Ermira Gjeçi (Rusi)

Zëvendës Ministër

Ermira Gjeçi (Rusi)

Ermira Gjeçi ka lindur në Lushnje, më 17 Korrik 1970 dhe është nënë e një djali, Kristit.

Ajo është diplomuar në vitin 1992 pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë si Ekonomiste per Industrine. Pranë të njëjtit fakultet ka përfunduar në vitin 2007 studimet në Financë-Bankë. Në  vitin 2012 ka përfunduar studimet pranë Harvard Business School, Akademia e Menaxhimit  me rezultate shumë të mira.

Ajo ka pasur një karrierë në rritje të suksesshme në sektorin bankar, me një eksperiencë 17-vjeçare si drejtuese degesh dhe drejtuese rajonale në banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Në  vitin 2009 emërohet Drejtore e Bankingut Individual dhe Zhvillimit te Produkteve pranë Tirana Bank (Piraeus Bank Group).

Që prej marsit të vitit 2014, ajo ka punuar si kordinatore e energjisë  pranë Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve në Këshillin e Ministrave.

Profili i saj profesional plotësohet nga një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të kryera ne institucione akademike apo financiare të  rëndësishme.

Znj. Gjeçi flet rrjedhshëm anglisht dhe greqisht, si dhe zotëron mirë gjuhën italiane.