» Heqje barrierave për eksportet
Postuar më: 30/06/2018

Heqje barrierave për eksportet

Rriten me 26% eksportet bujqësore drejt BE-së
Eksportet shqiptare drejt vendeve te BE-se janë rritur me 26 % gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2018.  Sipas raportit zyrtarprodhimi i perimeve në vendin tonë në vitin 2017 ishte 1.151.928 tonë, duke shënuar një rritje vjetore rreth 2,02 % krahasuar me vitin 2016. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është arritur në qarqet Fier me 405.928 tonë, Tiranë me 124.148 tonë dhe Berat me 121.433 tonë. Rritja e eksporteve drejt vendeve të Bashkimit Europian, si një treg me ezigjenca tëlarta në fushën e sigurisë ushqimore është një tjetër konfirmim për cilësinë dhe sigurinë e këtyre produkteve. Nga ana tjetër të rrisin ndërgjegjësimin dhe format e reja të bujqësisë shqiptare. Të rritim cilësinë, të rritim sigurinë ushqimore, por dhe ta mbrojmë imazhin e bujqësisë shqiptare, sepse nuk është ashtu siç reklamohet. Nuk janë prodhimet tona “delja e zezë” e prodhimeve të tregut evropian. E kundërta është e vërtetë”, u shpreh ministri Peleshi.