Vojo Bregu

Sekretar i Pergjithshem

Vojo Bregu

Z. Vojo Bregu ka  lindur në qytetin e Vlorës , më 26 prill të vitit 1975. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë,një djalë dhe një vajzë.

Në vitet 1993-1997 ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, me titullin Punonjes Social dhe në vitet 1997-2003 ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar në Fakultetin Juridik, me titullin Jurist.

 Kualifikimet

Z. Bregu në Mars të vitit 2008 është licensuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për ushtrimin e profesionit të Avokatit.

Në tetor të vitit 2005 ka ndjekur kursin ‘’Mbi Falsifikimin e Euros’’ në Austri si Përfaqësues i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në shkurt-mars të vitit 2002 ka ndjekur kursin ‘’Intelligence Management’’, për nivelet drejtuese pranë Shërbimit Informativ Gjerman BND.

Në nëntor të vitit 2001 ka ndjekur kursin ‘’Lufta kundër Terrorizmit Ekstrem’’ pranë Shërbimit Informativ Egjiptian.

Eksperienca pune

Z. Vojo Bregu ka një CV të gjerë përsa i përket eksperiencave të tij në punë.

Në shtator 1997 – dhjetor 1999 ka punuar si specialist tek Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale.

Në gusht 1999 – shkurt 2002 ka qenë asistent i përgjegjësit të zyrës pranë Drejtorisë së Logjistikës në UNOPS-United Nations Office for Project Services, si dhe asistent logjistike dhe përkthyes për OSBE-Misioni i Kosovës.

Në dhjetor 2000 – prill 2001 ka qenë Inspektor i Marrëdhënieve me Publikun dhe i Problemeve Juridike të Kabinetit të Drejtorit pranë Shërbimit Informativ Kombëtar.

Nga muaji prill i vitit 2001 deri në mars të vitit 2003 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë pranë Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në janar 2003 deri në shtator  të vitit 2008, z. Bregu ka ushtruar detyrën si Oficer i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë tek Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në vitet 2008-2013 ai ka ushtruar profesionin e Avokatit.

Aktualisht z. Vojo Bregu ushtron detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Gjuhët e huaja

Z.Bregu zotëron shumë mirë gjuhën italiane,frënge dhe atë angleze.

 

Kontakt: 04 22 27 916

E-mail:  vojo.bregu@bujqesia.gov.al