Lorena Goxhobelli

Keshilltar Ligjor

Lorena Goxhobelli

Znj. Goxhobelli ka lindur më 16 mars të vitit 1984. Ajo është rritur dhe arsimuar në Durrës për të vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2006 u diplomua me rezultate shumë të larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në periudhën 2009-2011 ndoqi dhe përfundoi studimet pas universitare Master për Administrim Publik pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2006 mori licencën e ushtrimit të profesionit të avokatit. Një vit më pas ajo u bë pjesë e administratës publike, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në periudhën 2009-2013 Znj. Goxhobelli ka qenë pjesë e ekipit të një kompanie të njohur ndërkombëtare, East-Ëest Consulting, që administronte dhe zbatonte dy projekte të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE. Gjithashtu ajo ka eksperiencë si eksperte ligjore në projekte në fushën e të drejtave të njeriut për organizata jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Znj. Goxhobelli ka qenë pjesë e jetës akademike, fillimisht si asistente pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë dhe më pas si pedagoge e së Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nga dhjetori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2017 ka mbajtur pozicionin e këshilltares ligjore në kabinetin e Zëvendëskryeministrit.

Znj. Goxhobelli zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Aktualisht, është këshilltare ligjore e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Email: lorena.goxhobelli@bujqesia.gov.al