Brisilda Pullumbi

Keshilltare e Ministrit

Zj. Brisilda Sotira Pullumbi . është këshilltare e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti që prej 15 Tetorit 2013.   Ka lindur në Tiranë, është e martuar me Z. Agron Pullumbi me të cilin ka një vajzë,  Lorena Pullumbi Ka perfunduar studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës  në Fakultetin e Mjeksisë Veterinare. Mban titullin Master në Shëndet Publik, dhënë nga Fakulteti i Mjeksisë. Specializime në fushën e teknologjisë së informacionit, pranë Universitetit ORACLE ne Romë, Itali. Në fushën e shërbimit veterinar ka përvojën e 20 viteve duke punuar ne Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Znj Pullumbi ka treguar angazhim të fortë në zgjerimin dhe thellimin me ekspertizën e saj në fushat e politikës bujqësore me një bashkëpunim të suksesshëm dhe të gjatë me donatorët kryesorë në Shqipëri . Ajo ka marrë pjesë në zbatimin e projekteve të rëndësishme strategjike në nivel kombëtar dhe rajonal , duke ndihmuar për të krijuar lidhje të forta midis ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë . Ka përvojë pune në projektet e BE të programeve PHARE, CARDS, IPA. Ndër arritjet e tjera , zonja Pullumbi ka qenë aktor i rëndësishëm në projektimin, vendosjen dhe menaxhimin e Sistemit shqiptar për Regjistrimin dhe Identifikimin e kafshëve , i pari i këtij lloji , realizuar në vend . Ka njohuri  të shëndosha në drejtim të zhvillimeve të politikave bujqësore përmes procesit të tranzicionit në Shqipëri . Ka kontribuar në sferën akademike me artikuj shkencore që ndihmojnë të kuptuarit e sfidave të sektorit bujqësor në Shqipëri. Ështe fituese e dy bursave nga qeveria Hollandeze, në Wageningen University & Research Center, në vitin 2009 dhe 2012. Flet gjuhët Angleze dhe Italiane.

 

 

Kontakt:04 22 69 596

E-mail: brisilda.pullumbi@bujqesia.gov.al