Qellimet e Sektorit te Prodhimit Blegtoral

BLEGTORIA

Sektori i Prodhimit Blegtoral në funksion të detyrimeve në zbatim të nenit  95 të MSA-së si dhe në mbështetje të realizimit të programit të Qeverisë ka si qëllim kryesor të analizojë identifikojë dhe hartojë politika, strategji sektoriale në funksion të zhvillimit të blegtorisë, të drejtojë dhe mbështesë në shkallë vendi e lokale rritjen dhe plotësimin  gjithnjë e më mirë të kërkesave dhe nevojave të tregut me produkte blegtorale nëpërmjet përdorimit racional të burimeve dhe futjes së teknikave dhe teknologjive të reja në prodhim nëpërmjet:

  • Hartimit dhe përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, në kuadër të politikave të zhvillimit dhe integrimit nëpërmjet propozimit, hartimit dhe zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore që veprojnë në fushën e blegtorisë.
  • Hartimit tëi politikave dhe programeve për zhvillimin e blegtorisë në aspektet e mbarështimit të kafshëve e përmirësimit racor të tyre, si dhe të prodhimit.
  • Përgatitjes së kuadrit ligjor të përshtatshëm për zbatimin e politikave të zhvillimit në sektorin e blegtorisë.
  • Forcimit të sistemit të monitorimit dhe zbatimit të masave në lidhje me standardet zooteknike të mbarështimit të kafshëve.
  • Nxitjes dhe konsolidimit të sistemeve të qëndrueshme të prodhimit blegtoral me ferma të   specializuara,  komplekse industriale të prodhimit të vezëve dhe të mishit, si dhe të prodhimit të ushqimeve.
  • Miradministrimi i burimeve gjenetike shtazore të kultivuara dhe autoktone në blegtori.
  • Përmirësimit të sistemit të kontrollit, të cilësisë dhe të tregtimit të materialeve racore, në  përputhje me standardet.
  • Vlerësimi i tendencave në zhvillimin e blegtorisë nëpërmjet studimeve, analizave mbi strukturën dhe përcaktimi i prioriteteve në zhvillimin e prodhimit blegtoral.

Sektori i Prodhimit Blegtoral e ushtron veprimtarinë e tij në bazë Ligjit Nr. 9426, datë 06.10.2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë” (i ndryshuar me ligjin Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin  Nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”, (i cili është ligji kryesor që përcakton kuadrin institucional për mbarështimin e kafshëve në Shqipëri), si dhe me ligjin Nr. 10137, datë 11. 05. 2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.  Ligji Nr. 8702, datë 1. 12. 2000 ”Mbi identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe fermave blegtorale”, Ligjit Nr. 8411, datë 01.10.1998 “Për Ushqimet e Blegtorisë” (i ndryshuar dhe me ligjin nr. 10137, datë 11. 05. 200 “Për disa  ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në republikën e Shqipërisë) si dhe një sërë aktesh nënligjore.

INSTITUCIONET E PËRFSHIRA NE REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE  TË BLEGTORISË JANË:

 Drejtoria e Përgjithshme të Politikave Bujqësore në MBUMK, është autoriteti kompetent për ushtrimin e veprimtarive në fushën e blegtorisë nëpërmjet:

  1. Sektorit të prodhimit blegtoral
  2. Specialisteve të blegtorisë në drejtoritë Rajonale të Bujqësisë.
  3. Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore
  4. Shërbimit këshillimor publik dhe/ose privat

Sektori i Prodhimit Blegtoral

Sektori i Prodhimit Blegtoral është përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm të Prodhimit Blegtoral në vend nëpërmjet hartimit të legjislacionit, strategjive sektoriale, si dhe  të politikave të zhvillimit dhe programeve të mbrojtjes, përmirësimit dhe ruajtjes së cilësive të burimeve gjenetike shtazore për të nxitur rritjen e prodhimeve blegtorale, krijimin dhe përhapjen e vlerave racore dhe ruajtjen e ndryshueshmërisë gjenetike të kafshëve të fermës.

Sektori i Prodhimit Blegtoral, është përgjegjës për:

-          Zhvillimin e strategjisë dhe politikes për sektorin e blegtorisë

-          Monitorimin, vlerësimin dhe rinovimin sistematik te politikave  dhe strategjive te prodhimit blegtoral.

-          Analizat e nevojshme për zhvillimin e politikave hartimin e programeve për zbatimin e politikave të zhvillimit të blegtorisë për mbarështimin e mirë të kafshëve,

-          Hartimin dhe përafrimin e legjislacionit në fushën e blegtorisë

-          Vlerësimin e progresit gjenetik për caktimin e rentabilitetit të racave, përcaktimin e prioriteteve për strategjinë e punës racore

-          Identifikimin e resurseve gjenetike autoktone e të kultivuara dhe propozimin e masave  mbrojtëse për to.

-          Monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit në drejtim të mbarështimit të kafshëve dhe të përmirësimit racor si dhe të mbrojtjes dhe zhvillimit të fondit gjenetik autokton si dhe zbatimit të masave në lidhje me standardet zooteknike të mbarështimit të kafshëve.

Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë (DRB):

Në Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë ushtrojnë aktivitetin e tyre  specialistë blegtorie (zooteknikë). Ky rrjet specialistesh blegtorie kontrollon dhe siguron:

  • zbatimin e legjislacionit në fushën e blegtorisë.
  • plotësimin e kushteve për mbarështimin e qëndrueshëm të kafshëve të fermës.
  • përmirësimin racor.
  • ushqimet dhe të ushqyerit e kafshëve.
  • tregtimin e materialeve racore.

Shërbimi zooteknik privat

Shërbimi zooteknik privat funksionon në fushën e riprodhimit të kafshëve, ku ushtrojnë aktivitetin 480 teknike inseminatorë të kualifikuar nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (shërbimi publik) dhe shërbimi privat (programi i të cilit miratohet nga  MBUMK-ja)

Shërbimi Zooteknik Privat, që operon në ferma dhe stabilimente blegtorale dhe Organizata te mbarështimit të kafshëve,

Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore

Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë - Krujë dhe Korçë janë struktura të transferimit të teknologjive në blegtori, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. QTTB  Fushë-Krujë është Qendër e Referencës Kombëtare (QRK) për:

  • Kontrollin e ushqimeve që përdoren ne blegtori.
  • Kontrollin e materialeve racore (sperme,veze, embrione).
  • QTTB-te realizojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të politikave të zhvillimit të prodhimit  blegtoral.

Shërbimi këshillimor

Shërbimi këshillimor është i përfshire në strukturat e DRB  ku operojnë zooteknikë, të cilët veprojnë deri në nivel Komune.

       Këshilli i Blegtorisë

Këshilli i Blegtorisë (K. B), është organ që miratohet nga ministri për një periudhë 4 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje në zbatim të nenit 73 të ligjit Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9426, datë 06.10.2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”. Detyrat për funksionin e Këshillit të Blegtorisë janë:

  1. Këshilli i Blegtorisë është organ këshillues i ministrit që mbulon fushën e blegtorisë
  2. Këshilli i Blegtorisë jep mendime:
  • për politikat bujqësore , që rregullojnë fushën e blegtorisë;
  • për programet e zhvillimit afatgjatë;
  • për programet racore të paraqitura për miratim;
  • për raportet vjetore mbi veprimtaritë e kryera në kuadër të programeve racore;
  • për rregulloret e rëndësishme në fushën e blegtorisë;
  • për njohjen e racave autoktone;
  • për të ushqyerit dhe ushqimet e blegtorisë
  • për ndryshimet në/ose futjen e metodave të reja për parashikimet e vlerës racore dhe vlerësimin e kafshëve të racës

Masat legjislative

Sektori i Prodhimit Blegtoral duke ju referuar angazhimeve që rrjedhin në zbatim të MSA, ka synuar të zbatojë një sërë politikash që kanë të bëjnë me ndërmarrjen e një sërë iniciativash ligjore në fushën e përafrimit te legjislacionit vendas me atë të BE-së.

Në masat legjislative procesi i përafrimit të kuadrit  ligjor është fokusuar në  hartimin e legjislacionit bazë në fushën e prodhimit blegtoral në lidhje me standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë-pastër si dhe në lidhje me përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër për qëllime riprodhimi që  parashikon standardet zooteknike dhe kushtet për tregtimin e materialit racor si dhe kërkesat për përdorimin e kafshëve racë-pastër për qëllime riprodhimi, për çiftëzim natyror dhe/ose inseminim artificial si dhe përdorimin e spermës së tyre.

Masat legjislative do te synojnë në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar në fushën e blegtorisë me atë komunitar si dhe përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional për zbatimin e tij.

Politikat aktuale të Sektorit të Prodhimit Blegtoral janë fokusuar kryesisht në rritjen e numrit të kafshëve (gjedhë dhe të imta) brenda fermës blegtorale me synim konsolidimin e fermave dhe orientimin e këtyre fermave drejt tregut. Gjithashtu, mbështetja e prodhimit të mëshqerrave të racës duke synuar krijimin dhe nxitjen e shoqatave racore si dhe krijimin e tregut vendas për kafshët me vlera racore të identifikuara.

LEGJISLACINI  NË FUSHËN E BLEGTORISË

  1. Ligji nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për mbarështimin e Blegtorisë”  i ndryshuar me Ligjin Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”, dhe me ligjin nr. 10137, datë 11. 05. 2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë“
  1. Urdhër i Ministrit Nr. 4, dt. 9. 09. 2008 për miratim e rregullores mbi “Standardet minimum të mbarështimit të kafshëve shtëpiake (Standardet minimum të mbarështimit të gjedhit- viçave)”,
  1. VKM Nr. 1708 dt. 29.12.2008 “Për zbatimin e programeve per ruajtjen in-situ te racave autoktone të bagëtive te imta”
  1. VKM nr. 436, datë 2. 06. 2010  “Për disa ndryshime në vendimin nr. 1634, datë 17. 12. 2008, të Këshillit te Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe të mënyrës së mbështetjes financiare, për ruajtjen e rezervës gjenetike të racës autoktone të buajve” 
  1. Urdhër i Ministrit Nr. 3, datë 5.08.2008, për miratim e rregullores Mbi “ Certifikimin e kafshëve Racë Pastër të Specieve të Gjedhit, Dhenve, Dhive, Kuajve, Derrave Racë Pastër dhe Hibride, Spermës, Ovulave dhe Embrioneve të tyre”
  1. Urdhër i Ministrit Nr. 1, datë 4.03.2009 per miratim e rregullores  Mbi “Standardet për Mbarështimin e Derrave e Pulave Pjellëse”

 

  1. Urdhër i Ministrit Nr. 2 dt. 22. 07. 2008 për miratim rregullores  “Për riprodhimin e kafshëve të fermës, prodhimin dhe tregtimin e materialeve racore".
  1. Urdhër i Ministrit nr. 422, datë 17.12.2009 per miratim e rregullores  “Mbi kushtet  për regjistrimin e riprodhuesve racë - pastër të specieve të gjedhit, dhenve, dhive, kuajve, derrave racë- pastër dhe hibridë  në librin gjenealogjik”.
  1. Urdhër i Ministrit nr. 83, datë 16.03.2010, për miratim e rregullores  “Për organizatat e mbarështimit të kafshëve”,
  1. Urdhër i Ministrit nr. 300, datë 8.10.2010 për miratim e rregullores  “Për metodat e matjes dhe vlerësimit të prodhimit dhe tipareve te tjera si dhe metodat për vlerësimin e vlerave gjenetike të riprodhuesve racë-pastër të species së gjedhit”
  1. Urdhër i Ministrit nr. 333, datë 17.11.2010 për miratim e rregullores  “Për metodat e matjes dhe vlerësimit të prodhimit dhe tipareve te tjera si dhe metodat për vlerësimin e vlerave gjenetike të riprodhuesve racë-pastër të dhenve dhe dhive”.
  1. Urdhër i Ministrit nr. 332, datë 17. 11. 2010 për miratim e rregullores  “Për metodat e matjes dhe vlerësimit të prodhimit dhe tipareve te tjera si dhe metodat për vlerësimin e vlerave gjenetike të riprodhuesve racë-pastër të derrave dhe derrave hibridë”.
  1. Urdhër i Ministrit nr. 303, datë 04.11.2011 për miratim e rregullores  “Mbi standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë- pastër të species së gjedhit”
  1. Urdhër i Ministrit nr. 318 datë 14. 11. 2011 për miratim e rregullores  “Mbi standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë- pastër të species dhen dhe dhi”
  1. Urdhër i Ministrit  nr. 6, datë 09. 01. 2012 për miratim e rregullores  “Mbi përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër të llojit gjedh për qëllime riprodhimi”
  1. Urdhër i Ministrit  nr. 360, datë 27. 12. 2011 për miratim e rregullores  “Mbi përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër të llojit dhen dhe dhi për qëllime riprodhimi”.
  1. Urdhër i Ministrit nr. 237 datë 26.07.2012 për miratim e rregullores  “Për standartet zooteknike të derrave racë-pastër për riprodhim
  1. Urdhër i Ministrit nr. 298 datë 10.10.2012 për miratim e rregullores “Për përcaktimin e kritereve për përdorimin e derrave racë-pastër për qëllime riprodhimi  ” 
  1. Urdhër i Ministrit nr. 346 datë.13.12.2012 për miratim e rregullores “Për përcaktimin e kritereve për përdorimin e derrave hibridë për qëllime riprodhimi  ”