BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL

Objektivi politik

Prodhimi bimor është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të vendit, është pjesë e prioriteteve në Programin e Qeverisë, bën pjesë në Planin për Integrim Evropian dhe pjesë e Planit të Veprimit për Zbatimin e Partneritetit Evropian (2010-2014).

 

Bazuar në nenet 71, 76 dhe 95 të MSA-së për fushën e prodhimit bimor, objektivi kryesor është përafrimi gradual i legjislacionit Shqiptar me atë Komunitar  si edhe zhvillmi i strategjive për përdorimin e tokës, tregun e tokës, zhvillimin rural, diversifkimin e aktiviteteve fermere dhe rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi.

 

Qëllimi i përgjithshëm është orientimi dhe sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm të bimëve bujqësore me qëllim rritjen optimale të prodhimit për plotësimin sa më mirë të nevojave të vendit, minimizimin e importit dhe rritjen e mundësive për eksport si dhe mbështetjen e menaxhimin e këtij zhvillimi.

 

Situata aktuale:

 

Në Sektorin e prodhimit bimor vihet re një rritje e prodhimit për çdo kulturë, ku rritja e prodhimit evidentohet më shumë në ambjente të mbrojtura (kemi një shtim të sipërfaqes së mbrojtur me 40 – 50 ha në vit dhe për vitin 2010 me 100 ha). Vlen të përmendet që si rrjedhojë e politikave mbështetëse të Qeverisë, nëpërmjet skemës mbështetëse për plastmasin në serra, etj., ky trend i rritjes së prodhimit ruhet nga viti në vit.

Shqipëria me kushtet e saj klimatike, pozitën gjeografike si dhe traditën shumëvjeçarë në kultivimin e perimeve dhe patates, ka mundësi potenciale për kultivimin e mbi 60 specieve perimore. Aktualisht kultivohen mbi 30 të tilla dhe trendi për rritjen e numrit të specieve sa vjen e rritet. Ky fakt dhe faktorë të tjerë favorizues kanë bërë që prodhimi i perimeve aktualisht në disa zona potenciale të vendit, të shtrihet përgjatë gjithë vitit. E njëjta gjë vlen të përmendet për sektorin e frutikulturës ku si rezultat i politikave mbështetëse, që nga viti 2007 kemi një rritje të konsiderueshme të sipërfaqes së mbjellë me pemë frutore, ullinj, agrume, vresht,etj si dhe shërbimet e ujitjes, përpunimit, etj.

Ku qëndron specifika e Sektorit:

 

  1. Janë prodhime delikate që dëmtohen dhe prishen shpejt, kanë qëndueshmëri të shkurtër pas vjeljes si dhe kërkohen çdo ditë në treg;
  2. Prodhimi dhe marketingu i fruta/perimeve është aktivitet global dhe për rrjedhojë dhe ligjet e konkurrencës së sektorit janë prezent;
  3. Përballimi i kërkesave të tregut si: shumëllojshmëri dhe vazhdueshmëri në prodhimin e fruta/ perimeve të freskëta;
  4. Plotësim i shijeve të konsumatorit dhe siguria për produkt të shëndetshëm;
  5. Rritja e vlerës së produktit duke siguruar manipulimin e pas-vjeljes;
  6. Standardet e transportit, ruajtjes, tregtimint deri në tavolinën e konsumatorit;

 

Në kushtet reale të lëvizjeve demografike të popullsisë vihet re një trend i ri në kultivimin e fruta/perimeve si rrjedhojë e:

 

  1. Përqëndrimit të fushës së prodhimit të fruta/perimeve rreth qyteteve (zhvillimi i bujqësisë periurbane dhe infrastruktura më e mirë rrugore dhe e marketingut);
  2. Prodhimi i specializuar dhe industrializuar i fruta/ perimeve në disa rajone;
  3. Rritja e sipërfaqes së ambjenteve të mbrojtura;
  4. Shtimi i llojshmërisë dhe varieteteve të tyre;
  5. Trajtimi pas vjeljes;
  6. Dominimi i supermarketeve në rrjetin tregtar.

 

Ku konsistojnë politikat e Qeverisë për Sektorin:

Qeveria me politikat e saj synon të ndërhyjë për të

  1. siguruar përkrahje për industrinë agropërpunuese;
  2.  mbështetur prodhimet e fermerëve;
  3.  përmirësuar cilësinë e produktit me qëllim që të arrijnë standardet e BE-së;
  4.  siguruar mbrojtjen dhe sigurinë ushqimore për konsumatorin.

Këto politika të konsistojnë gjithashtu në:

  1. Zbutjen e vështirësisve që ekzistojnë si rezultat i mentalitetit të vjetër të fermerëve dhe përshtatjes së tyre në kushtet e reja të ekonomisë së tregut, uljen e kostos së inputeve bujqësore, organizimin e prodhimit dhe të shpërndarjes së produkteve bujqësore si dhe lehtësira në pajisjen e tregjeve;

 

  1. Sektori i fruta/perimeve është renditur si një nga prioritetet e Sektorit të Bujqësisë që synon: Mbështetje të prodhimit Bujqësor, duke bërë të mundur futjen e përdorimin e teknologjive të reja në bujqësi si Friendly technologies (Teknologjitë Miqësore), GAP (Praktikat e Mira Bujqësore), post-harvesting (praktikat e pas-vjeljes), etj., mbështetur këto në CAP (Politikat e Përbashkëta Bujqësore), organizimin e kooperativave të prodhuesve që tregtojnë vetë produktet e tyre, në ndihmë të standardeve të CMO (Organizimit të Përbashkët të Tregut);

 

  1. Duke marrë në konsideratë ndryshimet demografike në vend dhe ato globale, ndryshimin e preferencave të konsumatorëve, zhvillimin e teknologjisë së prodhimit-përpunimit-tregtimit, ndryshimin e burimeve njerëzore, ndryshimin financiar të vetë tregjeve si pasojë e rritjes në vazhdimësi të clusteringut në industri dhe rritjes së shërbimeve konsultative si dhe ristrukturimit të vetë rrjetit të ushqimit që në vetvete sjell ndryshimin e strategjive në nivelin e kompanive, lind si domosdoshmëri imediate hartimi i një politike të orientuar për zhvillimin e marketingut, duke e konsideruar bujqësinë si një prioritet gjithnjë në zhvillim që synon në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të shëndetëshme (produktet organike), lehtësuese (gjysëm të gatëshme), të vazhdueshme (kovejer për gjatë gjithë vitit) si dhe në restorante, etj.

Ku synon i planit i zhvillimit të  Sektorit (përfshirë marketingun):

Të orientoje qartë linjat strategjike të zhvillimit të politikave dhe ndërhyrjeve publike në drejtim të:

  • Rritjes së aftësisë konkurruese dhe  promovimit të prodhimit bujqësor vendas në tregun vendas dhe të huaj;
  • Rritjes së vlerës së produkteve dhe të ardhurave të fermereve në Shqipëri;
  •  Përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjive të prodhimit & informacionin e vleftshëm për to;
  • Kosto të ulta transporti;
  • Rritjen e aksesit për kreditim (lehtësira në teknologjitë e përparuara, financim në liberalizimin e tregut dhe telekomunikacion);
  • Konsolidimin e industrisë përpunuese;
  • Konsolidimin e magazinimit dhe shitjes me pakicë të produkteve;
  • Rritja e kërkesës për prodhuesit, përpunuesit në termat e arritjes së cilësisë, sigurisë, paketimit dhe standardeve të tjera për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve dhe për mbrojtje ligjore (siguria ushqimore);
  • Produktivitet më të lartë dhe efikasitet nga koordinimi vertikal (koordinimi vertikal nëpërmjet kontratave të prodhimit ndihmon për kosto më të ulta dhe rrit kontrollin mbi rrjetin e furnizimit);
  • Sigurimi i kontratave të prodhimit;
  • Tërheqja e investimeve direkte;
  • Joint ventures të fermerëve me investitorë lokalë dhe të huaj;
  • Lidhje strategjike;  (investimet direkte, joint ventures dhe lidhjet strategjike sjellin para, teknologji dhe tregje për vendet e tjera, sidomos ato të rajonit);
  • Branding;
  • Etiketimet private;
  • Paketimet;
  • Etj.

Bujqësia ka qenë dhe është një nga veprimtaritë ekonomike më të rëndësishme për vendin tonë. Aktualisht bujqësia mbetet dega bazë e ekonomisë së vendit, për disa arsye:

 

i.        Përqindja e madhe e popullsisë që banon në rajonet bujqësore dhe që ka burim kryesor të ardhurat nga veprimtaria bujqësore;

ii.      Niveli i ulët i industrializimit;

 

Objektivi i përgjithshëm i bujqësisë është rritja e qëndrueshme e prodhimit, duke arritur:

  1. përmirësimin e furnizimit të tregut për konsum dhe të subjekteve përpunuese;
  2.  zvogëlimin e raportit eksport – import;
  3. rritjen e nivelit ekonomik të familjeve bujqësore;
  4.  etj.

Në këtë drejtim, pamvarësisht bilancit negativ të import eksportit, tre vitet e fundit është verejtur një rritje e eksportit shqiptar me vendet e rajonit dhe më tej, këtu vlen të përmendet fakti që prodhimi vendas ka pësuar rritje që vjen si pasojë e  rritjes së sipërfaqes së mbjellë,  por dhe si rrjedhojë e rritjes së rendimentit të kulturave bujqësore. Këto rritje reflektohen si në prodhim ashtu edhe në vlerë.  

Për sa më sipër, ndikim të ndjeshëm ka dhe ndryshimi i strukturave të mbjelljes në favor të kulturave më të kërkuara në treg dhe që japin të marzh më të madh fitimi për fermerin shqiptar.

Megjithë arritjet në Sektorin e fruta/perimeve Shqipëria ende nuk i plotëson nevojat e veta të tregut dhe të konsumit.  Kjo vjen si rezultat i një sërë faktorësh:

  1. Importi i madh i fruta/perimeve ka ulur interesin e prodhimit për një grup kulturash, kosto e të cilave rezulton më e lartë se e atyre të importit.
  2. Karakteri sezonal i fruta/perimeve për zona të caktuara, nuk lejon furnizimin e tregut në vazhdimësi me produkte vendase, çka bën të pa evitueshme rritjen e importit të këtyre produkteve;
  3. Cilësia e fruta/perimeve megjithëse e pëlqyeshme për konsumatorin vendas për shijen e tyre shpesh nuk plotëson standardet e cilësisë dhe të tregtimit;
  4. Interesat e tregtarëve (që shpesh janë grosistë) për furnizimin e tregut në vazhdimësi dhe me një fitim më të madh për to, çojnë në importimin e produkteve të fruta/perimeve pasi nuk sigurojnë sasinë, cilësinë dhe kohën e tregtimit (vazhdimësinë e furnizimit) në tregun vendas;
  5. Mungesa e një trajtimi të pas-vjeljes, teknikave të paketimit sistemit të transportit frigoriferik, shkakton humbje të mëdha si pasojë e dëmtimeve të produkteve dhe prishjeve (kalbëzimeve, etj).

Të gjithë këto faktorë së bashku me:

  1. humbjet në prodhim,
  2. sipërfaqen e vogël të fermës,
  3. mungesën e fuqisë punëtore (migrimi dhe emigrimi) si dhe
  4. nivelin e ulët të teknologjisë së prodhimit në disa zona dhe fermerë të caktuar,
  5. çmimet e larta të inputeve bujqësore,
  6. mungesës së unitetit midis prodhuesve (kooperimi), etj.,

bëjnë të domosdoshëm: thellimin e punës shkencore në fushën e prodhimit bimor, krahas politikave mbështetëse të Qeverisë, për realizimin e prodhimit të integruar për përballimin me sukses të sfidave të tregut në përgjithësi dhe globalizimit të tij në veçanti.

Kjo për faktin që suksesi i prodhimit dhe i marketingut bashkëkohor prodhimeve bujqësore varet nga:

  1. Shkalla e zbatimit të arritjeve të shkencës dhe teknologjisë bashkëkohore,
  2.  Shkalla e kualifikimit të specialistëve të fushës,
  3.  Shkalla e mekanizimit të proceseve të punës dhe marketingut dhe mbi të gjitha
  4.  Shpejtësia dhe saktësia e informacionit.

Si kanë ndikuar politikat mbështetëse të Qeverisë:

Për vitin 2007, tre ishin sektorët që përfituan nga Skema e nxitjes në Bujqësi: Vreshtaria, Pemtaria dhe Ullishtaria.

Për vitin 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 20912 u zgjerua gama e mbështetjes, ku përveç pemëve frutore, ullinjve dhe vreshtave, u futën në skemë, ujitja me pika, perimet autoktone sipas zonave tipike të kultivimit, mbështetje në sistemin e ngrohjes dhe plastmasit në serra, certifikimi i produkteve “BIO”, bimët mediciale të kultivuara, etj.

MBZHRAU prioritetet e veta i ka mbështetur edhe në politikat e saj në drejtim të kooperativizmit në bujqësi duke synuar kështu në një organizim të prodhimit, mundësi më të mëdha për prodhime sipas standardeve të kërkuara nga tregu jo vetëm ai rajonal apo i BE-së por edhe nga ai lokal. Projekti i filluar nga FAO në këtë drejtim, vijuar nga Kooperacioni Spanjoll si dhe asistenca e vazhdueshme teknike dhe jo vetëm e Qeverisë Japoneze kanë dhënë një ndihmë të konsiderueshme duke filluar që nga përmirësimi i kuadrit ligjor. Sot ne kemi një ligj te ri për shoqëritë kooperativiste në fushën e bujqësisë që ndikon ndjeshëm pozitivisht  në fushën e prodhimit bimor dhe jo vetëm.

Legjislacioni aktual

Ligji nr.9817, datë 22.10.2007 ” Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”

Ligji Nr. 8880, datë 15.04.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”

Ligj nr. 68/2013, datë 14.2.2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar”

Ligji Nr. 10 416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”

 

Ligj nr. 67/2013, datë 14.2.2013” Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”

 

Për sa i përket Ligjit Nr. 8443 “Për vreshtarinë,verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga rrushi”, datë 21.01.1999, aktualisht pritet të miratohet   ligji i ri “Për vreshtarinë dhe verën” ku mir’përcaktohen dhe rregullat për prodhimin dhe etiketimin e verërave me origjinë të përcaktuar dhe me tregues gjeografikë”.

 

Ligj nr. 63/2013, datë 14.2.2013 Për disa shtesa në ligjin nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga rrushi”, të ndryshuar

 

Ligj nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”

 

Ligj nr. 64/2013, datë 14.2.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”

 

Vendim i KM nr. 923, datë 21.12.2011 “Për përbërjen, funksionimin e detyrat e Komisionit të Vlerësimit dhe Regjistrimit të Plehrave për Përdorim për Bimësinë, si dhe procedurat e hollësishme për regjistrimin e vlerësimin e tyre”

 

Vendim i KM nr.612, datë 31.8.2011 “Për përcaktimin e kërkesave të hollësishme për plehrat me bazë nitrat amoni, me përmbajtje mbi 28 për qind azot”

 

Vendim i KM nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin “EC fertilizers”

 

Vendim i KM  nr. 260, datë 27.3.2013 “Për caktimin e rregullave për kontrollin, marrjen e mostrave, analizave e të procedurave, dhënien e rezultateve të tyre, si dhe vlerësimin e analizave të plehrave”

 

Vendim i KM nr. 86, datë 30.1.2013” Për përcaktimin e kritereve të tregtimit, certifikimit dhe testimit të varieteteve për farat e drithërave”

 

Vendim i KMnr. 87, datë 30.1.2013 “Për përcaktimin e kritereve të tregtimit, certifikimit dhe testimit të farave foragjere”

 

Vendim i KM nr. 240, datë 27.3.2013” Për përcaktimin e kritereve të tregtimit dhe të certifikimit të materialeve të shumëzimit dhe të fidanëve të bimëve drufrutore”

 

Vendim i KM nr. 332, datë 18.4.2013 “Për përcaktimin e kritereve të tregtimit e të certifikimit të farave të perimeve”

 

Vendim i KM nr. 409, datë 8.5.2013 “Për përcaktimin e kritereve të tregtimit dhe të certifikimit të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë”

 

Vendim i KM nr. 530, datë 13.6.2013 “Për përcaktimin e kritereve të tregtimit dhe të certifikimit të materialit mbjellës dhe shumëzues të perimeve, përveç fares”

 

Udhëzim nr. 18, datë 27.12.2012 “për sasinë e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor në paketime origjinale që mund të importohet për përdorim vetjak”

 

Urdhër nr. 2 , datë 8.1.2013 “Për speciet e bimëve, varietetet e të cilave duhet të regjistrohen në Katalogun Kombëtar

 

Udhëzim i i MBUMK nr. 5, datë 16.2.2012 “Për sasitë e tregtueshme të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, varieteti i të cilit është në proces regjistrimi në Katalogun Kombëtar, si dhe për formën dhe përmbajtjen e kërkëses për autorizimin e importit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor të certifikuar jo përfundimisht ose në proces regjistrimi në Katalogun Kombëtar

 

Urdhër i MBUMK nr. 42, datë 16.2.2012 ‘Për speciet e bimëve, varieteti i të cilave duhet të regjistrohet në Katalogun Kombëtar”

Vendim nr. 89, datë 16.1.2013 “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2013”

Akte ligjore/nënligjore që nuk traspozojnë akte komunitare:

-Ligji nr. 7929, datë 11.5.1995 " Për mbrojtjen e drufrutoreve",

-Udhëzim Nr.1, datë 5.10.2000 “Për kriteret teknike të përllogaritjes së vlerës së bimeve drufrutore që shpronësohen për interes publik, në rastet kur mungojnë treguesit e deklaruar të shitblerjes”.

-Ligji nr. 8700, datë 23.11.2000 "Për anëtarësimin e laboratorit kombëtar të testimit të farave dhe fidanëve në shoqatën ndërkombëtare të testimit të farave ( ISTA )".

-Ligji nr. 9395, datë 12.5.2005 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për mbrojtjen e varieteteve të reja të bimëve" (UPOV)

 

-Ligji nr.    datë,        “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të ullirit dhe vajit të ullirit” ( IOOC)

 

 

Strukturat mbështetëse dhe bashkëpunuese

a).  DRB (Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë),

b).  QTTB-të (Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) në rrethe:

QTTB-Vlorë (pemë frutore, ullinj, vreshta)

QTTB- Fushë Krujë (foragjere, leguminoze, kadastra e tokës dhe e vreshtit)

QTTB- Korçë (drithra, pemë frutore, patate)

QTTB- Lushnje (drithra, perime: fushë të hapur dhe serra)

QTTB-Shkodër (drithra)

c).  ESHFF (Enti Shtetëror i Farëravë dhe Fidanave)

d).  AKDC (Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve).

e).  AZHBR (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural).

 

 

Studime:

 

  1. Studim mbi gjendjen e ullishtarisë dhe perspektiven e zhvillimit te saj, 2009;
  2. Studim kombëtar “Mbi gjendjen dhe perspektivën e zhvillimit të drurëve arrorë (arra, gështenja, lajthia, bajamja) dhe shegës në Shqipëri, 2011