Niko Peleshi

Minister

Niko Peleshi

Z. Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 nëntor 1970. Ai është i martuar me znj. Amarda Peleshi dhe kanë tre fëmijë Aleksian, Stivin dhe Johanin.

Z. Peleshi ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin Inxhinier Elektronik. Në vitin 1989 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me Medalje të Artë.

Z. Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës, si dhe në vitet (2001-2004) ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë.

Karriera politike e Z. Peleshi fillon në Tetor të 2004-ës, kur emërohet Prefekt i Qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion përreth 1 vit. Në vitin 2005, zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet Kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si Kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Prej vitit 2012 është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.

Prej Shtatorit të vitit 2013 z. Peleshi emërohet Zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban deri në maj 2017. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste.

Z. Peleshi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, si dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.