Ilir Halilaj

Zëvendës Ministër

Ilir Halilaj

Ilir Halilaj ka lindur në Tiranë në 23 Gusht 1980. Ka mbaruar në vitin 2004 studimet në degët Ekonomik dhe Kontabilitet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (SUNY at New Paltz). Gjatë viteve 2004-2011 ka ushtruar profesionin e ekonomistit dhe të kontabilit në sektorin e financës dhe të auditit të brendshëm për PRG dhe Publicis Groupe S.A. Nga viti 2011 deri në 2017, ka qenë Drejtor i Financës dhe i Administratës në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan (AADF) ku fokusi kryesor ka qenë ngritja e strukturave dhe implementimi i strategjive zhvillimore në sipërmarrje, edukim, eko-turizëm dhe lidership. Nga Shkurti 2017 dhe në vijim, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Investimeve të Agjencisë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal.