;
  • Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit.

 

Për më tepër konsultoni “Rrjetin e Inovacionit, Kërkimit dhe Këshillimit në Bujqësi”