SHËRBIMI VETERINAR

                                               SHËRBIMI VETERINAR

Shërbimi Veterinar në Republikën e Shqipërisë funksionon mbështetur në Ligjin Nr. 10465, miratuar më datë 29.09.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Autoriteti kompetent veterinar është Drejtoria e Shërbimit Veterinar në MBZHRAU, është autoriteti përgjegjës për rregullimin e përgjithshëm të çështjeve veterinare lidhur me shëndetin e kafshëve si:

a) harton politikat e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve të gjalla, si dhe programet e parandalimit, kontrollit, eliminimit deri në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të këtij ligji; b) harton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive veterinare, sipas përcaktimeve të këtij ligji; c) propozon përmirësimin e legjislacionit veterinar, sipas përcaktimeve të këtij ligji, duke epërafruar e harmonizuar atë me legjislacionin e Bashkimit Europian; ç) monitoron dhe harton raporte për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive në kafshë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me strukturat që kryejnë veprimtari veterinare; d) informon institucionet shtetërore, strukturat e shëndetit publik, palët e interesuara në vend, OIE-në, BE-në dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive në kafshë në territorin e Republikës së Shqipërisë; dh) mbikëqyr zbatimin e këtij ligji, si dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij; e) administron mjetet financiare për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, mbrojtjen nga zoonozat, si dhe trajnimet e specialistëve, të miratuara më parë me urdhër të ministrit; ë) mbron shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve në: i) mbarështimin e tyre; ii) prodhimin dhe ruajtjen e produkteve embrionale; iii) tregtimin, shkëmbimin dhe transportimin e kafshëve dhe të produkteve embrionale; iv) kafshët e shoqërimit; v) kafshët e laboratorit; f) regjistron produktet mjekësore veterinare, dezinfektantët dhe dezinfestantët e certifikuar, që prodhohen ose tregtohen në territorin e Republikës së Shqipërisë; g) kontrollon biosigurinë, dezinfektimin, dezinsektimin, deratizimin dhe shkatërrimin e materialeve të infektuara; gj) mban dhe përditëson regjistrin zyrtar për: i) fermat dhe stabilimentet blegtorale; ii) subjektet që tregtojnë kafshë; iii) subjektet që prodhojnë, ruajnë dhe tregtojnë produkte embrionale; iv) individët që transportojnë kafshë, produkte embrionale, nënprodukte me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor; v) qendrat e grumbullimit të kafshëve ose pikat karantinore; vi) subjektet që prodhojnë ose tregtojnë PMV; vii) laboratorët veterinarë; viii) vendet ku zbatohet praktika mjekësore veterinare dhe mjekët veterinarë që punojnë atje; ix) institucionet dhe personat që lejohen të kryejnë eksperimente me kafshë; h) mbikëqyr procesin e identifikimit dhe të regjistrimit të kafshëve e fermave blegtorale, në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi, dhe:
Sektori i shëndetit dhe mirëqënies së kafshëve në DSHV është përgjegjës për përafrimin e legjislacionit veterinar me atë të BE, hartimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të programeve të profilaksise veterinare në shkallë kombëtare, mbikqyrjen e realizimit të programeve kombëtare të monitroimit të mbetjeve në kafshë e produkte prej tyre, mbikqyrjen e programit kombëtar te monitorimit te ujrave dhe molusqeve bivalve, mbikqyrjen e aktivitetit të veterinerëve zyrtarë të shëndetit të kafshëve në qarqe për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve parazitare dhe infektive në zonat publike dhe rurale (vëzhgimin, lajmërimin, parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse të kafshëve ), kontrollin në vazhdimësi të kushteve sanitaro veterinare të stabilimenteve të rritjes e mbarështimit të kafshëve të gjalla te llojeve të ndryshme, të aquakultures e molusqeve bivalve si dhe mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit veterinar kombëtar në tërësi. Sektori i identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale në DSHV është përgjegjës për funksionimin e sitemit të identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale, hartimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të programit të identifikimit të kafshëve e regjistrimit të fermave blegtorale. Shërbimi veterinar rajonal është në përbërje të Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, me varësi administrative nga DRB dhe varësi teknike nga DSHV.

 

Shërbimi veterinar rajonal përfaqësohet nga Veterinerë Zyrtarë në 12 qarqe, me shpërndarje në varësi të territorit dhe numrit të kafshëve (varion nga 6 në 20 veterinerë zyrtarë për qark). Ky rrjet kontrolli, garanton zbatimin e Ligji Nr. 10465, dt. 4.11.2004 “Per sherbimin veterinar në Rebublikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr. 8702, 01.12.2000 “ Mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve”, VKM –të e aktet nënligjore në zbatim të tyre, dhe është përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve Ai kryen kontroll në qarqet, bashkitë dhe komunat me qëllim:
 parandalimin e semundjeve;
 garantimin e kushteve sanitaro-veterinare në tregjet e kafshëve të gjalla e stabilimentet e rritjes e mbarështimit të kafshëve;
 kontrollin e ushqimit të kafshëve;
 Identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale;
 Monitorimin e mbetjeve në kafshët e gjalla e produktet shtazore;


Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë është qendra kombëtare e referencës laboratorike veterinare (sipas ligjit nr.10465). Varet nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe është përgjegjës për hartimin në bashkëpunim me DSHK të strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshet e tokes, te ujit dhe shpendë. Instituti kryen diagnozat veterinare dhe testimin e profilaksisë së shëndetit të kafshëve në përputhje me programin kombëtar. Ai kryen programe testuese për kontrollin e sëmundjeve epizootike, ilaçeve veterinare dhe diagnozat e sëmundjeve të përgjitshme, është përgjegjës për zbatimin e programeve kombëtare të monitorimit të mbetjeve, ujrave e molusqeve bivalve. Ai është përgjegjës gjithashtu për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në bashkepunim me Institutin e Shëndetit Publik. ISUV bashkëpunon me FAO, WHO, OIE dhe laboratorë të tjere reference për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme infektive.


Departamenti i Shëndetit të Kafshëve në ISUV, përfshin 6 sektorë, bakteriologjia, virologjia, parazitologjia, mykologjia, epidemiologjia veterinare dhe kontrolli i barnave veterinare. Në total
ky departament ka 28 persona, prej të cilëve 23 specialistë dhe 5 teknikë laborantë. Gjithashtu, pjesë e ISUV është edhe sektori i prodhimit të biopreparateve me 11 persona gjithsej, prej të cilëve 3 specialistë dhe 8 teknikë laborante. ISUV zbaton sistemin e menaxhimit të cilësisë mbështetur në standartin ISO 17025:2005. Departamenti i Menaxhimit të Cilësisë në ISUV përbëhet nga 5 specialistë dhe 13 referente cilësie (nga një person për secilin sektor të ISUV). Aktualisht janë akredituar 6 prova nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (trupa kombëtare e akreditimit) si dhe është miratuar akreditimi i këtyre provave edhe nga një trupë e huaj akreditimi (Accredia – trupa kombëtare akredituese në Itali).

 

Laboratori Shtetëror i Kontrollit Veterinar (LSHKV). Në përbërje të shërbimit veterinar ngrihet dhe funksionon Laboratori Shtetëror i Kontrollit Veterinar, që kontrollon produktet mjekësore veterinare (barna dhe bioprodukte), të prodhuara në vend ose të importuara. Biopreparatet në vend prodhohen nga njësi të autorizuara nga ministria dhe përdoren pasi të jenë kontrolluar nga LSHKV-ja. Tarifat për kryerjen e analizave përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Ligjet bazë në fushën e veterinarisë

1. Ligjit nr. 10465, datë 29.09.2011 “Mbi shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”;
Ky ligj ka për objekt:
 Përcaktimin e parimeve bazë për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve, sipas standardeve ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE) dhe të Bashkimit Europian;
 Rregullimin, organizimin, financimin e shërbimit veterinar, përcaktimin e përgjegjësive, të rregullave dhe të procedurave të shërbimit veterinar në mbrojtje të shëndetit e mirëqenies së kafshëve;
 Mbrojtjen e shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët, në përqasje me legjislacionin e BE-së.
2. Ligjit nr. 8702, datë 01.12.2000 “ Mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve”;
Qëllimi i këtij ligji është:
 disiplinimi i lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual;
 regjistrimi i fermave blegtorale dhe pajisja e tyre me numër të veçantë regjistrimi;
 shkëmbimi i shpejtë dhe i saktë i të dhënave për vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore;
 rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucionit përgjegjës shtetëror dhe pronarëve të fermave blegtorale.


VKM
3. Vendim i Këshillit të ministrave nr. 646 date 1995 “Për adaptimin e direktivave të EU në fushën e produkteve të detit ”
4. Vendim i Këshillit të ministrave nr.320, datë 19.03.2008 “ Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale”
5. Vendim i Këshillit të ministrave nr. 198. date, 19.02.2009 “ Për një ndryshim në VKM nr.320, datë 19.03.2008, Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale ”
6. Vendim i Këshillit të ministrave nr. 831. date, 29.07.2009 “ Për një shtesë në VKM nr.320, datë 19.03.2008, Për sistemin e identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave blegtorale ”
7. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 408, datë 8.5.2013 “Për dëmshpërblimin për kafshët e eliminuara” 8. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 230, datë 20.03.2013 “Për përcaktimin e funksioneve, detyrave specifike dhe standardeve të shërbimit veterinar të qeverisjes vendore”
9. Urdheri i Këshillit të Ministrave nr.41, datë 2.04.2013 “ Për ngritjen e grupit ndërministror të punës për koordinimin dhe kontrollin e fushatës së vaksinimit oral kundër sëmundjes së tërbimit në Shqipëri”
Legjislacioni Në kuadër të PKZMSA, neni 70 në lidhje me përafrimin e legjislacionit dhe të nenit 95 "Bujqësia dhe sektorit agro-industrial" të MSA-së, një numër aktesh nënligjore janë miratuar në zbatim te ligjit nr. 9308, datë 04.11.2004 “Mbi shërbimin dhe Inspektoriatin Veterinar” dhe më vonë pas çfuqizimit të tij në zbatim të ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Mbi Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të cilat çojnë në përmirësimin e standardeve në ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe veçanërisht ndaj sëmundjeve zoonotike me impakt negativ në shëndetin human si dhe të forcimit të kontrollit zyrtar duke rritur shkallën e mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të konsumatorit.
Procesi i përafrimit të kuadrit ligjor është fokusuar:
1. Legjislacioni bazë në kontrollin e sëmundjeve me karakter përhapës e dëmtues në kafshë. Është plotësuar objektivi afat-shkurtër e afat – mesëm duke përafruar pjesërisht legjislacionin e BE-së për sëmundje të rrezikeshme për kafshët si sëmundja e Aftës Epizootike, Murtajës Klasike në Derra, Gjuhës Blu, Tërbimit, sëmundjes se Lopës së Cmëndur.
2. Është plotësuar kuadri kligjor në kontrollin e sëmundjeve zoonotike problematike për vëndin duke plotësuar objektivin afat-shkurtër me përafrimin pjesërisht të direktivave e rregulloreve të BE-së për këto sëmundje: tuberkuloz, brucelozë, antraks, monitorimin e zoonozave dhe ajentëve zoonotikë.
3. U punua dhe u plotësua paketa ligjore mbi identifikimine kafshëve dhe regjistrimin e fermave blgtorale duke përshtatur pjesërisht rregulloret e BE-së në këtë fushë jo vetëm për gjedhin por dhe për bagëtitë e imta.
4. Janë punuar në vazhdimsi akte normative të BE-së që kanë tëbëjnë me monitorimin e mbetjeve në kafshët e gjalla dhe në produktet me origjinë prej tur.
5. Po punohet për përafrimin e direktivave, rregulloreve apo vendomeve të BE-së për të përditësuar dhe plotësuar kuadrin ligjor në fushën e prodhimit dhe të tregtimit të produkteve mjeksore veterinare.
Shërbimi veterinary është përgjegjës për: Profilaksinë veterinare Programi kombëtar i profilaksisë veterinare mbështetet në legjislacionin veterinar dhe në strategjitë e kontrollit të sëmundjeve të miratuara nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar dhe përfshin vaksinimin e kafshëve kundër sëmundjes së plasjes, vaksinimin kundër sëmundjes së brucelozës në ruminantët e vegjël dhe vaksinimin e derrave kundër Murtajës Klasike në Derra. Programi kombëtar mbulon gjithashtu gjurmimin me metodën intra/dermal të tuberkulozit të gjedhit, gjurmimin srollogjik të brucelozës së gjedhit dhe kontrolin e sëmundjes së Tërbimit. Situata aktuale e sëmundjeve infektive kryesore që ndikojnë në shëndetin e kafshëve në Shqipëri. Anthrax Ndodh rregullisht. Kontrolli është politikë vaksinimi të kafshëve në fshatrat ku sëmundja është konfirmuar dhe vaksinimi profilaktik në fshatrat që janë klasifikuar si vatra historike të sëmundjes. Tuberkulozi i gjedhit Është në rritje të frekuencës. Testim i pjesshëm dhe eleminim të kafshëve të infektuara. Bruceloza në gjedhë Frekuencë në rritje, Diagnoza përcakton Br. melitensis, Br. abortus nuk konfirmohet. Testim i pjeshëm dhe eleminim i kafshëve të infektuara. Vaksinimi i kafshëve të reja të remontit. Bruceloza në ruminantët e vegjël Përhapur dhe e pranishme në gjithë. Duke filluar nga viti 2012, vaksinim i gjithë masivit. Murtaja klasike e derrave Raportuar që nga viti 1996, por besohet të jetë enzooti në kopetë e vogla të derrave në oborret e shtëpisë në Shqipërinë e veriut. Vaskinim në vatrat e sëmundjes. Pseudopesti Ndodh çdo vit duke shkaktuar humbje të rënda në oborrin familjar, në tufat e pulave të fshatit. Mbikqyrje aktive zbatuar nga pronarët në tufat e industriale. Influenca aviare me patogenitet të lartë Raportimi i fundit në 2006, zbatohet survejimi i pjesshëm aktiv. Afta epizootike. Raportimi i fundit në vitin 1996. Marrja e statusit “i lirë pa vaksinim”, më 31 Maj 2001. Tërbimi. E pranishme në kafshët e egra në very të vendit,raste sporadike. Mbikqyrje active në ujq, dhelpra, lakuriqë nate (foxes, ëolfs and bats) Pleuropneumonia ngjitëse e gjedhit. Raportimi i fundit në vitin 1933 Lija e dhenve e dhive. Raportimi i fundit në vitin 1934 Rinderpest. Raportimi i fundit në vitin 1934 Në bashkëpunim me projektin PAZA (IPA-2008 “Fuqizimi i mbrojtjes së konsumatorit ndaj sëmundjeve zoonotike”) gjatë vitit 2012 për herë të parë u krye vaksinimi i gjithë masivit të dhenve e dhive, gjithsej 2.657.000 krerë. Me mbështetjen e këtij projekti vaksinimi masiv kundër brucelozës në të imta po përfundon dhe për vitin 2013 ( deri tani janë vaksinuar 2.314.608 krerë) Identifikimi i kafshëve dhe regjistrimi i fermave blegtorale.


Sistemi i identifikimit të kafshëve dhe regjistrimit të fermave (IR) në gjedhë është ngritur me mbështetjen e Programit PHARE, dhe vazhdoi me projektin AL 98 Vet 2 “Forcimi i Shërbimit Veterinar”. Në vitet 2001-2002, sistemi u ngrit në 7 rrethe pilot në zonën e ulët bregdetare. Sot, sistemi është shtrire në të 36 rrethet e vendit, dhe është zbatuar në të gjithë gjedhët, 462.779 krerë të shpërndarë në 226.000 ferma dhe mbi 3.000 fshatra. Aktualisht, kosto e sistemit IR të gjedhit mbulohet 100 % nga buxheti i shtetit. Sistemi IR në bagëtitë e imta (ovine dhe caprine) u zbatua në një zonë pilot me 10 rrethe në jug të vendit, në vitet 2004-2007. Ngritja e sistemit u realizua me mbështetjen e Programit CARDS 2003, “Monitorimi i shëndetit të bagëtive të imta në Shqipëri”. Me mbështetjen e projektit PAZA (IPA 2008) duke filluar nga viti 2009, u krye identifikimi i të gjithë të imtave duke realizuar vendosjen e sistemit të identifikimit të të imtave në gjithë territorin e vendit në vitin 2012. Gjatë vitit 2012 u vendos sistemi elektronik i gjurmueshmërisë dhe hedhjes së të dhënave mbi sëmundshmërinë e kafshëve, lëvizjen e tyre dhe kontrollin e sëmundjeve (sistemi RUDA). Të gjitha aktivitetet janë kryer në bashkëpunim dhe me mbështetjen e dy projekteve, PAZA (financuar nga IPA 2008) dhe projekti i bagëtive të imta zbatuar nga UNDP (financuar nga Kooperacioni Italian dhe BE). Monitorimi i mbetjeve në kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore. Sipas programit kombëtar të monitorimit, çdo vit kryhet monitorimi i mbetjeve në kafshët e gjalla dhe në produktet me origjinë shtazore dhe raportohet në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Projektet Sa i përket sektorit të Sigurisë Ushqimore donatorët kryesorë të cilët vazhdojnë të operojnë në bujqësi për vite janë: Banka Botërore , Bashkimi Evropian, Kooperacioni Italian , OBSH , etj Banka Botërore ka financuar me 5 milionë dollarë projektin e Gripit të Shpendëve në bashkëpunim me Qeverinë japoneze. Bashkimi Evropian nëpërmjet programit CARDS, programit IPA, dhe nga bashkëpunimi bilateral ka qenë e pranishme në sektorin e sigurisë ushqimore gjatë periudhës 2005-2012 . Janë mbuluar këta nën-sektorë :
1. Disa projekte në në fushën e sigurisë ushqimore në një total prej 12.500.000 € , për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nëpërmjet programit CARDS 2005 dhe konsolidimi i Sistemit të Sigurisë Ushqimore, duke përfshirë programimin e infrastrukturës laboratorike në përputhje me standardet e BE .
2. Projekti i Kooperacionit Italian prej 2 mln euro të zbatuara nga OBSH në lidhje me përmirësimin e situatës së molusqeve bivalve në lagunën e Butrintit .
3. IPA 2008 "Përmirësimi i Mbrojtjes së Konsumatorit kundër sëmundjeve zoonotike " PAZA projekt me kosto totale: 7 527 000 Euro . Qëllimi i projektit ishte krijimi dhe të zbatimi i masave të duhura për çrrënjosjen e sëmundjeve zoonotike kryesore në vend, si dhe zvogëlimin e incidencës dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga sëmundjet zoonotike në vend.
4. Mbështetja nga IPA 2009 “Konsolidimi i Sistemit të Sigurisë Ushqimore në Shqipëri” me kosto totale: 3.5 milion euro. Objektivi dhe qëllimi, rritja e sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe përmirësimi i standardeve shëndetësore kundër sëmundjeve ushqimoore. Forcimi dhe konsolidimi i strukturave administrative përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të standardeve të BE-së në përputhje të sigurisë ushqimore.
5. Mbështetja nga IPA 2010 “Rehabilitimi i zyrave rajonale të AKU dhe laboratorëve”, me vlerë prej 7 milionë €, me qëllim përcaktimin dhe përgatitjen e dosjes së tenderit, mbikëqyrjen e punës për ndërtimin dhe rehabilitimin zyrave të punës dhe laboratorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit .
6. Në kuadër të IPA 2012 është miratuar mbështetje për një total prej 3.650.000 € për projektin “Përmirësimi e mbrojtjes së konsumatorit kundër sëmundjeve zoonotike” për eliminimin e sëmundjeve zoonotike ( vazhdim i projetit PAZA-2008).