Peshkimi

Peshkimi

Panariti, urdhër për ndalimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës, nga 1 prill deri 1 maj 2014
 
Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti ka urdhëruar ndalimin e peshkimit me çfarëdo lloj mjeti dhe metode gjuetie, të të gjithë llojeve të peshqve në Liqenin e Shkodrës nga data 1 prill deri në 1 maj 2014, me përjashtim të peshkimit të ngjalës me grepa. Gjithashtu ndalohet për këtë afat, vec gjuetisë, edhe mbajtja në bord, trazntimi në barkë dhe hedhja në treg ose për konsum i të gjithë llojeve të peshqve të peshkuar gjatë kësaj periudhe.  
Peshkatarët që do të peshkojnë ngjalën me grepa lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre vetëm sipas kushteve të mëposhtme: Të mos kenë në barkë asnjë mjet tjetër peshkimi përveç grepave; Nisja për në liqen të bëhet vetëm nga zonat Zogaj, Shirokë, Grizhë, Kamicë dhe Shegan; Aktiviteti të zhvillohet në distancë 500 metra nga bregu në zonën Zogaj, Shirokë, Fushë-Bunë, Pylli Dobraçit, Vrakë, Grizhë, Kalldrun Jubicë, 150 metra në zonën Kamicë, Flakë, Kosan e Shegan dhe Hot; I gjithë prodhimi të zbarkohet në qendrën e OMP Shirokë.  
Gjithashtu, ndalohet të zhvillohet aktiviteti i peshkimit përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës në distancë 200 metra  nga data 1 maj 2014 deri më datë 31 maj 2014. Drejtoria  e Shërbimeve të Peshkimit nëpërmjet sektorit të kontrollit të peshkimit, inspektoratit të peshkimit Shkodër, në bashkëpunim me Rojet e Peshkimit të OMP, në zbatim të “Marrëveshjes për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe shfrytëzimin racional të burimeve peshkore në liqenin e Shkodrës”, të marrin masa për hartimin e planit të Përbashkët Operativ për zbatimin e këtij Urdhri duke përcaktuar mënyrën dhe frekuencën e kontrolleve të përbashkëta, organizimin e vendqëndrimit të barkave dhe të kontrolleve në treg të produkteve peshkore.