Peleshi: Agropërpunimi, vlerë e shtuar e prodhimit bujqësor, eksportet në agropërpumin rriten me 18 %, vetëm për 6 – mujorin e parë të 2018-s - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 22/10/2018

Peleshi: Agropërpunimi, vlerë e shtuar e prodhimit bujqësor, eksportet në agropërpumin rriten me 18 %, vetëm për 6 – mujorin e parë të 2018-s

Industria e agropërpunimit është një sektorët me rezultatet më të mira për gjashtëmujorin e parë të 2018. Këtë e ka deklaruar vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi gjatë vizitës në një stabiliment të përpunimit të esencave dhe bimëve medicinale, një nga 15 kulturat e shportës të produkteve me potenciale më të larta për eksport, të evidenduara nga qeveria shqiptare.
“Në 6-mujorin e parë të këtij viti, eksportet e agropërpunimit janë rritur me 18%. Ne shikojmë një rritje të madhe pra, jo vetëm të bujqësisë, të eksportit të prodhimeve bujqësore, por me një rritëm akoma më të lartë të produkteve të përpunuara.”

Sipas shifrave zyrtare, eksporti i sherebelës shqiptare ka arritur të zotërojë pothuajse 70 % të tregut të Shteteve te Bashkuara te Amerikes, për këtë bimë.

“Bimët medicinale janë kampioni i kampionëve në eksportet shqiptare. Janë i vetmi artikull, ku në bilancin tregtar, jo vetëm që nuk e kemi negativ, siç është në përgjithësi bilanci tregtar shqiptar, por e kemi në raportin 1 me 33. Pra, eksportojmë 33 herë më shumë se sa importojmë. Ne kemi sot pothuajse 70% të tregut në SHBA për sherebelën.”

Vizita e minsitrit, në këtë stabiliment u bë në kuadër të promovimit të teknologjive dhe inovacioneve të ndërmarra nga investitorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, në ngritjen e stabilimenteve agropërpunuëse, si nga prodhimi i energjisë së gjelbër, që në këtë rast realizohet nga mbetjet e bimëve medicinale, deri tek përpunimi i tyre me tekonologji moderne. Ministri është shprehur gjithashtu që duke u nisur nga rezultatet pozitive të kultivimit të sherebelës dhe përpunimit të saj, ajo duhet të jetë përsëri në listën e subvencioneve të këtij viti në Skemën Kombëtare të Mbështetjes Financiare. Qeveria shqiptare ka vendosur që përmes mbështetjes nga fondet e saj dhe të programit IPARD, që do të fillojë shumë shpejt brenda këtij viti, do t’u japë prioritet investimeve në agropërpunim të bimëve medicinale dhe atyre bujqësore.

Stabilimenti ka arritur në një eksport të bimëve medicinale, por të esencave të tyre në rreth 3 milionë euro.