Shaban Sulçe

Keshilltar i Ministrit

Z.Shaban Sulce është këshilltar I marrëdhëniet me publikun I Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. Ka lindur në Çorovodë, më 10/09/1983.

Shaban Sulçe ka përfunduar studimet për gazetari në vitin 2006 në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është duke zhvilluar studimet master, dega Marketing, Universiteti Europian I Tiranës.

Sulçe ka një karrierë mbi 10 vjeçare në fushën e gazetarisë. Ai ka punuar fillimisht në mediat sportive si Telesport dhe Panorama Sport, për të punuar më pas si gazetar politike në gazetat Panorama, Albania dhe si kryeredaktor I Gazetës Integrimi. Shaban Sulce ka punuar për gati dy vjet si Drejtor I Kujdesit Social në Bashkinë e Tiranës dhe vjen në këtë detyrë pas eksperiencës 7 mujore si konsulent I marrëdhënieve me publikun I Projektit LAMP të Bankës Botërore në bashkëpunim me Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Shaban Sulçe është njohës dhe përdorues i mirë i gjuhëve angleze dhe italiane.

 

Kontakt:04 22 57 010

E-mail: shaban.sulce@bujqesia.gov.al