Pogradec, AKU bllokon 1648 koli pije energjike, pa dokumentacion të sigurisë ushqimore - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 01/08/2018

Pogradec, AKU bllokon 1648 koli pije energjike, pa dokumentacion të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1648 koli pije energjike pasi ishin të cilat nuk shoqëroheshin me asnje dokument që demostronte origjinën, cilësinë dhe certifikimin e produktit.
Trupa inspektuese e DRAKU, Korçë , e përforcuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU ushtroi kontrroll në dy magazinat e shtetasit Pavli Gegprifti ku u konstatua në njërën prej magazinave 1648 koli pije energjike në shkelje flagrante të kërkesave ligjore për gjurmueshmërinë e produkteve, konkretisht nuk dispononte asnje dokument që demostronte origjinën, cilësinë dhe certifikimin.Ndërsa në magazinën tjetër u gjendën kushte jashtë cdo standardi të higjenës dhe sigurisë ushqimore.
Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim i aktivitetit, bllokimi I produktit si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 700.000 lekë.
Për trajtimin e mëtejshëm të rastit, AKU po bashkëpunon me strukturën përkatëse te krimit ekonomik te policisë së Shtetit dhe autoritetin doganor.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor. Siç bën me dije AKU, kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij.