Fatjon Hoxhalli

Këshilltar i Komunikimit

Fatjon  Hoxhalli

Fatjon Hoxhalli ka lindur në Korcë, më 7 shkurt 1986. Ka kryer studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Pavias (Itali), ku edhe është specializuar në të Drejtë Ndërkombëtare, nga janari i vitit 2015 zotëron titullin avokat.

Aktualisht është duke vazhduar studimet doktorale pranë Universitetit “Sapienza” te Romës për Komunikim, Kerkim Social dhe Marketing, i fokusuar në komunikimin politik.

Gjatë periudhës së studimeve universitare ka qënë koordinator i rrjetit albStudent dhe aktivist në një sërë organizatash të tjera studentore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Me mbarimin e studimeve, është kthyer në Shqipëri ku ka punuar pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit si përgjegjës i sektorit të projekteve dhe me pas drejtor i Projekteve dhe Marrëdhenieve me Jashtë. Nga shkurti i 2016 i është bashkuar Kabinetit të Zëvendëskryeministrit, ku ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Komunikimit.  

Ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit të projekteve, turizmit dhe marrëdhenieve me publikun.

Ështe njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe asaj angleze.

Aktualisht është këshilltar i komunikimit pranë Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural

adresa e-mail: fatjon.hoxhalli@bujqesia.gov.al