Sofjola Kotelli

Drejtor Kabineti

Sofjola Kotelli

Znj. Sofjola Kotelli ka lindur në Korçë më 16 Korrik, 1981. Është e martuar dhe ka një vajzë. 
Znj. Kotelli  ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Sociale “Makedonia” në Selanik, Greqi për Politika Ekonomike dhe Sociale si dhe zotëron Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Kolegji Amerikan i Selanikut (ACT).  
Znj. Kotelli ka drejtuar për dy vjet revistën e parë shqiptare në Greqi “Prestige”. Prej vitit 2008 deri 2013 ka qënë Drejtore e Zhvillimit Ekonomik, Marketingut dhe Turizmit në Bashkinë e Korçës. Për një periudhë të shkurtër ka qënë Drejtore e Përgjithshme e Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Prej Marsit 2014 ka punuar si këshilltare pranë kabinetit të Zv. Kryeministrit e fokusuar kryesisht tek çështjet e zhvillimit urban, investimet publike, zhvillimi i rajoneve.   
Znj. Kotelli është gjithashtu Kryetare e Bordit të Universitetit “Fan. S. Noli” si dhe ka eksperiencë edhe si lektore pranë Universitetit “Marin Barleti”.
Përgjatë karrierës së saj, znj. Kotelli ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit në tematika si: Zhvillimi Ekonomik dhe Rajonal,  Menaxhim Projektesh, Lidership, Gratë në Politikë etj, të organizuara nga institute prestigjoze ndërkombëtare.
Zotëron shumë mirë anglisht dhe greqisht si dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane. 
Prej Shtatorit 2017 mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Email: sofjola.kotelli@bujqesia.gov.al 
Tel:  0422 75112